Presidenti rus, Vladimir Putin ka hequr dorë nga emisioni ku u përgjigjej drejpërdrejt pyetjeve të teleshikuesve, e shndërruar në traditë që nga viti 2001, kur u ngjit për herë të parë në krye të Kremlinit.
Shkak i këtij veprimi janë bërë protestat opozitare që prej mëse një viti po mbysin rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjera ruse kundër Putin që për ta është një neo-diktator.
Për orë me radhë, Putin gjatë emisionit priste telefonata nga spektatorët, sigurisht telefonatat me pyetje seleksionoheshin më parë. Kjo traditë, e nisur në mandatin e parë të presidentit, vijoi edhe në të dytin, më pas edhe gjatë periudhës kur Putin ishte kryeministër.
Por me marrjen e mandatit të tretë pas një manovre kushtetuese që i mundësoi kandidimin për në zgjedhje, Putin po përballet me protesta të forta të opozitës ruse që zgjedhjet presidenciale i cilësoi një farsë dhe të manipuluara./tch/kohaislame