Shpërbërja e institucioneve të Serbisë nga veriu i Kosovës është njëri nga kushtet formale që Bashkimi Evropian të vendosë për datën e negociatave me Serbinë, ka thënë ish-shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.
“Kushtet formale për të fituar datën e negociatave për anëtarësim në BE janë marrëveshjet me Prishtinën për energjinë elektrike, telekomunikacionin, ashtu si edhe heqja e institucioneve tona nga veriu i Kosovës”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.
Ai ka shprehur dyshime se këto çështje mund të zgjidhen në kuadër të dialogut teknik. Sipas tij, nëse nisin bisedimet politike, tema do të jenë: manastiret, kishat, veriu i Kosovës, pasuritë dhe të drejtat e serbëve në jug të Ibrit.kohaislame