-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si duhet të bëhet lutja me zë të ulët apo të lartë

Më të lexuarat

Thotë shejh Sulejman err-Rruhejli, All-llahu e ruajtë, ka thënë shejkh Muhammed ibën Abdul-vehhabi, All-llahu e mëshiroftë, pas përmendjes së çeshtjës se lutjeve (dhikrit)  pas namazit dhe sipas sunnetit preferohet ngritja e zërit gjatë dhikrit, ngase Pejgamberi salAll-llahu alejhi uesel-lem e ka ngritur zërin dhe kështu e ka praktikuar vazhdimishtë, pas kësaj thotë: “Ulja e zërit gjatë lutjes është më se e preferuar, kështu që mos të mendojë ndokush që ngritja e zërit gjatë lutjes (dhikrit) është më e preferuar”

Thotë shejh Sulejman err-Rruhejli, All-llahu e ruajtë: s’kadyshim o vëllezër se lutja është pjesë e madhe e adhurimit, sa që ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: ”Lutja është ibadet-adhurim” Transmeton Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Ebu Davudi më sened të vërtetë.

Kjo është mirësia e All-llahut të plotëfuqishëm ndaj neve, që t’i drejtohemi  All-llahut më lutje dhe njëkohësisht të shpërblehemi për të, kjo është nga mirësitë e mëdha të Zotit tonë ndaj neve.

Ky adhurim ka norma gjë që muslimani duhet t’i ketë parasyshë, pjesë e ketyre normave është edhe ulja e zërit gjatë lutjes, që do të thotë të bëhët më zë të ultë mes robit dhe Zotit të tij gjë e deshmuar më fakte, përveç në ndonjë rastë kur ka dobi me shumë ngritja e zërit atëherë e ngrisim zërin, si p.sh.: kur kemi për qellim te mesojmë dikend, apo kur është për qellim të thuhet amin pas duaje, siç është duaja në kunutë, në këto raste ngritja e zërit është më e preferuar, përndryshe ulja e zërit është më e pelqyer, thotë All-llahu imadhërishëm: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje…” (el-‘Araf  55), ky ajet përfshinë norma të mëdha të lutjes.

  • Prej tyre:

Normë e detyrueshme, nga gjërat e domosdoshme të fesë, që lutja t’i bëhët vetëm  All-llahut, nuk lejohet të adhurohet dikush tjetër më All-llahun, pa marrë parasysh poziten e tij qe e ka arritë apo autoritetin qe e ka, nuk i bëhet dua engjujve e as pejgamberve.

Pra, Atij që duhet t’i lutemi është Zoti i lartësuarë, Ai është All-llahu, kjo njeherit është prej obligimeve me të larta të fesë, ngase është pjesë e teuhidit, e kunderta e saj është shirku, shirku i madhë që njëriun e nxjerrë nga islami të përulur apo të poshtëruar, këtë më gjërësisht do ta sqarojmë posa të arrijmë të fjala e shejkhut, Muhammed ibën Abdul-uehab, në lidhje më këtë qeshtje.

Me zë të ultë do të thotë që mos me ngrit zërin gjatë lutjes ashtu siç e kan sqaruar dijetarët  eminent, prej tyre Ibën Xherir  et-Tabari, All-llahu e mëshiroftë.

Ka thënë shejhul-Islam  IbënTejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë Hasen el-basriu: ”Dallimi në mes të lutjes më zë të ultë dhe asaj me zë të ngritur është shtatëdhjetë herë  me më vlerë, muslimanët e parë kanë bërë lutje, nuk është ndegjuar zëri  i tyre, vetëm peshperitje mes tyre dhe Zotit të tyre të plotëfuqishëm”.

Ulja e zërit gjatë lutjes ka shumë urtësi, disa prej tyre i ka cekur shejhul-islam Ibën Tejmije, siç janë:

-Tregonë imanin e lartë, ngase ulja e zërit tregon së lutesi është i bindur plotësisht që  All-llahu e dinë të fshehtën dhe atë që bëhët më zë të ultë dhe për këtë e ulë zërin gjatë lutjes së tij.

-Tregonë edukatë të lartë tek lutesi, ngase është traditë para atij që ka autorite të mos me ngritë zërin, përkundrazi para tij flitet me masë, aq sa ndegjohet, nuk ngritet zëri mbi atë që i mjaftonë për  ta ndegjuar pala tjetër. All-llahu i plotëfuqishëm e ndegjon të fshehtën dhe atë që bëhët më zë të ultë, si    rrjedhojë e madhërimit të Tij është qe të bëhët lutja më zë të ultë.

-Tregonë frikë-rrespektë, përulje më të përkryer, ngase në të shumtën e rasteve gjatë lutjës me zë të ultë nuk bënë syfaqësi, kurse tek lutja me zë shpesh bëhët më syfaqësi frikë-rrespekti dhe përulja, lutja me zë të ultë nuk ka syfaqësi, por vetëm frikë-rrespektë të vërtetë dhe përulje të vërtetë, pra është me e përkryer në frikë-rrespekt, përulje dhe nënshtrim ndaj All-llahut të lartësuar.

-Sinqeriteti  është më i mirëfilltë, kjo gjë është shumë e qartë, sinqeriteti është me i përkryerë, ngase adhurimi i fshehtë e ndihmonë njeriun në sinqeritet me shumë se adhurimi i dukshëm.

-Zemra është me e përqendruar ka  All-llahu i plotëfuqishëm gjatë momentit të lutjes, ngase ulja e zërit siç thojnë dijetaret e përqendron zemrën.

-Gjatë lutjes robi e ndjen vetën më afer All-llahut dhe e ndjen All-llahun më afer vetës, ngase kur ai lutet me zë të ultë e ka bindjen se All-llahu e ndegjonë lutjen e tij, keshtu që e ka ndjenjen e afërsisë së All-llahut fuqiplotë gjë që tregon besimin e plotë të besimtarit.

-Lutja ne këtë formë është me largë monotonisë, ngase në këtë gjëndje robi nuk lodhet, në të kundertën ndjen lodhje dhe mundim, ngase gjuha lodhet nganjeherë e bëhët monotone, nga ky këndveshtrim ulja e zërit është më e preferuar.

-Është largë smirës, çdo mirësi patjeter që e ka smirën e vet, kështu e ka bërë traditë All-llahu në krijesa, çdo posedues i mirësisë e ka ziliqarin e vet, kështu që edhe lutjen edhe përuljen i përfshinë kjo smirë, po ashtu përgjigjeja e lutjeve është nga mirësitë e medha të All-llahut të plotëfuqishëm ndaj robit, për këtë është më e pelqyeshme ulja e zërit, njeriu i drejtohet Zotit të vet më lutje sa më shumë dhe kjo mbetet mes tij dhe Zotit të tij, gjë që ndikon që mos t’i humbë kjo mirësi.

Shejkhul-Islam IbënTejmije, All-llahu e mëshiroftë, i ka potencuar këto urtësi në lidhje më këtë qështje, edhe pse gjitha janë të pohuara edhe me fakte të mirëfillta se ulja e zërit është më  e pelqyer.

Dijetarët i kanë potencuar këto urtësi në këtë kapitull edhe pse në disa raste edhe ngritja e zërit i ka urtësit e veta që tregonë që është me e pelqyeshme, kuptohet në raste të caktuara, për këtë edhe pse i ka potencuar shejkhul-islami këto urtësi nuk do të thotë kjo që dhikri-përmendja e All-llahut apo lutja të bëhet çdo here me zë të ultë, mirëpo urtësia e uljes së zërit është vërtetuar në disa raste ashtu siç është vërtetuar edhe ngritja e zërit në raste të caktuara.

Sulejman err-Rruhejli, All-llahu e ruajt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit