-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çelësa që të sjellin bereqetin

Më të lexuarat

Çelësa të rrizkut
Besimi
“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” (El-Araf: 96)

Devotshmëria

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)
dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Et-Talak: 2 – 3)

Kërkimi i faljes

“E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh,
që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm,
t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh: 10 – 12)

Falenderimi

“(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim: 7)

Dhënia sadaka

“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.” (Sebe: 39)

Martesa

“I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.” (En-Nur: 32)

Mbështetja
Ka thënë Profeti alejhi selam: “ Nëse ju do të mbështeteni tek Allahu në mënyrë të plotë, atëherë do tju furnizonte si zogun, i cili gdhin i uritur dhe ngryset i ngopur.”
Tirmidhiu dhe saktësoi Albani

Ruajtja e lidhjeve farefisnore

Ka thënë Profeti alejhi selam: “ Ai i cili dëshiron ti shtohet rrizku dhe ti zgjatet jeta, atëherë le ti mbajë lidhjet me të afërmit e tij.”
Buhariu

Haxhi dhe Umra

Ka thënë Profeti alejhi selam: “ Pasojeni haxhin dhe umran, njëra pas tjetrës, sepse ato largojnë varfërinë dhe gjynahet, ashtu siç largon djegia lëndën e papastër të hekurit, floririt dhe sermit.”
Tirmidhiu dhe saktësoi Albani

Bamirësia me nevojtarët

“Ka thënë Profeti alejhi selam: “ A ndihmoheni dhe furnizoheni për ndonjë arsye tjetër, përveç se për shkak të nevojtarëve tuaj!”
Buhariu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit