5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Meta: Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoni

Më të lexuarat

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat në selinë e partisë që ai drejton, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat në selinë e partisë që ai drejton, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai gjatë fjalës së tij ka theksuar se është i shqetësuar për situatën në Maqedoni. “Burimi i kësaj krize ka qenë lufta e ashpër apo konflikti midis dy partive kryesore maqedonase. Kam përshëndetur platformën e forcave politike shqiptare, që është një hap pozitiv, që rrit detyrimet e tyre për të bashkëpunuar më shumë me njëra-tjetrën, në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojnë më tej për realizimin e kësaj platforme në të ardhmen”, u shpreh Meta.

“Është me rëndësi gjithashtu që konflikti i deri djeshëm që kryesisht ka ardhur për shkak të luftës së ashpër me njëra-tjetrën të dy forcave politike maqedonase të mos transferohet në një konflikt në të ardhmen midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndaj është shumë e rëndësishme që forcat politike shqiptare duke rritur dhe forcuar bashkëpunim e tyre, duke çuar përpara këtë platformë, të jenë një faktor kyç për stabilitetin e Maqedonisë. Sepse janë dy elementë shumë të rëndësishëm që mund të shkojnë përpara vetëm në mënyrë paralele, si stabiliteti i Maqedonisë dhe të drejtat e shqiptarëve”, ka theksuar më tej kryeparlamentari i Shqipërisë.

Meta gjatë konferencës, ka folur kryesisht për zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeverisës në Shqipëri, që nga shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, reforma zgjedhore, bashkëpunimi në të ardhmen me Partinë Socialiste, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit