Është gjetur se përbërësit bioaktivë të vajit të Farës së Zezë ushtrojnë efekte kundër qelizave neoplastike (proliferative apo shumimit të pakontrolluar) si në hulumtimet in vitro ashtu edhe ato in vivo duke përdorur modele të ndryshme të kancerogjenëve.[1]
Përbërësit bioaktivë të Farës së Zezë treguan 50% citotoksicitet (anti-kancerogjen) ndaj Ehrlich ascites, Dalton’s limfoma ascites dhe qelizave sarkoma-180, respektivisht, më pak aktivitet ndaj limfociteve.[2]
Hulumtuesit kroatë (nga Divizioni i Medicinës Molekulare i Institutit Rudjer Boskovic), po ashtu studiuan aktivitetin antitumor të timokinonës dhe timohidrokinonës në minj dhe konstatuan se të dy këta përbërës zvogëlojnë për 52% qelizat e tumorit![3]
Sipas një studimi tjetër të bërë nga shkencëtarët e Departamentit të Farmakologjisë të Universitetit Nacional të Singaporit:
“Efektet antitumor të timokinonës janë hulumtuar në minjtë për tumoret e zorrës së trashë, prostatës, pankreasit dhe kancerit të mushkërive. Kombinimi i timokinonës dhe barnave konvencionale kemoterapeutikë mund të prodhojë efekt më të madh terapeutik si dhe të zvogëlojë toksicitetin e kemoterapeutikëve”[4]
Përveç studimeve të paraqitura ka edhe shumë studime tjera që janë bërë dhe vazhdimisht po bëhen për Farën e Zezë dhe aktivitetin e saj anti-kancerogjen. Fara e Zezë konsiderohet ilaç bimor serioz në trajtimin e kancerit. Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA) në SHBA ka aprovuar 2 patenta për Farën e Zezë në trajtimin e kancerit, parandalimin e efekteve anësore të kimioterapisë dhe për të rritur funksionet e sistemit imunitar tek njerëzit. (Pat. Nr. 5,482,711 dhe 5,653,981).
© BioHerbis
Vijon…
_____________
[1] Jafri, S.H., et al., Thymoquinone and cisplatin as a therapeutic combination in lung cancer: in vitro and in vivo. J. Exp. Clin. Cancer Res., , 2010, 29: 87.
[2] El-Najjar, N., et al., Reactive oxygen species mediate thymoquinone-induced apoptosis and activate ERK and JNK signaling. Apoptosis, 2010. 15(2): 183-195.
[3] Ivankovic S, et al. The antitumor activity of thymoquinone and thymohydroquinone in vitro and in vivo, Exp Oncol. 2006 Sep; 28 (3): 220.
[4] Woo CC, et al. Thymoquinone: potential cure for inflammatory disorders and kancer, Biochem Pharmacol. 2012 Feb 15; 83 (4): 443-51