1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Femra si nënë dhe emancipimi i rrejshëm

Më të lexuarat

Pas nënshtrimit ndaj Zotit, Islami kërkon edhe nënshtrim ndaj prindërve:

“Adhuroni Allahun e mos i sho­qëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve…” Kur’an, kaptina Nisa: 36

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve…” Kur’an, kaptina Isra: 23

Islami i përkushton kujdes të veçantë në­nës si prind, duke e theksuar rëndësinë e ro­lit të saj, e me këtë asaj i pranon disa për­pa­rësi të caktuara:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjiun” (Kur’an, kaptina Llukman:14) .

Në një hadith qëndrojnë këto fjalë: “E kanë pyetur Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, se kujt duhet t’i kushtohet më shumë kujdes?” Ai është përgjigjur: “Nënës”. E pas­taj kujt? – kanë pyetur shokët e Pejgamberit. “Nënës” – është përgjigjur. E pastaj kujt? – prap kanë pyetur. “Nënës” – prap është për­gjigjur. E pastaj? – pyetën sahabët. “Babait” – u përgjigj Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel­em”.

Nga kjo shohim se roli i saj në formimin e njeriut në aspektin shpirtëror e fizik është shumë më i rëndësishëm se sa roli i babait. Ajo fëmijës i jep një pjesë të saj ende kur është në mitrën e saj, gjatë zhvillimit embri­onal. Pas lindjes e ushqen me qumështin e saj dhe prap ia jep një pjesë të saj. Kontributi i saj në formimin e anës shpirtërore të qenies njerëzore po ashtu është shumë i madh. Nëna është ajo e cila në shpirtin e fëmijës e futë gjithë atë që është e ndershme, e bukur dhe e vlefshme. E nderon shpirtin e fëmijës dhe, përskaj dashurisë së ngrohtë ia jep gji­thë atë me të cilën ai bëhet njeri dhe me të cilën dallohet nga kafshët. Prej këtu është edhe kujdesi i madh të cilin Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ia ka kushtuar grave, e për këtë ka thënë: “Më i miri është ai i cili më së miri sillet ndaj grave. Ato janë nënat e fëmijëve tanë”.

Që të na bëhet më i qartë roli dhe nderi i nënës në Islam dhe familjen islame, e që në bazë të asaj të dijmë ta vlerësojme familjen, të shohim pak jetën e familjes në perëndim.

Çka don të thotë për ata nëna, çka është për ata familja, ç’është për ata termi “femër” në përgjithësi?

E para që do ta shohim është çrregullimi i cili është i qartë dhe çdokush mund ta vë­rejë. Ai çrregullim ka dalë gjithsesi për shkak të statutit të pabarabartë të femrës dhe shkaku i përzierjes së roleve të burrit dhe gruas. Femra është munduar dhe ka kujtuar për emancipimin e rrejshëm. Është bërë e lirë dhe e pavarur (duke imagjinuar). Liria e saj shihet në atë se mund të punon ç’të dëshirojë, mund të bëjë gjithçka që bën edhe mashkulli. E nuk ka asnjë punë, fizike ose psikike, e të cilën femra nuk mund ta kryej. Gjithçka që mund ai, mundet edhe ajo; ai qeverisë me shtetin, edhe ajo qeverisë, ai gjykon edhe ajo gjykon, ai në bashkëshor­tësi ka jetën e vet private, edhe ajo e ka. Ai mund të ketë të dashur (jashtë kurorës), edhe ajo mund të ketë dashnor, e nuk ka kurrfarë dallimesh, mashkulli është femër, e femra është mashkull. E kur është kaq e lirë dhe e pavarur atëherë si është e mundur që të jetë e eksploatuar? Ajo prap është bërë mjet i kënaqjes dhe dëfrimit dhe vetëm kaq! Në përgjithësi, a ka ajo status të qenies e cila do të respektohet, e cila është simbol i nderit dhe virtyteve? Meshkujt e shfrytëzojnë dhe me te fitojnë, ndërsa ajo ka luftuar kundër kësaj. Në llogari (hesap) të trupeve të zhve­shura të femrave, shumë njerëz fitojnë mili­ona e miliona dollarë. E për vendin e saj si nënë edhe të mos flasim, a i edukon ajo fë­mijët e saj apo atë punë e bëjnë të tjerët – shkolla, televizioni ose shpeshherë këtë e bëjnë shërbëtoret e degjeneruara. Nëna nuk ka kohë për këtë. Ajo është e punësuar dhe ka punë më të rëndësishme. Duhet që në klubin e natës t’i zbavitë meshkujt të cilët kënaqen me trupin e saj. Edhe ajo edhe bu­rri i saj kthehen prej pune të lodhur dhe të hidhëruar në njëri-tjetrin dhe gjithmonë të nervozuar. Si ndikon ajo në fëmiun e tyre i cili në atë moment pret buzëqeshje dhe da­shuri nga nëna? A është kjo emancipim? A mund të quhet kjo liri?

Për ta plotësuar fotografinë e të drejtave dhe pozitës së femrës në perëndim do t’ua japim disa ilustrime të cilat e shprehin atë realitet.

Me rastin e ekspozitës botërore për automobilë në vitin 1975, në Suedi, në të cilën janë ekspozuar modelet më të reja të automobilave në të cilën sferë të prodhimit edhe kanë patur sukses, kanë shfrytëzuar femra plotësisht të zhveshura si reklamë që në atë mënyrë sa më shumë t’i tërheqin vi­zi­tuesit. Femra është bërë mjet i mirë i re­a­li­zi­mit të interesave të meshkujve. Në perë­ndim gjithçka shikohet nëpërmjet interesit, e po ashtu edhe femra. Për këtë, fjalët e fi­lo­zo­fit Paus Holbach e zënë vendin e vërtetë në këtë kontekst. Ai ka thënë: “Interesi është motivi i vetëm i sjelljeve njerëzore”.

Në kumtimin të cilin e ka dhënë OBSH (Organizata Botërore Shëndetësore) më 1962, qëndron se në botë për çdo vit bëhen rreth 15 milion aborte ose mbytje të fëmijëve akoma duke qenë në mitrën e nënës. Kjo statistikë flet qartë për abortimet sekrete të cilat me ligj nuk janë të lejuara. Ekzistojnë shtete në të cilat ato janë të lega­li­zuara, edhe ato sot janë shumë, siç janë shte­tet skandinave dhe shumë shtete evropiane. Statistika na flet për abortimet nga viti 1962, ndërsa a mund ta paramendojmë ose të bëjmë një krahasim ndërmjet asaj kohe dhe kësaj të sotmes, pas më shumë se 38-të viteve?!

Femra në perëndim nuk e ka shkatërruar vetëm veten, por e ka shkatërruar edhe një edukatë të madhe për gjeneratat e ardhshme të cilat po ashtu do të shkatërrohen për shkak të saj. Perëndimi e ka humbur kuj­de­sin e nënës, e ka humbur bashkëshorten e ndershme dhe fisnike. Bota perëndimore do të humbet (shkatërrohet) nëse e shkatërron familjen e shëndoshë dhe të balansuar. Pe­rë­ndimin, po edhe botën tjetër mund ta shpë­tojë vetëm Islami dhe parimet e tij; Islami i cili ia ka caktuar të drejtat dhe rolin adekuat femrës për të gjithë kohërat.

Për çfarë shkaku kam përmendur gjen­djen e femrës në Perëndim?

Per shkak që të bëjmë një krahasim dhe të konkludojmë se cilat rrugë janë më të mi­ra për femrën nëpër të cilat ajo duhet të ecë. Në Islam kjo qëmoti është e përcaktuar dhe vetëm duhet t’u dorëzohemi dhe veprojmë me ligjet e tij, e me këtë do të kemi edhe fe­mër të shëndoshë, familje të shëndoshë dhe shoqëri të shëndoshë, e të gjithë në këtë më­nyrë do të jemi të kënaqur.

Me të drejtë mund të konkludojmë, se li­ria perëndimore të cilën mundohen ta fusin tek ne modernistët, është absurde! Ajo tek ato është vetëm fjalë e cila tingëllon, por nuk ka garancë, nuk ka përmbajtje, dhe e ko­menton secili popull ashtu siç ua kënda epsheve të tyre.

Liria e vërtetë është në Islam dhe shihet vetëm në robërim ndaj Allahut, subhanehu ve teala, gjatë së cilit njeriu lirohet nga domi­ni­mi i epsheve dhe pronës së njerëzve, dhe është e pamundur që gjinia njerëzore të liro­het në ndonjë mënyrë tjetër përveç se me një devotshmëri e cila do të sundojë me njeriun, dhe do të qeverisë me brendinë e tij.

Nëse femrës i dirigjon devotshmëria, atëherë ajo është vajzë e mire, bashkëshorte e mirë, e grua e mirë dhe në atë rast nuk do të jetë mjet i diskriminimit dhe pabarazisë.

         ______________________________________________________________________________________________________________________________
Marrë nga libri: “Femra dhe këndvështrimi islam mbi jetën”,  botuar nga Klubi Studentor/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit