2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Të rinjtë udhëheqin inovacionin në fushën e informatikës

Më të lexuarat

“Krijuesit” ndërtojnë pajisje në shtëpitë e tyre duke përdorur mini-kompjutera. Numri i tyre po vjen gjithnjë e në rritje dhe tashmë shumë produkte interaktive të reja po prezantohen për publikun
Matthias Rosenthal është një zhvillues aplikacionesh që punon në një agjenci interaktive në Këln. Që prej vitit 2009, 28 vjeçari krijon edhe programe fizike, ku ai përdor njësi qëndrore përpunimi (CPU) për të ndërtuar pajisje me funksione të ndryshme nga të tjerat.
Të jesh një krijues i këtyre programeve kërkon njohuri të mira teknologjike dhe programuese, por një gjë e tillë nuk është ekskluzive vetëm për ata që harxhojnë orë të tëra para pajisjeve kompjuterike ose siç quhen në gjuhën e informatikës “Nerds”. “Unë dhe miqtë e mij që bëjmë një gjë të tillë nuk jemi nga ata tipa. Ne bëjmë sport dhe shkojme për snowboard,” thotë Rosenthal për DW.
Krijuesve të këtyre programeve fizike u pëlqen të publikojnë në komunitetite online punët e tyre ose t’i prezantojnë në workshop-e të ndryshme. Për një nga projektet e ti, Matthias ka publikuar një video online, ku shfaqet një kamera për komunikim online. Duke përdorur sensorët e celulari Android dhe një njësi qendrore përpunimi, ai ishte në gjendie të programonte kamerën e celularit të ndiqte lëvizjet e çdo objekti që ndodhej para saj. Ai ishte në gjendie të kontrollonte pajisjen edhe në largësi.
“Më pëlqen ta kem vetëm për vete, por është shumë mirë edhe kur merr reagime pozitive nga njerëz të tjerë ,” thotë ai.

Bëje vetë!
Në një kohë që mikro-kontrollorët mund të gjenden lehtësisht në treg, për të rinjtë si Rosenthal është shumë e thjeshtë për të ndërtuar pajisje në mënyrë të pavarur, pa patur presionin e një financuesi apo edhe pa u shqetësuar nga rrëmuja që bëhët ndonjëherë në departamentet e kompanive që zhvillojnë programet fizike. Vendi i punës është shtëpia e tyre.
Një nga mikro-kontrolloret më popullorë është Arduino, një mini njësi qendore përpunimi (CPU) që kushton rreth 12 Euro. Arduino është një burim i hapur për projekte dhe u krijua nga një inxhinier Italian, Massimo Banzi dhe një spanjoll David Cuartielles.
Komuniteti i Arduino-s i lejon anëtarëve të tij të shkëmbjenë dhe publikojnë informacione. Rosenthal thotë se është e rëndësishme që nëse has në probleme që nuk mund t’i zgjidhësh atëherë bëje të ditur aty ku ke mbetur në mënyrë që njerëz të tjerë të marrin në dorë zgjidhjen e problemit.

“Në pak fjalë u bë një platformë themeltare ku të tjerët filluan të ndërtojnë prej saj,” thotë bashkëthemeluesi Massimo Banzi gjatë një konference në Berlin.
Banzi citoi një helikopter që mund të kontrollohet në largësi të ndërtuar nga një grup i quajtur DIY Drones. Ai tha se Arduino krijoi helikopterin dhe Ardukopter një ditë mund të transportojë ilaçet në fshatrat e Afrikës.
Chris Anderson themeloi DIY Drones. Ai thotë se “krijuesit” tashmë kanë mundësi të përmirësojnë më shumë pajisje, që mund të hidhen shumë mirë për shitje në tregje të ndryshme. “Inovacioni ndodh atëherë kur edhe përdoruesi arrin në një nivel pothuajse të barabartë me krijuesin,” thotë Anderson. Anderson së fundmi ka hequr dorë nga detyra e kryeredaktorit të revistë Wired, për të drejtuar një program mbi robotikën.
Gjithëçka rreth ndërveprimit
Njerëzit të cilët punojnë me mikro-kontrollorët dhe njësitë qendrore të përpunimit, frymëzohen nga ndërveprimi që kanë me përdoruesit. Hannes Koch është një nga dizajnerat e instalacionit artistik të kushtuar Barbarëve në Dhomën e Shiut. Duke përdorur një CPU për të kontrolluar pompat e ujit, sensorët dhe kamerat, dizajneri ka krijuar një dhomë ku bie shi, por që vizitorët edhe pse janë aty nuk lagen.
“Qëllimi ynë është të krijojmë këto eksperienca, në mënyrë që të mund të shikojmë reagimet e njerëzve dhe të mësojmë nga ata,” thotë Koch.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit