2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vaj i Ullirit

Më të lexuarat

Vaj i Ullirit

Betohet Allahu ne kuran per ullirin.Dhe kur Zoti betohet per nje krijese tregon se ajo eshte e rendesishme dhe ka miresi te medhaja.

Sure Tin :1. Pasha fikun dhe ullirin!

Protagonist i padiskutueshëm i tavolinave tona, mik i ngushtë i çdo ushqimi, produkti më “fisnik” i ullirit që, ashtu si qumështi i nënës, me të drejtë meriton të quhet eliksir i jetëgjatësisë

Nëse do të flisnim për vajin e ullirit, sigurisht që në fillim do të na duhej të flisnim gjatë për ullirin, drurin e mrekullueshëm nga i cili përftohet ai. Jo më kot, në shkrimet e shenjta, në Kuran dhe në Bibël, ulliri përmendet si pemë e bekuar dhe e shenjtë për të gjithë popujt që jetonin në brigjet e detit Mesdhe, ndërsa që në kohët më të lashta kjo pemë ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Ai dallohet nga frytdhënësit e tjerë për lashtësinë, jetëgjatësinë gati shekullore, për vlerat ushqimore e shëndetësore të pakrahasueshme. Pema e ullirit njihet si simbol i shpresës, i miqësisë dhe i jetës. Por dhurata më e çmuar e kësaj peme është “ilaçi natyror i artë” (vaji), i pazëvendësueshëm për shijen, dobinë për shëndetin, zemrën, artikulacionet, tretjen dhe lëkurën. Ka veti të mrekullueshme shëruese dhe ndikon në rritjen e fuqisë dhe energjisë së organizmit. Miku i padiskutueshëm i tavolinës dhe çdo ushqimi.

Eliksir i jetëgjatësisë

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në ShBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit, dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan këta të fundit nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, losionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: “Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Të gjitha këto “mirësi” që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!

Pak histori

Ndodhet prej më shumë se tetë mijë vjetësh në tavolinat tona

Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga “fruti” i saj e kanë shoqëruar prej mijëvjeçarësh historinë e njerëzimit. Rreth 8000 vjet më parë kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por ka shumë mundësi që ndër të parët që janë marrë seriozisht me kultivimin e saj kanë qenë sirianët apo grekët. Në vazhdim, feniksit e shpërndanë kultivimin e kësaj bime në të gjitha brigjet e Mesdheut, nga Afrika në Evropën e Jugut. Me grekët, kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, por në të vërtetë ishin romakët që provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar këtë pemë, që ata e konsideronin të shenjtë. Në shumë raste romakët u urdhëronin popullsive të pushtuara pagimin e taksave, nëse donin të shfrytëzonin pemët e ullinjve.

Po ashtu, ishin pikërisht romakët që arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Qysh nga fillimi i historisë, ulliri dhe frytet e tij kanë qenë të pranishëm në historinë e njerëzve, që nga ritet e shenjta e deri në jetën e përditshme. Edhe atëherë, vaji i ullirit, në fakt, përdorej jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në masazhet në kozmetikë. Në poemat homerike vaji përdorej ekskluzivisht për pastërti dhe higjienë. Romakët antikë e klasifikonin vajin e ullirit në katër cilësi: “oleum ex albis ulivis” që vinte nga shtypja e ullinjve jeshilë, “oleum viride” që vinte nga ullinjtë e mbledhur në një stad më të avancuar pjekjeje (shumë të pjekur), “oleum caducum” nga ullinjtë e rënë përtokë dhe “oleum cibarium” që bëhej nga ullinjtë thuajse të krimbur, që ishin të destinuar për ushqyerjen e skllevërve. Në Romën e lashtë përdorej zakonisht nga mbretërit dhe familjet e pasura, që kishin mjetet e shumta për mbledhjen dhe shtypjen e ullinjve. Këto mjete janë gjetur nga arkeologët në gërmimet e ndryshme në zonën e Mesdheut. Po ashtu, citimet e ndryshme në Bibël dhe Kuran tregonin rëndësinë historike të këtij “fruti” në jetesën dhe punën e njerëzve. Edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë, vaji i ullirit konsiderohet si një produkt plot misticizëm dhe mbi të gjitha si një përbërës i rëndësishëm në dietën e famshme mesdhetare, një modë ku shumë ekspertë çdo ditë arrijnë të nxjerrin në pah aspektet e mira për shëndetin. Sot, vaji i ullirit përdoret para së gjithash në kuzhinë, kryesisht ai “ekstra i virgjër”, për t‘u dhënë shije sallatave, ushqimeve të ndryshme dhe për të konservuar perime të ndryshme. Aroma e mrekullueshme dhe vetitë magjike e bëjnë shumë të përshtatshëm edhe për gatime të ndryshme. Shija e vajit mund të variojë në varësi të varieteteve të ullinjve nga të cilët prodhohet, vendi i prodhimit, pjekja dhe mënyra e mbledhjes së tyre.

Vendet prodhuese

Prodhimi i vajit “ekstra të virgjër” përfshin kryesisht zonën e Mesdheut, që është edhe vendi i origjinës së tij. Këtu mund të përfshihen: Shqipëria, Kroacia, Egjipti, Algjeria, Bosnjë-Hercegovina, Franca, Jordania, Greqia, Irani, Libani, Libia, Maroku, Palestina, Portugalia, Siria, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia. Nuk duhet harruar të shtojmë këtu edhe vajrat që prodhohen në vende si Argjentina, Australia, Kalifornia, Kili dhe Afrika e Jugut

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)
Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.” Pejgamberi s.a.u.s këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Nese vaji i ullirt i fryhet leximi i ajteve te magjise dhe syrit dhe me te lyhesh dhe pi nga luge ne dite sherben edhe per sherimin e ketyre te fundit.E mire eshte qe vajit ti kendohen dhe keto ajete kuranore.

Betohet Allahu.

Sure Tin :1. Pasha fikun dhe ullirin!

Nur :35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.

23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit