Gjatë vjeshtës është e rëndësishme të hamë ushqim që do ta përgatisë trupin tonë për mot më të ftohtë – shikoni se cilat ushqime janë më të mira Trajneri i njohur botëror Lee Mullins rekomandon ushqimet që janë më të mira që të konsumohen gjatë vjeshtës:
Kungujt
Kungujt janë të stërmbushur me karotenoide, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira të dëmshme. Përveç kësaj, janë të pasur me hekur, zink dhe fibra.
Mollët
Klasike absolute kur bëhet fjalë për ushqimin e shëndetshëm. Mollët përmbajnë kalcium dhe vitaminë C, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e eshtrave dhe forcimin e imunitetit për motin më të ftohtë. Fibrat në këtë superfrut ndihmojnë në ruajtjen e tretjes së shëndetshme, ndërsa mollët janë edhe përplot me antioksidantë.
Arrat amerikane
Arrat amerikane janë të mbushura me yndyra të cilat janë të mira për zemrën tonë dhe po ashtu janë shumë të ushqyeshme. Janë të përkryera si mes shujtë gjatë mëngjesit ose pasdites.
Boronica e kuqe
Këto fruta të vogla janë burim fantastik i antocianineve, antioksidantëve të cilët ndihmojnë shëndetin e zemrës. Antocianinet gjenden edhe në verën e zezë dhe çaj.
Fiqtë
Fiqtë përmbajnë shumë fibra, të cilat do t’i nxjerrin toksinat nga trupi ynë. Janë përplot edhe me kalium, i cili në mënyrë të dëshmuar ndihmon në kontrollimin e tensionit të lartë të gjakut.(Portalb)