1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Çfarë i ndodh shpirtit kur fle gjumë?

Më të lexuarat

Kur njeriu fle, Allahu ia merr shpirtin, dhe kjo është vdekja e vogël, siq thotë Allahu: “Ai jua merr shpirtrat natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të jetoni deri në kohën e caktuar (exhelin)” (El En’am: 60), dhe thotë: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që janë në gjumë” (Ez Zumer: 42).

Kjo është vdekja e vogël, me të cilën shpirtërat shkojnë atje ku dëshiron Allahu. Për këtë, në disa dhikre të gjumit themi: “O Allah, me emrin tënd u shtriva dhe me emrin tënd ngrihem. Nëse e mbanë shpirtin tim (më vdes,) atëherë fale dhe mëshiroje atë, dhe nëse e kthenë prapë, atëherë ruaje ashtu siq i ruan robërit e Tu të mirë” (hadith).

Në gjendje gjumi, shpirti sheh ëndrra, të cilat ndahen në tre lloje: ëndërr e mirë, ëndërr e urryer dhe ëndërr që ka të bëjë me disa gjëra që nuk kanë kuptim dhe nuk kanë cak të caktuar, të cilat mund të jenë lojë e shejtanit, mund të jenë edhe si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, por mund të jenë si rezultat i disa gjërave tjera.
Lloji i parë: Ëndrra e mirë, në të cilën njeriu sheh gjëra që i do, e pa dyshim që kjo është nga Allahu. Është begati nga Allahu kur në ëndërr njeriu sheh gjëra që i do, sepse kur sheh gjëra që i do, ai freskohet, bëhet energjik, gëzohet dhe kjo është një lajm i mirë për të. Prej lajmeve të mira që besimtarit i vien në këtë botë është edhe ëndërra e mirë që ai e sheh, apo dikush tjetër e sheh për të. Për këtë, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka mbetur nga pejgamberllëku asgjë përveç myzhdeve (lajmeve të mira)”, atij i thanë: “Cilat janë ato myzhde?” ai u përgjigj: “Ëndrra e mirë”. Prandaj ëndrrën e mirë e sheh vet besimtari, apo dikush tjetër e sheh për të, dhe kjo është lajm i mirë për të, dhe pa dyshim që është nga Allahu.

Lloji i dytë: Ëndrra e urryer është nga shejtani, i cili në ëndërr i sjell njeriut disa shembuj që nuk e lë rehat me to. Ndërsa ilaçi për to është që të kërkoj mbrotje te Allahu që ta ruaj nga sherri i shejtanit dhe sherri i asaj që e sheh. Këtë ëndërr nuk duhet t’ia rrëfej askujt, sepse i sjell dëm, e as nuk duhet të interesohet që ta interpretojë. Sepse kur disa njerëz shohin gjëra që i urrejnë shprehin interesimin që të interpretohen duke shkuar tek interpretues të ndryshëm, apo duke hulumtuar nëpër libra që të gjejnë se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr. Por nëse këto ëndrra interpretohen, atëherë do të ndodhin ashtu siq janë interpretuar.

Por nëse njeriu kërkon mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri shejtanit dhe nga sherri i asaj që e sheh, dhe në anën tjetër nuk i rrëfen askujt atë që ka parë, atëherë çfarëdo që të jetë ajo nuk do t’i bëj dëm. Është ilaç i lehtë që njeriu të ketë durim dhe ta mbajë fshehtë atë ëndërr, dhe të kërkoj mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri i saj, në mënyrë që ajo të mos ndodhë.
Lloji i tretë: Janë ëndrrat që nuk kanë ndonjë cak të caktuar, të cilat ndonjëherë vijnë si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, apo ndonjëherë janë lojë e shejtanit që i bën njeriut në gjumë duke parë gjëra që nuk kanë ndonjë kuptim, siq transmetohet kur një njeri i kishte treguar Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) duke i thënë: “O i dërguar i Allahut, kam parë në ëndërr të më këputet koka dhe të rrokulliset, kurse unë vrapoja pas saj”. Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha: “Mos ua rrëfe njerëzve atë se si shejtani ka luajtur me ty në gjumë”. Pra kjo nuk ka ndonjë kuptim, nuk ka farë kuptimi ëndrra që ka parë se i është këputur koka dhe është rrokullisur, ndërsa ky ka vrapuar pas saj, kjo nuk ka ndonjë kuptim.
Këto janë ndarjet e ëndrrave, dhe nëse njeriu sheh të personifikuar në ëndërr babain e tij, nënën, vëllaun, xhaxhain apo dikë tjetër, atëherë kjo mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe nga shejtani, sepse shejtani mund të personifikohet në formën e njeriut dhe të shihet në ëndërr, përveç në formën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), sepse nëse njeriu e sheh Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr të përshkruar ashtu siq është, atëherë ai e ka parë në realitet, sepse shejtani asnjëherë nuk mund të personifikohet me fizionominë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe as nuk guxon ta bëjë.

Prandaj, nëse një njeri ka parë në ëndërr një person, dhe mendon se ai ishte Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), atëherë le të hulumtoj përshkrimin e këtij njeriu se a është i ngjashëm plotësisht me përshkrimin e fizionomisë së Pejgamberit? Nëse po, atëherë ai është vet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), por nëse nuk ngjanë plotësisht, atëherë nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) por ato janë iluzione që shejtani i sjell tek njeriu i fjetur. Për këtë, ka raste të shpeshta kur dikush thotë: Pejgamberin e pashë në ëndërr duke thënë kështu… kështu. Por kur fillon ta përshkruaj, vëren se ai përshkrim nuk ka ngjajshmëri me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem). Megjithëse në ëndërr i është shfaqur se ai është vet Pejgamberi, por kur rrëfen përshkrimin e tij del se nuk është Pejgamberi, atëherë prerë mund të themi se nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem). Ndërsa, ai i cili e ka parë në ëndërr dhe na e përshkruan në pajtim të plotë me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), atëherë ai është Pejgamberi. Por duhet ta dimë se nuk është e mundur që në ëndërr Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) të tregoj gjëra që janë në kundërshtim me sheriatin. Dmth nëse dikush thotë: ”Kam parë Pejgamberin (salallahu alejhi ve slem) në ëndërr duke më thënë kështuc duke më porositur për këtë… për atë”, dhe nëse ato fjalë janë në kundërshtim me sheriatin, atëherë kjo është një gënjeshtër, dhe kjo gënjeshtër bëhet nga vetë personi që ka parë në ëndërr Pejgamberin (salallahu alejhi velem), nëse e përshkruan plotësisht ngjashëm me pamjen e Pejgamberit.

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin
Shkeputur nga libri: ”Sherhu Rijadis Salihin” 2/675-677

Perktheu: Jeton Bozhlani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit