Gjeorgjia, ish-republikë sovjetike, ku zgjedhjet legjislative do të zhvillohen ditën e hënë, është kryesuar që nga viti 2004 nga presidenti, Mikheil Saakashvili.
GJEOGRAFIA: Gjeorgjia kufizohet në perëndim nga Deti i Zi, në jug nga Armenia dhe Azerbajxhani dhe në veri nga Rusia. Territori i saj (69 700 kilometra2), në pjesën jugore përbëhet nga malet e Kaukazit dhe vetëm 13 për qind nga fusha.
POPULLSIA: Vendi në vitin 2011 regjistroi 4,5 milionë banorë duke përfshirë minorite armene, ruse, azere, greke, osete dhe abkaze.
KRYEQYTETI: Tbilisi, 1,2 milionë banorë.
BESIMI FETAR: Shumica e banorëve (rreth 85 për qind) njohin besimin orthodoks, që nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik. Minoritete të shumta janë myslimanë, hebre dhe katolikë.
HISTORIA: Ishte një mbretëri kristiane, e ndarë mes persëve dhe osmanëve për disa shekuj, para aneksimit nga Rusia në vitin 1801. Pasi shpalli pavarësinë në vitin 1918, Gjeorgjia u pushtua në vitin 1921 nga Ushtria e Kuqe më pas u përfshi në ish-Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1991, dy rajonet autonome, Osetia e Jugut dhe Abkazia u shkëputën. Një luftë mes Rusisë në vitin 2008 çoi në njohjen nga Moska të pavarësisë së këtyre dy rajoneve separatiste. Që atëherë, Gjeorgjia nuk ka marrëdhënie diplomatike me Moskën.
SITUATA POLITIKE: Republikë.
PRESIDENT: Properëndimori Mikheil Saakashvili në pushtet, që nga janari i vitit 2004.
KRYEMINISTËR: Vano Merabishvili, që nga korriku i vitit 2012.
Lëvizja Kombëtare e unifikuar nga presidenti Saakashvili fitoi 119 nga 150 vende në parlament gjatë zgjedhjeve legjislative në vitin 2008.
EKONOMIA: Kryesisht varet nga bujqësia, Gjeorgjia përpiqet të tërheqë investitorë të huaj, të cilët janë larguar masivisht nga vendi për shkak të luftës në vitin 2008 dhe të krizës botërore. Në vitin 2011, investimet e huaja të drejtëpërdrejta u rritën për herë të parë, që nga viti 2007 duke arritur në 981 milionë dollarë.
RRITJA EKONOMIKE: Ekonomia u rrit në vitin 2010 me shtatë për qind.
PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO PËR BANORË: 3 215 dollarë në vitin 2011.
PAPUNËSIA: 16 për qind e popullsisë aktive.
USHTRIA: 20 655 persona.
Gjeorgjia, një aleat i SHBA-së që aspiron për t’u bashkuar me NATO-n, ka dërguar 800 ushtarakë në Afganistan. Parlamenti miratoi në fund të vitit 2011 dërgimin e një batalioni tjetër, që do të dyfishojë efektivin në këtë vend.
Anëtar i Këshillit të Evropës që nga viti 1999, Gjeorgjia dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian dhe të gëzojë një qasje në tregun e BE-së.