3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

EULEX: Institucionet e drejtësisë, të ndikuara politikisht

Më të lexuarat

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk po i beson sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ky institucion ndërkombëtar e ka akuzuar hapur spektrin politik në Kosovë për ndërhyrje në rastet e mëdha gjyqësore.

Mosgatishmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë që të përballen me rastet e mëdha, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të profileve të larta, ka bërë që këto raste të jenë në dorë të EULEX-it.

Ndërkohë që mandati i EULEX-it zyrtarisht përfundon në qershor të këtij viti, ky mision e thotë qartazi se nuk kanë besim në kolegët e tyre kosovarë. Kjo për arsye të ndërhyrjeve nga jashtë, me theks të veçantë të ndikimit të politikës në organet e drejtësisë.

“Është e qartë se mjedisi në Kosovë nuk ka arritur ende në atë pikë, saqë gjyqësori të mundë t’i kryejë funksionet e tij në mënyrë konsekuente pa u penguar nga forcat e jashtme, por institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmëri në disa prej rasteve. Vështirësi mbeten në lidhje me kapacitetin, konsistencën dhe pavarësinë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për gazetën “Zëri”, duke shtuar se shqetësim serioz është ndërhyrja politike në gjyqësor, në veçanti për arsye se kjo mund t’i pengojë institucionet gjyqësore që të punojnë si duhet dhe në mënyrë të paanshme.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit