Rregulla të përgjithshme për gruan muslimane gjatë periodave
Hajdi (perioda) është rrjedhje e gjakut në ditë të caktuara.
Cila është mosha kur fillon dhe kur mbaron cikli i periodave?
Nuk ka ndonjë moshë të caktuar njësoj për të gjitha gratë se kur fillon dhe kur mbaron cikli i periodave. Kjo gjë ndryshon nga një grua tek tjetra.
Çështje:
Gjatë shtatzanisë gruaja nuk ka perioda, por nëse ndodh që të ketë (kjo është në raste të rralla), atëherë duhet ti përmbahet rregullave fetare në lidhje me haidin, periodat.
Sa është koha më e shkurtër dhe më e gjatë e periodave?
Për këtë nuk ka ndonjë kohë të përcaktuar, sepse kjo gjë ndryshon nga një grua tek tjetra.
Prandaj nëse gruaja sheh se gjaku i saj është me cilësitë e gjakut të periodave, atëherë ajo duhet ti përmbahet rregullave fetare në lidhje me haidin.
Nëse ndodh që ky gjak të jetë më pak se 24 orë, por është në cilësitë e gjakut të periodave, atëherë ai është gjak periodash me kusht që kjo gjë (koha e shkurtër) të jetë zakon i vazhdueshëm tek gruaja.
Çështje:
Nëse gruas i vazhdon gjaku në mënyrë të pandërprerë, atëherë ky nuk është gjak periodash, prandaj gruaja duhet ta konsiderojë veten në ditët me perioda në bazë të cilësive të gjakut të periodave dhe nëse nuk i dallon dot cilësitë e tij, atëherë në bazë të zakonit të saj të mëparshëm në numrin e ditëve.
A ka masë kohore të përcaktuar se sa ditë është distanca kohore nga një cikël periodash në tjetrin?
Jo nuk ka për këtë gjë masë kohore të përcaktuar, sepse kjo gjë ndryshon nga një grua tek tjetra, por në momentin që gruaja sheh gjak me cilësitë e gjakut të periodave, atëherë ajo është në ditët e periodave. Përgjithësisht gruaja kalon vetëm një cikël periodash në muaj.
A i lejohet bashkëshortit ti afrohet gruas së tij kur ajo është me perioda?
Po i lejohet atij dhe asaj që të përjetojnë të dy kënaqësi nga njëri tjetri, përveç kontaktit intim që është i ndaluar gjatë këtyre ditëve.
Çështje:
Nuk i lejohet bashkëshortit që ti deklarojë gruas së tij ndarjen gjatë kohës që ajo është në periodat e saj, por duhet te presë përfundimin e këtyre ditëve.
Çfarë i ndalohet gruas gjatë ditëve të periodave?
I ndalohet:
1. Namazi.
2. Agjërimi, por duhet ta agjërojë më pas, nëse është agjërim obligim, si ramazani etj.
3. Kontakti intim.
4. Divorci, pra nuk lejohet që gruaja të ndahet gjatë këtyre ditëve.
5. Tavafi rreth Qabes.
6. Prekja e Kuranit, sipas shumicës së dijetarëve.
7. Qëndrimi në xhami.
Çfarë detyrimesh ka gruaja për shkak të periodave?
1. Guslin, pra larjen e tërë trupit, pas përfundimit të periodave.
2. Përgjegjësinë, pra është e ngarkuar nga Allahu me detyrime si femrat e tjera, sepse ardhja e periodave për herë të parë tregon hyrjen në pubertet.
Nëse gruaja përfundon periodat e saj dhe akoma nuk është larë, gusël, i lejohet asaj:
1. Agjërimi.
2. Qëndrimi në xhami, nëse ka marrë abdes më parë.
3. Lejohet divorci për bashkëshortin e saj.