1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dudaj: Nuk tërhiqem, “Vargjet satanike” do të botohet në shqip

Më të lexuarat

Arlinda Dudaj e Botimeve “Dudaj”, e cila ka ekskluzivitetin e botimeve të shkrimtarit Salman Rushdie, nuk ka asnjë dilemë që romani më i diskutuar i tij, “Vargje satanike”, do të botohet së shpejti edhe në gjuhën shqipe. Pavarësisht valës së dhunës që ka përfshirë disa vende pas shfaqjes së filmit “Pafajësia e myslimanëve” dhe reagimit të shkrimtarit Salman Rushdie në një intervistë të dhënë dje në BBC, Dudaj shprehet se kjo nuk e ndalon atë që të botojë “Vargjet satanike” të Rushdies.

Në intervistën e tij, Rushdie shprehet ndër të tjera se për të botuar sot romanin “Vargje satanike” në ato vende që ende nuk është botuar, duhet një guxim nga ana e botuesve. “Unë nuk mendoj se botimi i këtij libri do të jetë një problem në Shqipëri. Në intervistën e tij për BBC-në, Salman Rushdie përcjell mesazhe guximi për botuesit. Nëse dikush të kërcënon dhe ti përulesh, ai më shumë do të të shtypë, – thotë ai.

Kjo valë dhune që ka ndodhur dhe po ndodh, gjithsesi mua nuk më pengon që ta botoj librin ‘Vargje satanike’ edhe në shqip, sepse mendoj se në Shqipëri jo vetëm nuk është, por as nuk mund të krijohet kurrë një situatë e tillë dhune. Unë e kam bindje se ne jemi vendi i fjalës së lirë dhe i tolerancës fetare. Nuk besoj se mund të ketë reagime të tilla, aq sa të më detyrojnë mua si botuese që të tërhiqem nga botimi në shqip të ‘Vargje satanike’”, – shprehet për “Mapo”-n botuesja Arlinda Dudaj. Në librin me kujtime “Joseph Anton”, që do të dalë nesër në tregun e librit shqip nga Botimet “Dudaj”, Salman Rushdie rrëfen pikërisht historinë e jetës së tij pas botimit të romanit “Vargje satanike”; sesi iu desh të fshihej për vite me radhë nën një emër të rremë pasi kishte marrë dënimin me vdekje. “Ne vërtet jemi një vend me shumicë myslimane, por e theksoj sërish se unë nuk mendoj se te ‘Vargje satanike’ Salman Rushdie shprehet kundër Islamit. Kur lexuesi shqiptar të lexojë “Joseph Anton”, do ta kuptojë se libri “Vargje satanike” është keqkuptuar dhe ekzagjeruar pikërisht për shkak të ‘fatwa’-s (dënimit me vdekje) që iu dha shkrimtarit Salman Rushdie”, – tha Dudaj. Në librin biografik “Joseph Anton” që është botuar njëkohësisht më 18 shtator në disa vende europiane (ndërkohë në shqip romani del nesër në treg), Rushdie i referohet shumë librit “Vargje satanike”, sepse e gjithë beteja e tij për fjalën e lirë merr shkas pikërisht nga ajo që ndodhi me botimin “Vargje satanike”. “Kjo është një arsye më shumë për të sjellë në shqip “Vargje satanike” me të drejta autori të plota që i ka vetëm Shtëpia Botuese ‘Dudaj’”, – thotë botuesja. Krahas këtij romani, Botimet “Dudaj” kanë sjellë në shqip nga ky shkrimtar edhe romanet: “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Furia”, “Haruni” dhe “Magjistrica e Firences”. “Vargje satanike” është një novelë satirike dhe është frymëzuar pjesërisht nga jeta e Pejgamberit Muhamed (alejhi selam)./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit