4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hapja e urës mbi Ibër, peng i kufirit administrativ

Më të lexuarat

Revitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, përfshirë këtu edhe heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” që është vendosur mbi këtë urë, deri më tash ka mbetur peng i mosarritjes së një marrëveshjeje për shënimin e vijës së kufirit administrativ ndërmjet dy komunave të Mitrovicës, asaj jugore dhe asaj veriore.

Kontesti që frenon shënimin e vijës së kufirit administrativ ndërmjet dy komunave është çështja nëse fshati Suhodoll i takon komunës jugore apo asaj veriore.

Kryetarët e të dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri i Komunës jugore dhe Goran Rakiq i Komunës veriore, në vazhdimësi janë përplasur lidhur me këtë kontest.

Por, a do të vazhdojë që kjo çështje të stagnojë ende dhe ta mbajë peng revitalizimin e urës kryesore mbi Ibër?

Barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, ishte vendosur më 18 qershor të vitit 2014 nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bahtiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë disa muaj është zgjedhur kompania e cila do t’i kryej punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe se punimet do të nisin së shpejti.

“Po presim që t’ia nisin punës menjëherë. Lejen ua kemi lëshuar dhe ata tash duhet të veprojnë. Kompania është zgjedhur. Unë pres që këtë muaj gjithsesi të fillojnë punimet. Në fakt po pres që të fillojnë menjëherë. Me kanë garantuar se ura do të jetë e përfunduar deri në fund të qershorit”, tha Bahtiri.

Por, krejtësisht ndryshe e sheh situatën kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Rakiq. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se fati i revitalizimit të urës dhe heqjes së barrikadës mbi të, është i ndërlidhur me një marrëveshje apo memorandum për përcaktimin e kufirit administrativ ndërmjet dy komunave.

“Në Bruksel është arritur marrëveshja që caktimi i kufijve të dy komunave është kusht për fillimin e punës në urë. Unë nuk kam qenë në Bruksel kur është arritur marrëveshja, por baza për fillimin e revitalizimit të urës është shënimi i kufijve ndërmjet dy komunave. Kjo nuk ka ndodhur ende. Duket se është në interesin e dikujt që të krijojë tensione”, ka thënë Rakiq.

Sipas tij, shënimi i kufijve administrativ ndërmjet dy komunave, nuk mund të bëhet pa zgjidhjen e çështjes se cilës komunë i takon fshati Suhodoll. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, banorët e fshatit Suhodoll kanë votuar për zgjedhjen e këshilltarëve komunal të komunës së Mitrovicës së veriut dhe aty tashmë janë 5 këshilltarë shqiptarë.

Por, Bahtiri thotë se me Dukumentin e Ahtisaarit (mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës), fshati Suhodoll është ndarë në të epërm dhe të poshtëm. Sipas tij, votimi i qytetarëve të komunës së jugut, për komunën e veriut ka qenë gabim.

“Ai ka qenë gabim i KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), i cili i ka futur njerëzit në atë pjesë. Atje e kanë marrë vetëm tokën, sepse unë e kam hartën kadastrale. Ajo është vetëm tokë, që këta (serbët e veriut) dëshirojnë të investojnë dhe ta ‘mbjellin’ popullatën atje. Është Suhodoll i poshtëm dhe i epërm, por nuk e ka asnjë shtëpi, sipas planit të Ahtisaarit. Ata se kanë përdorur këtë dhe kanë hyrë në zgjedhje, por ka qenë gabim dhe asgjë tjetër”, theksoi Bahtiri.

Por, Rakiq thotë se në rast se fshati Suhodoll kalon nën administrimin e komunës jugore, atëherë 5 deputetë, që aktualisht janë pjesë e Kuvendit të Komunës së veriut të Mitrovicës, duhet ta lëshojën këtë institucion. Kjo, sipas tij, do ta çrregullonte këtë Kuvend dhe funksionimin e tij. Sipas tij, ekzistojnë dy harta, në të cilat janë bazuar institucionet e Kosovës.

“Kur kanë qenë zgjedhjet, unë ua pata tërhequr vërejtjen që të mos e përdorin hartën, e cila thotë se Suhodolli është në Mitrovicën e veriut, por ta pranojnë që është në Mitrovicën e jugut dhe se nuk mund të votojnë për veriun. Ata më thanë ‘jo, Suhodolli është në veri dhe kështu do të votohet”.

“Tash, kur kanë përfunduar zgjedhjet, ata thonë’ kemi bërë një gabim të vogël. Ta kthejmë Suhodollin prapë në jug e këshilltarët të mbeten në veri’. Ju lutem, ky nuk është gabim i vogël. Dikush po luan, jo me ne, por me qytetarët”, tha Rakiq.

Megjithatë, ai ka theksuar se duhet gjetur një kompromis dhe sipas tij, zgjidhja do të ishte që hapësira ku janë shtëpitë e shqiptarëve të mbetet nën komunën jugore, ndërkaq, shtëpitë e banuara me serbë, të shkojnë me komunën veriore.

Por, Bahtiri, ka përjashtuar një kompromis të tillë, duke thënë se për të është i vlefshëm vetëm Dokumenti i Ahtisarit, i cili, siç thotë ai, Suhodollin e njeh si fshat të Komunës së Mitrovicës së jugut.

Në anën tjetër, barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, jo rrallë ishte bërë shkak i tensioneve ndërmjet shqiptarëve që janë popullatë shumicë në komunën jugore dhe serbëve që janë popullatë shumicë në komunën

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit