-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

10 dobi nga ndodhitë e njerëzve të shquar

Më të lexuarat

Përcillet se Seid El-Mekburij – rahimehullah – ka thënë: “ Shkova të takoja Ibn Umerin dhe e gjeta atë duke biseduar me një person, kur u afrova pranë tyre ai më goditi me pëllëmbë në kraharor (si shenjë ndalimi) dhe më tha: ‘ Nëse gjen dy persona duke biseduar midis tyre, mos iu afro dhe as mos u ul tek ata, pa marrë leje prej tyre!’ I thashë: ‘ Allahu të përmisoftë o Ebu Abdurrahman, unë u afrova se doja të dëgjoja fjalë të mira nga ju.”
Buhari në “ El-edebu el-mufrad” dhe e saktësoi Albani.
Kjo është një ndodhi ndërmjet dy njerëzve të mëdhenj në vlerë, Abdullah bin Umerit, që është ndër sahabët më të shquar të Profetit alejhi selam dhe Seid El-Mekburij, që është ndër tabi’inët më të shquar. E padyshim që në fragmente të tilla të njerëzve të mëdhenj do të gjesh gjithmonë dobi dhe mësime për të cilat ka nevojë çdo musliman. Ndër dobitë e kësaj ndodhie janë:

1. Dëshira e mirë për të takuar dijetarët si shenjë respekti dhe nderimi, e për të përfituar nga dituria dhe morali i tyre. Kjo gjë tregohet në dëshirën e Seid El-Mekburijit kur shkon për të takuar Abdullah bin Umerin.

2. Këshilla e plotë që japin njerëzit e mëdhenj me fjalë dhe vepër, në mënyrë që të jetë sa më e qartë për të këshilluarin. Kjo gjë tregohet nga ndalimi me vendosjen e pëllëmbës së dorës në kraharorin e Seidit dhe pasimi i arsyes së ndalimit me fjalë nga Ibn Umeri.

3. Nëse këshillon, ndalon apo urdhëron dikënd duhet ti tregosh edhe arsyen apo dobinë, në mënyrë që ajo të zejë vend në zemrën e personit dhe të veprohet nga ai me dëshirë. Ky është një rregull shumë i rëndësishëm për atë musliman që fton të tjerët në vepra të mira apo ndalon nga ato të këqija.

4. Mençuria dhe urtësia e Ibn Umerit, i cili pasi e ndaloi Seidin të afrohej i tregoi edhe arsyen në mënyrë që ai të mos ndejeh i lënduar, por duke njohur arsyen ai do të kuptonte drejt qëllimin e Ibn Umerit. Gjithashtu kjo mënyrë i mbyll portën shejtanit për të hyrë në zemrën e muslimanëve e duke shkaktuar armiqësi dhe urrejtje midis tyre.

5. Nëse dikujt i ndodh që me të drejtë të ndalohet të përfshihet në një bisedë apo grup njerëzish nuk duhet të ndjehet i ofenduar e as i lënduar, sepse kjo gjë mund të jetë e drejtë.

6. Pranimi i mirë i këshillës së dijetarëve edhe nëse ajo është kundra teje, sepse Seidi e pranoi këshillën e Ibn Umerit menjëherë dhe e pasoi atë me fjalë të mirë, dua.

7. Duaja për njerëzit e dijes dhe të moraleve të larta, siç bëri dua Seidi për Ibn Umerin.

8. Seidi tregoi arsyen se pse u afrua tek Ibn Umeri, me qëllim që edhe ata të kuptonin se ai nuk u afrua tek ata për të dëgjuar tinëzisht apo vjedhurazi bisedën e fshehtë midis tyre dhe kjo ka dobi të madhe, sepse ruan zemrën e muslimanit të pastër nga paragjykimet e gabuara për vëllain musliman.

9. Ndodhia tregon se kur sheh dy apo më shumë persona të zhvillojnë një bisedë private midis tyre, nuk lejohet të shkosh e të qëndrosh me ta, pa marrë më parë leje prej tyre.

10. Është mëkat dëgjimi i bisedave private të të tjerëve fshehurazi pa lejen e tyre, sepse në një hadith Profeti alejhi selam ka thënë: “ Kush përpiqet të dëgjojë nga bisedat e të tjerëve pa pëlqimin e tyre, në veshët e tij do të derdhet plumb i shkrirë…”
Buhari në “ El-edebu el-mufrad” dhe e saktësoi Albani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit