Autobusët e shumëpritur për Prishtinën kanë arritur në kryeqytet.
Ata kanë defiluar rrugëve të Prishtinës për t’u parë nga qytetarët.
51 autobusët u blenë me një kredi të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pas një debati të gjatë për të siguruar gradacionin për këtë kredi.
Reformimi i sistemit të qarkullimit të Trafikut Urban ishte premtim i kryetarit Shpend Ahmeti. Ky i fundit në konferencën e fundvitit nuk i la pa i përmendur autobusët si të arritur të qeverisjes së tij./Kallxo.com