0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

1 milion e 500 mijë euro për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe proceduar në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017, i cili parashihet të jetë rreth dy miliardë euro.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Ligji për Buxhetin për vitin 2017, është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP ja.
Mustafa po ashtu theksoi se Qeveria do të mundohet që këtë buxhet ta realizojë maksimalisht dhe se ai do të shpërndahet ne mënyre proporcionalë, sa i përket ministrive dhe komunave.

“Ky buxhet si i tillë është buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti programin qeverisës të koalicionit. Do të thotë është buxhet i qeverisë së koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillim ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit fiskal brenda vendit.

Pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e këtij buxheti është siguruar nga huadhënia e jashtme mbi bazën e marrëveshjeve që ne kemi me BERZH, bankën evropiane për investime. Mjete që do ti sigurojmë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe një pjesë të mjeteve nga mjetet që lirohen nga AKP-ja…Buxheti prej rreth 2 miliard euro siguron që investimet kapitale për vitin e ardhshëm t’i kemi me të mëdha përfaërishst 50 për qind më shumë se që kemi pasur këtë vit”, tha Mustafa.

E ministri i Financave Avdullah Hoti i cili prezantoi para kabinetit qeveritar këtë projektligj, tha se ka të dhëna inkurajuese në lidhje me rritjen ekonomike dhe ambientin e përgjithshëm ekonomik.

Sipas tij viti 2016 pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 4 përqind, ndërkaq për 2017 rritja ekonomike pritet të shkoj në 4.4 përqind. Ndërsa tha se dy objektiva kryesore që kanë pasur parasysh gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2017, janë mbajtja e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll dhe krijimi i hapësirës për shpenzime kapitale.

Hoti tha se në buxhetin e vitit 2017 për veteranët e luftës është paraparë buxhet deri në 50 milionë euro. Sipas Hotit, investimet që parashihen me këtë projektbuxhet janë kryesisht në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturën rrugore.

“ Për veteranët e luftës ne kemi paraparë buxhetin prej 38 milionë. Ndërsa për invalidë dhe invalidë- veteranë të luftës 12 milionë euro. Ky buxhet është i dakorduar me FMN-në. Javën e ardhshme Fondi është në Prishtinë dhe pres të arrijmë dakordim përfundimtar me ta. Sa i përket buxhetin e komunave, komunat marrin 25.5 përqind të të hyrave të përgjithshme të Qeverisë…Ky buxhet është në linjë të plotë me objektivat që ka qeveria për rritje të qëndrueshme në fushën ekonomike dhe për të mbajtur qëndrueshmërinë fiskale të saj”, tha Hoti.

Lidhur me ndarjen e buxhetit pati vërejtje ministrja Edita Tahiri, sipas të cilës nuk mjafton për Ministrinë që ajo përfaqëson.

“Unë vetëm desha të bëj me dije, që buxheti që është paraparë me Ministrinë pa Portofol, është i njëjtë sikur vitin e kaluar. Dhe vet e kemi parë që nuk është i mjaftueshëm. Prej kohës kur ka filluar dialogu i Brukselit, ka qenë një parim që është akordu një buxhet dhe gjatë vitit janë bërë shtesa. Sivjet kemi pasur vështirësi për një shtesë dhe atë nuk është e mjaftueshme. Ministria pa portofol e ka emrin pa portofol, por nuk e besoj që është pa portofol, është një portofol i madh në këtë ministri”, tha Tahiri.

Projektbuxheti i viti 2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë 1.5 milion euro për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

Qeveria po ashtu miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e kodit të procedurës penale. Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se hartimi i këtij projektligji është bërë në koordinim me akteret relevant dhe prokurorinë speciale dhe është në funksion të një shteti ligjor.

“Përmes këtij projektligji me të cilin do të ndryshohet dhe plotësohet Kodi i Procedurës Penale, ka të bëjë me mundësinë e zgjerimit të afatit për zhvillim të hetimeve, për kategori të caktuara të veprave penale. Një zgjerim i afatit për zhvillim të hetimeve do të bëhet për veprat penale, ndjekja e të cilave nuk parashkruhet. Pra veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare duke përfshirë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe vrasjet e rënda”, tha ajo.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve për shkëmbim të informacionit për verifikimin e terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni tha se kjo marrëveshje e propozuar nga SHBA, e e cila do të lidhet midis Qendrës për skanimit të terroristëve dhe Policisë së Kosovës.

“Me këtë marrëveshje synohet këmbimi i informacionit në kohë të shpejtë, informacione të sakta në të dyja drejtimet. Kosova është ndër pak vende që do ta ketë një marrëveshje të tillë dhe kjo do ta ndihmonte Kosovën, në plotësimin përkatësisht grumbullimin e informacionit, në sfondin e informatave për terroristët e mundshëm që mund ta kërcënojnë ose rrezikojnë edhe vendin tonë“, tha Hyseni.

Buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për =qind më të mëdha.

Deficiti buxhetor parashihet të jetë 1.5 për qind me i ulët se sa lejon FMN –ja, ndwrsa buxheti do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sa i përket Ministrive dhe Komunave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit