3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çeki: Pas atentatit kundër presidentit, dorëheqje e shefit të sigurisë

Më të lexuarat

Jirzhi Sklenka ka paraqitur dorëheqje nga posti i tij i shefit të sigurisë së presidentit të Çekisë, pas sulmit kundër presidentit Vacllav Kllaus, nga një person me revole plastike, që hedhë plumba të vegjël plastikë, ditën e premte, në qytetin Krastava.

Presidenti Kllaus po merrte pjesë në një ceremoni me rastin e hapjes së një ure në këtë qytet, kur iu afru një i ri i veshur me uniformë, e nxori revolen e tij dhe ka qitur direkt në krahun e presidentit.

Personi, i cili ende nuk është identifikuar nga autoritetet e Çekisë, pastaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe u jepte intervista gazetarëve lokalë, me cigare në dorë.

Më vonë ai u arrestua nga policia.

Presidenti Kllaus nuk ishte lënduar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit