-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shkaqet e përhapjes së ateizmit

Më të lexuarat

Cfarë ka ndodhur, që në kohët tona realiteti shfaqet të ketë pësuar një ndryshim krejt rrënjësor? Përse pjesa dërrmuese e njerëzve në Perëndim, pas besimit në Zot, çuditërisht filluan të mbanin një sjellje mohuese ndaj Krijuesit, ndaj ekzistencës së Tij dhe filluan luftë frontale, me gjuhë dhe me laps, kundër besimtarëve, siç ndodhi në vendet e perandorisë komuniste . ¬ 

اfarë ka ndodhur, që në kohët tona realiteti shfaqet të ketë pësuar një ndryshim krejt rrënjësor? Përse pjesa dërrmuese e njerëzve në Perëndim, pas besimit në Zot, çuditërisht filluan të mbanin një sjellje mohuese ndaj Krijuesit, ndaj ekzistencës së Tij dhe filluan luftë frontale, me gjuhë dhe me laps, kundër besimtarëve, siç ndodhi në vendet e perandorisë komuniste . ¬ 
Shumë nga perëndimorët rrahën të hedhin dritë rreth kësaj dukurie, duke iu përgjigjur pyetjeve të paraqitura dhe duke shkruar rreth saj. 

Disa nga përfundimet e tyre lidhur me shkaqet që çuan drejt kësaj sjelljeje dhe dukurie mbarë perëndimore mund të përmblidhen shkurtimisht si vijon: 

Kontradiktat e ashpra që vërehen mes shumë parimeve të fesë së trashëguar dhe njohurive të përftuara nga zhvillimi i shkencave ekzakte. Ata zbuluan dhe vazhdojnë të zbulojnë kundërshti mes shumë parimeve të fesë së tyre dhe zbulimeve të shkencës. Shembujt në këtë drejtim janë të shumtë. Moris Bikaji përmend disa prej tyre në librin Bibla, Kur’ani dhe Shkenca. 

Kontradiktat mes metodologjisë shkencore, që mbështetet në prova logjike dhe shqisore, dhe metodologjisë së fesë së tyre, që thërret në pranimin e pakontestueshëm të dogmave, mes metodologjisë shkencore, e cila kushtëzon koordinim logjik, dhe mes asaj fetare, e cila, duke pranuar paradokset logjike, pohon se besimet pranohen me zemër edhe atëherë kur kundërshtojnë qartë ligjet e logjikës së shëndoshë. 

Zhytja e dijetarëve të fesë dhe atyre të shkencave të ndryshme në shumë çështje që nuk i përkasin botës së dukshme, në debate që argumentohen me mendime personale, pa prova dhe pa mbështetje në librat hyjnore, ose në argumente nga më të ndryshmet, që s’i përkasin fushës së tyre të hulumtimit dhe të vaditjes. Si një shembull në këtë drejtim mund të sillet libri i Isak Njutonit mbi topografinë e xhehenemit! 

Fanatizmi i disa dijetarëve fetarë në lëmit e shkencave natyrore, të cilët rrihnin të parashtronin publikisht “të vërteta shkencore” që pajtoheshin me besimin e tyre. Shembull është kryepeshkopi Xhejms Usher, studiues i njohur i Biblës, i cili, pas një analize “saktësore” të Biblës, arriti që të “zbulojë” se toka u krijua 4004 vjet para lindjes së Isait, alejhi selam. Ky zbulim i kryepeshkopit u publikua në vitin 1650 dhe pas pak vitesh u vendos si shënim në këmbë të tekstit në Librin e Zanafillës nga versioni zyrtar i Biblës. Bibla u botua me këtë shtojcë deri në kohën e mbretëreshës Viktoria. Disa kopje të atij versioni janë të peshkueshme edhe sot e gjithë ditën . 

Nuk është për t’u habitur fakti se këtë pohim e ka bërë një prift. Ajo që habit më tepër është se rektori i Universitetit të Kembrixhit e pranoi këtë zbulim dhe shkoi akoma më larg, duke pohuar se “trini” e ka krijuar Ademin, alejhi selam, më 23 tetor të vitit 4004 para erës sonë në ora 9 të mëngjesit. Këtë fakt na e tregoi Ronald Miler, i cili shtoi se rektori i Kembrixhit ishte i vetmi që pati guxim që datën e krijimit të Ademit ta shpallë si datë e fillimit të vitit akademik. 

Mospajtimet mes shkencës dhe fesë nuk u përkufizuan në çështjet dytësore të fesë. Ato përfshijnë edhe çështje themelore të fesë. ثshtë fakt, tanimë i pranuar edhe nga shumë teologë, se nuk ka argument shkencor që vërteton se libri mbi të cilin ndërtohet feja krishtere është fjalë e Mesias. Ai u shkrua pas një periudhe të gjatë kohore pas “vdekjes” së tij, ka kontradikta mes versioneve të këtij libri, syresh studiohen nga lëmi të quajtur Kritikat më të larta (The Highest Critics). 

Kontradiktor është edhe koncepti i tyre i hyjnisë. Zotit, i cili cilësohet si Krijues, i atribuohet djalë. Isai, “i biri i Zotit” kryqëzohet. Zoti është Një, dhe në të njëjtën kohë është Trini e përbërë nga ati, biri dhe shpirti i shenjtë. 

Mospajtimi mes religjionit dhe shkencës s’ishte vetëm konceptual. Ai ishte edhe mospajtim moral dhe politik me kishën, e cila flet në emër të religjionit. Për shkaqe të ngjashme me këto, shumë nga ata që pranonin ekzistencën e Zotit dhe e mbronin këtë iman, kishin një qëndrim që nuk e lidhte besimin me ndonjë religjion. Një nga historianët më të njohur të ateizmit në qytetërimin perëndimor Bakli thotë: “Mbrojtja e besimit në Zot, pa iu bashkangjitur ndonjë kishe, ishte çështje evidente nga vetvetiu. Kisha ishte pjesë e problemit, pjesë e sëmundjes që pengonte çdo njohje të Zotit. Ajo s’ishte pjesë e shërimit. Kisha ish toka pjellore që mundësoi shfaqjen e ateizmit” . 

Zbulimet e mëdha shkencore, që u mundësuan njerëzve të kuptojnë shumë nga dukuritë në gjithësi, e mbi të cilat u ndërtua teknologjia, që ua lehtësoi njerëzve jetën, arritjen deri te ushqimi, veshmbathja, shërimi, duke lehtësuar madje deri edhe ndërtimin e komunikimin etj., ishin sprovë për shumë njerëz, të cilët filluan të besonin se shkencat ekzakte do t’u mjaftonte si kompensim i besimit. Mendonin se shkenca do të arrinte sukses atje ku kish “dështuar” religjioni. Shembullin e tyre e tregon qartë Allahu në Kur’an: 

“Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të pavarur. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.” (El Alak, 6-7) 

“Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.” (Junus, 24) 

Një historian i shkencave thotë: Hovin e këtij iluzioni nuk e ndaloi asgjë përpos dy luftërave botërore. 

Shkak në përhapjen e ateizmit në botën perëndimore ishin disa parime ideologjike të vendosura dhe të mbrojtura nga filozofë të njohur, të respektuar dhe me ndikim. Në thelb, këta filozofë ishin besimtarë, por parimet e ideologjisë së tyre, si themele të ateizmit, ishin bindëse për shumë pasardhës, që mbështetën ateizmin e tyre mbi këto parime ideologjike. Besimin e këtyre filozofëve, të shprehur qartë, ata e konsideronin, çështje individuale që nuk përshtatet me parimet logjike që po të njëjtët filozofë i kanë vendosur. 

Një prej këtyre filozofëve ishte edhe Dekarti, teoricien i natyralizmit dhe shkencave natyrore. Sipas teorisë së tij: Natyra, pas krijimit të saj nga ana e Zotit, është pavarësuar me ligjet e saj natyrore të vendosura prej Zotit. Krijuesi (Zoti) nuk ndërhyn në çështjet e natyrës dhe nuk i ndalon efektet e veprimtarisë së saj. Krijuesi (Zoti) u largua nga jeta e përditshme njerëzore dhe nga interesat momentale të njeriut. Jeta mundej të vazhdojë pa iu drejtuar All-llahut, madje, edhe pa e përmendur Atë. All-llahu (Krijuesi) përmendej vetëm në fillim të bisedës për krijimin e botës. Emri i këtij krijuesi “pasiv”, te shumica e shkencëtarëve të natyrës u shndërrua në “metaforë” për parimin ose parimet, mbi të cilat ngrihet sistemi i natyrës. 

Shumica e njerëzve, kur dëgjon fjalën e Ajnshtajnit: Jam i bindur se Zoti nuk hedh zare, imagjinojnë se ai ka qenë besimtar, edhe pse qëllimi i kësaj fjalie ka qenë shprehje metaforike e refuzimit të tij të teorisë, sipas të cilës rastësia është e vërtetë objektive në strukturën e universit dhe nuk është çështje relative, e veçantë për vëzhguesin e kozmosit. 

Në kohën tonë fizikanti i njohur Xhorxh Smut, që zbuloi “rrudhat-anisotropy” në mikrovalët kozmike të sfondit, që datojnë prej periudhës së treqind mijë viteve të para të jetës kozmike dhe të cilat, sipas teorisë së Big Bang-ut ishin bërthamat, nga të cilat u formuan trupat kozmike, në një deklaratë para mediave, në vitin 1992, në të cilën publikoi dhe shpjegoi zbulimin e tij, tha: Nëse je i devotshëm, është sikur të shohësh Zotin. 

Kjo fjali ishte pjesë e tekstit integral që u tha dhe u transmetua nga mjetet e informimit. I njëjti autor, në librin e tij “Rrudhat e kohës- Wrinkles in time”, shkruan se është duke kërkuar falje për kolegët e tij fizikanë. 

Në shkencën mbi gjithësinë, atëherë kur hulumtimi i afrohet pyetjes esenciale mbi ekzistencën tonë, shkencat natyrore takohen me filozofinë dhe gjitha vijat ndarëse mes tyre gati se fshihen. Ajnshtajni, që jetën e tij e kaloi duke kërkuar shpjegim logjik për gjithësinë në një rast tha: “Dua të mësoj se si e krijoi Zoti botën.” Kjo fjali ishte thjesht metaforë për të nxjerrë në pah dimensionin e thellë të hulumtimit. Vërejtjet e mia, që shpesh citohen si prova, janë të njëjtit kallëp. 

Prej tyre është edhe Kanti, që e konsideroi parimin e kauzalitetit të veçantë për botën tonë. 

Metodologjia e ndjekur nga këta filozofë flet për një realitet që duhet marrë parasysh. Ndodh që njeriu të jetë besimtar i deklaruar, të identifikohet me një bashkësi besimtarësh dhe në të njëjtën kohë të mohojë besimin me disa ide që i ka. اështja e besimit është e ngjashme më çështjen e sjelljes, njeriu mund të jetë besimtar, por në brendësinë e tij ka akoma cilësi të injorancës dhe sjellja e tij më tepër i përkon injorancës sesa besimit. Ka situata të tilla kur sjellja e tij rrënon besimin që ai pretendon. A nuk ka thënë i Dërguari i All-llahut, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të: “Njeriu që kryen marrëdhënie seksuale jo ligjore nuk është besimtar në momentet e atij veprimi.” I njëjtë është edhe rasti me idetë që ka njeriu. Devijimi në ide është më i rrezikshëm sesa devijimi në sjellje për vetë mendimtarin dhe, më pas, edhe për tjerët. 

Edhe muslimanët kanë pasur përvoja të ngjashme në historinë e tyre. Xhehminjtë, për shembull, e kanë kumtuar haptazi përkatësinë e tyre islame, madje, mes tyre ka pasur edhe njerëz të devotshëm, por kuptimi i tyre mbi atributet (sifatet) e All-llahut ishte ateist, siç e kemi përmendur në disa nga shkrimet tona. Falë mundit që dhanë kolosët e shkencave islame, që logjikisht dhe duke u mbështetur në tekstet e shpalljes, shpjeguan devijimin e tyre dhe kështu minimizuan ndikimin e tyre negativ, që ndoshta do të kish arritur nivelin e ndikimit të filozofëve perëndimorë. Dijetarët e Islamit shpjeguan kotësinë e rregullave të tyre që shpijnë drejt ateizmit. 

Ateistët, duke ndjekur metodologjinë e mashtrimeve, fenë e vendosën përballë shkencave natyrore, duke trumbetuar për veçoritë, me të cilat dallohen shkencat, duke folur për frytet e veprimtarisë së tyre, të shfaqura në formë inovacionesh të dobishme për njerëzimit. Me zgjerimin e njohurive rreth universit, ata ndikuan në eliminimin e shumë miteve lidhur me universin dhe me natyrën e faktorëve ndikuese në gjithësi dhe kështu arritën që njerëzit t’i bindin të mbështeten kryesisht në shkencat ekzakte e jo në fe, në njohjen e të vërtetave. 

Ky pohim ndoshta do të ishte më se i pranueshëm në situatë mospajtimi absolut mes fesë dhe shkencave ekzakte, situatë në të cilën njeri me logjikë të shëndosh nuk do të arrinte të bënte bashkimin mes postulateve të fesë dhe zbulimeve shkencore. Ai do të ishte i pranishëm edhe atëherë kur shkencat ekzakte do të ishin të afta të zbulonin, duke ndjekur metodologjinë e tyre shkencore, sekretet e jetës, shkakun e jetës së tyre në këtë planet, çfarë ndodh me njerëzit pas vdekjes, të zbulojnë vlerat udhëzuese. Shkencat ekzakte, me natyrën e tyre dhe me pranimin e personaliteteve më të dalluar të atyre shkencave, nuk arritën të japin përgjigje të prera në këto çështje. Mbështetësi i teorisë: Merre shkencën dhe ktheji shpinën fesë, është si njeriu që thotë: Njerëzit që pajtohen për gjërat që i perceptojnë me shqisat e tyre janë më të shumtë në numër sesa ata që pajtohen për përfundimet të nxjerra nga premisat logjike. Pranuesi i këtij pohimi thotë: Prandaj duhet të mbështetemi vetëm në shqisat tona dhe ta lejmë anash logjikën. ثshtë gabim të mendohet se shqisat janë rruga e vetme për njohjen e asaj, për të cilën ka nevojë njeriu. Nuk është kontradiktore të mbështetesh në shqisat atëherë kur ato janë rruga e vetme e njohjes dhe në logjikën, për çështjet që njihen me shkencë. 

Ndeshja mes shkencave dhe fesë, fesë së vërtetë, që e pranon metodologjinë shkencore si mjet pasurimi të njohurive, por jo edhe si mjet i vetëm për njohje të realitetit, nuk është e mundshme. Ka njohuri që mësohen vetëm me transmetim, disa tjera arrihen me deduktim logjik dhe të vërteta që nuk njihen përpos me anë të të dërguarve. I mençur është ai që i përdor gjitha këto rrugët e gnosës (njohjes) sipas llojit të realitetit që rreh të njohë. Nuk mundet të cilësohet si i mençur ai që e përkufizon vetën vetëm me disa mënyra të njohjes, duke mohuar të tjerat. Për këtë arsye, nevojat e mëdha për njohjen e realiteteve që s’mësohen me anë të shkencave ekzakte, disa njerëz preferojnë të kapurit te disa fe, edhe pse në to shohin gjëra të kota. Disa aspekte të njohjes tek ata ngelen të pakënaqur. 

Shembull i disa krahasimeve artificiale që unë i konsideroj qesharake është fjala e filozofit Poper, që e mori si shembull Vajnberg (Weinberg): “ثshtë evident fakti se jo-logjika është përgjegjëse për shumë luftëra dhe armiqësi ndërkombëtare, para kryqëzatave dhe pas tyre. Unë akoma nuk di për ndonjë luftë që është ndezur për hir të ndonjë qëllimi shkencor ose me urdhër të shkencëtarëve.” 

Poperit i përgjigjemi: Asnjë luftë gjithashtu nuk është ndezur për hir të divergjencave letrare dhe shijeve artistike, por gjithë luftëtarët, fetare dhe jofetare, përfitojnë nga njohuritë e tyre të kësaj bote në luftërat e tyre. Edhe pse asnjë luftë nuk është nisur në emër të shkencës ajo (shkenca) ka qenë shërbyes i nënshtruar i luftërave, pse atëherë asaj i jepet përparësi para fesë? I thuhet: Janë ndezur luftëra për shkak të dallimeve në ngjyrë dhe për shkak të përkatësisë racore dhe kjo nuk do të thotë njerëzit të heqin dorë nga ngjyra dhe raca e tyre. Kësaj i shtojmë edhe faktin se gjitha luftërat janë të këqija padyshim dhe për këtë i Dërguari i All-llahut, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju njerëz mos e kërkoni takimin me armikun dhe kërkoni që All-llahu t’ju mbrojë…”, por lufta në disa raste është mjet i vetëm për mbrojtjen e së drejtës dhe për parandalimin e dëmit më të madh. 

Autori: Dr. Xha’fer Shejh Idris

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit