5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Banorët e Arafit

Më të lexuarat

Në gjuhën arabe a’raf do të thotë vend i lartë. Thuhet se ai është një malmidis xhenetit dhe xhehenemit.

E sakta është ajo që kanë thënë shumë prej dijetarëve se ai është një murë i lartë, i cili do  të vendoset në Ditën e Kijametit midis xhenetit dhe xhehenemit.

Pjesa e brendëshme e tij, e cila është kthyer nga besimtarët, është mëshirë, ndërsa pjesa e jashtme e tij, e cila është kthyer nga jobesimtarët, është dënim. Në këtë murë është një derë dhe Allahu i Lartësuar e di se për çfarë është ajo. Në disa transmetime (gjurmë) flitet për këtë derë, por ato janë të gjitha të dobëta. Argumenti për ekzistencën e kësaj dere është fjala e Allahut të Lartësuar në suren Hadid, 13: “…Atëherë vihet ndërmjet tyre një murë që ka një derë, e brendësia e tij është mëshirë, e ana e jashtme e tij është dënim.”

Përsa i përket banorëve të Arafit, për ta ka thënie të shumta, ku më e sakta, sipas shumicëssë dijetarëve, është se ata janë një popull që i kanë baraz të mirat e tyre me të këqiat dhe nuk janë në xhenet e as në xhehenem, derisa Allahu të gjykojë për to. Na ka treguar Allahu i Lartësuar historinë e emrit të tyre në suretu Araf.  Allahu i Madhëruar thotë: “E mes atyre (d.m.th.: mes banorëve të xhenetit dhe xhehenemit) gjendet një murë, i cili është araf dhe mbi këtë murë (Araf) ka burra që i njohin ata (banorët e xhenetit dhe xhehnemit) nga shenjat e tyre (fytyrat e banorëve të xhenetit janë të bardha ndërsa fytyrat e banorëve të banorëve të xhehenemit janë të zeza).” Siç ka thënë Allahu në suren Ali Imran: “Ditën kur do të zbardhen dhe nxihen fytyrat.” Ndërsa fjala e Allahut të Madhëruar në suren Araf: “…Ata i thërrasin banorët e xhenetit: ‘Paqja qoftë mbi ju.’ Ata nuk kanë hyrë në të, por shpresojnë.” Banorët e Arafit nuk hyrë në xhenet, por shpresojnë të hynë në të. Fjala e Allahut të Madhëruar: “E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehenemit, thonë: ‘Zoti ynë mos na bëj neve me mizorët.” Allahu i Madhëruar na ka sqaruar se ata nuk duan as edhe të shikojnë tek banorët e zjarrit dhe për këtë ka thënë: “E kur u shkon shikimi i tyre…” d.m.th.: pa dëshirën e tyre nga frika e tyre e madhe. Fjala e Allahut të Madhëruar: “Ata të Arafit i thërrasin disa burra që i  njohin nga shenja e tyre (nga mohuesit) dhe u thonë: “Nuk ju vleu grumbullimi juaj dhe ajo që bënit kryelartësi (d.m.th.: ajo që punuat dhe bëtë në dynja nuk ju largoi nga dënimi i Allahut në ahiret.”

Fjala e Allahut të Madhëruar: “E ata për të cilët betoheshin se nuk ka për t’i përfshirë Allahu me mëshirë. Vazhdoni në xhenet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t’u brengosur.”

Dijetarët janë në mospajtim në komentin e këtij ajeti. Po përmendim prej tyre dy mendimet më të sakta:

  1. Banorët e Arafit kur i thonë mohuesve: “… Nuk ju vleu ajo që grumbulluat” Mosbesimtarët betohen se Allahu nuk do t’i fusë banorët e Arafit në xhenet me argumentin se ata vazhdojnë të jenë në Araf dhe në këtë moment engjëjt, të urdhëruar nga Allahu, do t’u thonë banorëve të zjarrit: “E këta janë ata që betoheshit se nuk ka për t’i përfshirë mëshira e Allahut? Hyni në xhenet.” d.m.th.: banorët e Arafit .
  2. Banorët e Arafit do t’i thonë banorëve të zjarrit për disa besimtarë fukarenj me të cilët ata talleshin në dynja e u thoshin atyre: “Uallahi,  nuk do të hyni në xhenet” I thonë banorët e Arafit banorëve të zjarrit: “Ne i pamë që Allahu i urdhëroi ata për të hyrë në xhenet, për ju nuk ka frikë, as nuk keni për t’u brengosur” d.m.th.: do të jenë të futur në xhenet, sipas këtij ajeti besimtarët fukarenj. Ndërsa për banorët e Arafit, Allahu e di më së miri për ta dhe për këtë nuk janë të prerë disa dijetarë se banorët e Arafit do të hyjnë në xhenet.

Mirëpo, fjala e Allahut të Madhëruar: “…por ata shpresojnë” tregon se ata do të hyjnë në xhenet. Hasen el Basri ka thënë: “Nuk i vendosi Allahu ata në Araf, të cilët i shikojnë të dy grupet, vetëm se Ai dëshiroi që t’i nderojë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit