-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

DUKURIA E TERRORIZMIT DHE TRAJTIMI I SAJ NDËRMJET PËRPJEKJEVE DIPLOMATIKE, AJETEVE KURANORE DHE HADITHEVE PROFETIKE

Më të lexuarat

Ky punim, në formë artikulli, është publikuar në Takvimin për vitin 2008. Me sugjerime përkatëse, punimin e kam përkthyer pjesërisht dhe e kam përshtatur ashtu siç i nevojitet aktualitetit islam në Kosovë, kuptohet aq sa kam patur mundësi dhe aq sa më ka premtuar koha e shkurtër që kam patur në dispozicion.

Kapitulli I:

HYRJE NE BOTEN E TERRORIZMIT DHE TIPARET E TERRORISTEVE (DIAGNOSTIFIKIMI I SEMUNDJES)
Falënderimet më të sinqerta qofshin për Allahun ndërsa përshëndetjet më të ngrohta qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhammedin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij gjer në amshim!
Thotë Allahu në Kur’anin Finsik:
„وَاتَّقُواْ فِتْنَةً لاَّ تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمْ خَآصَّةً وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë“. ([1])
„ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)“. ([2])
„لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ذَلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ [78] كَانُواْ لاَ يَتَنَاهَوْنَ عَن مُّنكَرٍ فَعَلُوهُ لَبِئْسَ مَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.“. ([3])
„كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم مِّنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit“. ([4])
Bazuar në këto dhe tekste tjera kur’anore neve obligohemi që të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja, ta pengojmë tiranin dhe mëkatarin nga dhuna dhe mëkatet. Ndryshe, Allahu për shkak të disa njerëzve të paktë, që luajnë me sigurinë e njerëzve dhe shkatërrojnë në tokë, do të na ndëshkojë të gjithëve, ngase ndëshkimi i Allahut sikur që nuk shtyhet, ai po ashtu as nuk dallon të mirin nga të keqin, muslimanin nga jomuslimani; ai përfshin të gjithë…
Sot, ummeti islam sa vuan nga armiqtë e jashtëm, të cilët i janë vërsulur për t’ia thithur gjakun, grabitur pasurinë, për të shkaktuar dyshime në besim e fe, duke u ndihmuar edhe nga globalizmi dhe sekularizmi, dhe këtë nëpërmjet mjeteve të informimit, të shkruara apo elektronike qofshin, me pretekst të përhapjes së të „mirës“, kulturës, civilizimit, globalizmit dhe demokracisë, ai po aq, në mos më shumë, vuan edhe nga plasaritjet e brendshme të strukturës së tij. Divergjencë në të menduar e besuar, ndarje në lëvizje, grupe, medh’hebe e parti, mbytje dhe dëbim nga shtëpitë të njerëzve të pafajshëm dhe të shtyrë në moshë, pleq, gra apo fëmijë qenë ata…Të gjitha këto janë pjellë fatzeze e kësaj divergjence, përçarjeje dhe fatkeqësie fetare dhe njerëzore që ka sulmuar rëndë botën islame.
Në disa vende të botës arabe dhe islame janë paraqitur disa të rinj muslimanë, të cilët thërrasin për rikthim në islam. „Xhihad, Xhihad!“, „Vdekje të nëpunësve dhe hipokritëve“, janë moto të tyre.
Kur ta analizojmë dhe shtjellojmë çështjen e tyre shohim se ata janë bartës të ideve të prapambetura dhe ekstreme. Ata prej Islamit hise kanë vetëm emrin e tij derisa kundërshtojnë udhëzimet e tij. Ata shkaktojnë trazira, rrëmuja, kaose dhe skandale në toke ndërsa mendojnë se janë duke vepruar drejt. Tronditin dhe trazojnë thellë qetësinë shpirtërore, ideore dhe politike të muslimanëve. Ftojnë në mos respektimin e prijësve, kundërshtimin dhe kryengritjet ndaj tyre, dhe jo vetëm kaq, ata edhe nxisin rininë që krahas kësaj kryengritje të luftojnë edhe të gjithë ata që gjenden përkrah këtyre liderëve, pa marrë parasysh se a janë dijetarë, personel i organit të sigurisë, etj. Fatkeqësisht, e tërë kjo marrëzi kryhet në emër të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja dhe përhapjes së të mirës dhe luftimit-pengimit të së keqes. Predikojnë dashurinë për vlera e virtyte, për mirëkuptim mes njerëzve ndërsa realiteti i tyre dëshmon të kundërtën. Ata rroken armët për të luftuar të gjithë ata që nuk ndajnë mendim të njëjtë me të tyre dhe nuk besojnë sikurse besimi-bindja e tyre. Shembulli i fjalëve të tyre është sikurse shembulli i Faraonit, i cili iu tha izraelitëve:
“قَالَ فِرْعَوْنُ مَا أُرِيكُمْ إِلَّا مَا أَرَى وَمَا أَهْدِيكُمْ إِلَّا سَبِيلَ الرَّشَادِ
…Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!”. ([5])
Ne, duke studiuar tekstet kur’anore dhe ato profetike, me lejen e Allahut, do të arrijmë tek rrënjët e kësaj problematike shoqërore dhe fetare. Do të njihemi edhe me ligjet e Allahut nën kupolën e këtij kozmosi dhe mënyrën e ndërrimit dhe largimit të së keqes. Do të bindemi se rekomandimet kur’anore janë shërimi më adekuat!
Ky studim do të diagnostifikojë këtë sëmundje duke u nisur nga parimi bazë se terrorizmi, para së gjithash, është një sëmundje ideologjike, dogmatike (doktrinë fetare) dhe rrënjësore-origjinale , që ka rrënjët e saj ideologjike, dogmatike (fetare) dhe historike. Patjetër, pra, na duhet të hyjmë me ata ekstremistë e terroristë në një betejë ideore dhe civilizuese- kulturore, që t’i mundim ata ngase trajtimi-shërimi i idesë së gabuar dhe kulturës së shtrembëruar nuk bëhet vetëm se nëpërmjet idesë së qëlluar dhe origjinale, e cila mbështet në Kur’an, Sunnet, përpjekje shkencore të dijetarëve, të shquar për devotshmëri dhe sinqeritet, në të kaluarën dhe tanishmen.
Ky punim, dashtë Allahu, do të jete si përgjigje e pyetjeve vijuese:
Domethënia e Terrorizmit dhe rrënjët e ideologjike dhe historike të kësaj dukurie.
Cila është rruga ideore dhe cilat janë hapat metodik që ndihmojnë në zhdukjen e dukurisë së terrorizmit?
Mbajtja për idesë së matur (meshtarisë) dhe balancimit-ekuilibr it në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit a është zgjidhje për këtë fatkeqësi ideologjike, fetare dhe shoqërore?

-I-

Domethënia e Terrorizmit
Historikisht, bazuar në disa studime bashkëkohore, fjala terrorizim është përdorur për një lloj pushteti të përvetësuar nga revolucioni francez në periudhën e Republikës Jakobiane (Jacobin Republic) në vitet 1793-1794 kundër paktit të dy mbretërve borxhez që ishin kundër revolucionit. Si rezultat i këtij terrorizmi të kësaj periudhe, e cila quhet “Reign of Terror” (Epoka e terrorit), u arrestuan 300.000 të dyshimtë dhe u ekzekutuan afër 17.000 të tjerë, duke mos llogaritur këtu mijëra të burgosur që vdiqën nëpër burgje.
Sipas disa studiuesve, terrorizmi ka ndodhur shumë më herët madje gjatë gjithë historisë njerëzore dhe atë në të gjitha anët e botës. Historiani grek, Xenephon (30-34 para Isait) kishte shkruar për nxitjet shpirtërore për luftë dhe terror ndaj popujve. Ai kishte folur për pushtetarë romak, si: Tiberius (14-37 p. I.), Caligula (37-41 p. I.), të cilët me dhunë, konfiskim të pasurisë dhe ekzekutim kishin nënshtruar ata që kundërshtonin pushtetin e tyre. Ndoshta inkuizicionin që bën spanjollët ndaj pakicave fetare e në veçanti ndaj asaj muslimane ishte prej stacioneve më të rëndësishme të terrorizmit në historinë e kulturës perëndimore.
Disa shtete terrorizmin e kishin përvetësuar si pjese e strategjisë politike të shtetit, si: Hitleri nazist në Gjermani dhe Stalini në ish-Bashkimin Sovjetik. Nga këndvështrimi perëndimor, organizata dhe lëvizje, si: Bader Majenhof në Gjermani, ushtria e kuqe japoneze, ushtria republikane irlandeze, Bask Eta, etj, janë llogaritur ndër organizatat më të njohura të terrorizimit në historinë e shekullit XX.
Po ta analizojmë domethënien e kësaj fjale në gjuhën arabe nga aspekti i përbërjes së saj gramatikore dhe morfologjike do të shohim se fjala „Irhab“ (إرهاب) rrjedh nga folja „Erhebe“ (أرْهَبَ), që ka kuptim të frikësimit. Thuhet: „Erhebe fulanen“- e ka frikësuar filanin. Kuptim të ngjashëm ka edhe fjala: „Rehhebe“ (رَهّبَ). Ndërsa folja „Rehibe“ (رَهِبَ، يَرْهبُ رَهْبَةً ورَهْبًا ورَهَبًا) ka kuptimi e frikës. Thuhet „Rehibe’sh shej’e rehben“- ia ka frikën diç-it. Folja „Terehhebe“ (تَرَهَّبَ) ka kuptim të vetmisë në sinagogë për adhurim. Prej kësaj fjale rrjedh fjala rabin (ar. rahib, rahibe, ruhbanijjeh) . Kjo folje, nëse është kalimtare, përdoret edhe me kuptim të kërcënimit. Kur’ani këtë shprehje e ka përdorur edhe në formën „Isterhebe“ me kuptim të foljes „Rehhebe“, në tregimin e Faraonit me magjistarlt e vet dhe Musain, alejhi’s selam:
„قَالَ أَلْقُوْاْ فَلَمَّا أَلْقَوْاْ سَحَرُواْ أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ
Ai (Musai) tha: “Hidhni ju”! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe“. ([6])
Siç po vërejmë, Kur’ani fjalën terrorizëm (Irhab) nuk e ka përdorur vetëm në këtë forme por e përdori në forma të ndryshme të cilat rrjedhin prej kësaj lëndë, disa prej të cilave tregojnë për terrorizëm, frikë, lemeri, druajtje, ankth e kërcënim derisa të tjerat aludojnë në adhurim dhe lutje. Kjo fjalë me derivatet e saja me kuptim të „frikës dhe trembjes“ në Kur’an është përdorur 7 here në vende të ndryshme:
1- (Jerhebune يَرْهَبُون), siç thotë Allahu:
„ وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى الْغَضَبُ أَخَذَ الأَلْوَاحَ وَفِي نُسْخَتِهَا هُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ
E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre“. ([7])
2- (Ferhebun فارْهبُون), siç thotë Allahu:
„ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اذْكُرُواْ نِعْمَتِيَ الَّتِي أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَوْفُواْ بِعَهْدِي أُوفِ بِعَهْدِكُمْ وَإِيَّايَ فَارْهَبُونِ
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua“. ([8])
3- (Turhibune ُرهِبُونَ), siç thotë Allahu:
„ وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ وَمِن رِّبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدْوَّ اللّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِن دُونِهِمْ لاَ تَعْلَمُونَهُمُ اللّهُ يَعْلَمُهُمْ
E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata…“. ([9])
4- (Isterhebuhum استرهبوهم), siç thotë Allahu:
„ قَالَ أَلْقُوْاْ فَلَمَّا أَلْقَوْاْ سَحَرُواْ أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ
Ai (Musai) tha: “Hidhni ju”! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe“. ([10])
5- (Rehbeten رَهْبَةً), siç thotë Allahu:
„ لَأَنتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةً فِي صُدُورِهِم مِّنَ اللَّهِ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ
Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë“. ([11])
6- (Reheben رَهَبًا), siç thotë Allahu:
„ إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ
…Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh“. ([12])
Ndërsa me kuptim të „adhurimit dhe lutjes“ është përdorur pesë herë në vende të ndryshme:
1- (err-Rruhban الرهبان), siç thotë Allahu:
„ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّ كَثِيراً مِّنَ الأَحْبَارِ وَالرُّهْبَانِ لَيَأْكُلُونَ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللّهِ
O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut…“. ([13])
2- (Ruhbanen رهبانًا), siç thotë Allahu:
„ لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُمْ مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الَّذِينَ قَالُوَاْ إِنَّا نَصَارَى ذَلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: “Ne jemi nesara-krishterë “. Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë“. ([14])
3- (Ruhbanehum رهبانهم), siç thotë Allahu:
„ اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَمَا أُمِرُواْ إِلاَّ لِيَعْبُدُواْ إِلَـهًا وَاحِدًا لاَّ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë“. ([15])
4- (Rehbanijjeten رهبانية), siç thotë Allahu:
„ وَرَهْبَانِيَّةً ابْتَدَعُوهَا مَا كَتَبْنَاهَا عَلَيْهِمْ
…ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre…“. ([16])
Derivatet e fjalës “Rehebe” (رَهَبَ) nuk janë përmendur shpesh në hadithe të Muhammedit, alejhi’s selam. Ndoshta prej më të njohurave është shprehja “Rehbeten” (رَهْبَة), në duanë:
“رغبة ورهبة إليك
Të lus me dëshirë (në shpërblimin Tënd) e frikë(nga ndëshkimi Yt) tek Ti”. ([17])
Një gjë që vërehet qartë është edhe ajo se Kur’ani dhe Sunneti përmbajnë disa fjale që në vete kanë kuptime të terrorizmit dhe dhunës, ose thënë me fjalë tjera, përdorimit të forcës dhe kërcënimit për realizimin e disa synimeve të caktuara. Prej këtyre domethënieve është: ndëshkimi, mbytja, padrejtësia, armiqësia, xhihadi, lufta, etj, përveçse këto fjalë kanë domethënie të caktuar që kuptohet nga konteksti i ajetit apo hadithit.

-II-

Sfondi historik i dukurisë së terrorizmit
Kohëve të fundit është shfaqur një dukuri, e re në formë dhe ngjyrë, por e vjetër në rrënjë dhe ekzistencë. Sipas studimeve flitet se rastet më të vjetra të njohura si terroriste janë regjistruar nga një sekt fetar çifut, Sikarijunet, i cili ishte sekt ekstrem dhe që për sulm të armiqve përdorte taktika të panjohura. Zakonisht preferonin sulmin gjatë ditëve festive….
– Disa historianë mendojnë se rrënjët e terrorizmit konkret dhe ideor zënë fill tek ideja e sionizmit çifut. Këtë gjë e kanë vërtetuar në bazë të filozofisë sioniste e cila mbështetet në këto baza:
§ Cifutët janë populli i zgjedhur i Allahut. Shpirtrat e tyre dallojnë nga shpirtrat e njerëzve tjerë, të cilët kane shpirtra djajsh dhe të ngjashëm me ata të kafshëve. Izraelitet janë më të nderuar se edhe vet engjëjt…
§ Tërë dynjaja është pronë e çifutëve dhe mu për këtë ata kanë të drejtë ta mbizotërojnë atë.
§ Palestina është synimi kryesor i çifutëve, ngase ajo është tokë e shenjtë, është tokë e ringjalljes dhe si e tillë iu takon vetëm atyre…
§ Cifutët kudo që janë përbejnë vetëm një popull dhe kanë vetëm një bazë, e cila është toka e Palestinës.
– Mendohet se pas zbulimit të kontinentit amerikan në fund të shek. XV, ishte regjistruar kjo dukuri. Shoqëria amerikane ishte e ndërtuar në baza racore, burim i të cilave ishte ideja fetare çifute, e cila kishte depërtuar nëpërmjet puritaneve britanez. Bazuar në këtë bazë historike fetare çifute, mbi te cilën ishte themeluar Amerika veriore, amerikanët panë veten si misionare të mesazhit fetare botërore dhe se ata janë Izraeli i ri, që Allahu i zgjodhi ta luajnë këtë rol të udhëheqësit të botës…
Edhe pse kështu thuhet për zanafillën e kësaj dukurie megjithatë, gjatë shtjellimit dhe analizave të ndryshme, vijmë deri tek konkluzioni se kjo dukuri shtrihet shumë larg përtej këtyre kufijve kohorë që u përmendën më lartë. Zanafilla e saj buron nga konflikti i bijve të Ademit, alejhi’s selam, njeriut të parë në tokë. Thotë Allahu:
„وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًا فَتُقُبِّلَ مِن أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الآخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve“. ([18])
Pastaj këtë dukuri e trashëguan çifutët dhe të krishterët të cilët vranë e masakruan profetë e të dërguar të Allahut. Kur’ani ka regjistruar këto vepra të ndyra të këtyre njerëzve të cilët mbytën pejgamberët pa asnjë të drejtëe. Thotë Allahu:
„ وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُواْ بِمَا أَنزَلَ اللّهُ قَالُواْ نُؤْمِنُ بِمَا أُنزِلَ عَلَيْنَا وَيَكْفُرونَ بِمَا وَرَاءهُ وَهُوَ الْحَقُّ مُصَدِّقاً لِّمَا مَعَهُمْ قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنبِيَاء اللّهِ مِن قَبْلُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atë që e shpalli All-llahu”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut”?“. ([19])
„ ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُواْ إِلاَّ بِحَبْلٍ مِّنْ اللّهِ وَحَبْلٍ مِّنَ النَّاسِ وَبَآؤُوا بِغَضَبٍ مِّنَ اللّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الْمَسْكَنَةُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُواْ يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللّهِ وَيَقْتُلُونَ الأَنبِيَاء بِغَيْرِ حَقٍّ ذَلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore)“. ([20])
Edhe përkitazi me historinë islame janë shënuar incidente apo akte të tilla terroriste. Qysh prej fillimit të shkëndijave të para të fesë islame, predikuesi i saj, Muhammedi, alejhi’s selam dhe shokët e tij, iu ishin ekspozuar terrorizmit, mundimit, persekutimit, maltretimit, që shkaktuan edhe migrimin dy herë në Etiopi e së fundi edhe në Medine. Pastaj bllokada ekonomike dhe shoqërore për hashimitët, komploti i organizuar kundër Muhammedit, alejhi’s selam pak para hixhretit, për të vazhduar pas hixhretit me luftëra e beteja të mëdha, janë dëshmi për këtë terror të dhunshëm. Sikur skenat e këtij terrori pas vdekjes se Muhammedit, alejhi’s selam nuk ditën të ndalur; u vranë mizorisht Omeri, Uthmani dhe Aliu, tre prej katër halifëve të drejtë. Ky skenar i hidhur i këtij terrori, me forma dhe mënyra të ndryshme, sot, kthehet dhe përsëritet me pushtimet dhe kolonizimet që iu janë bërë vendeve tona islame nga armiq që gjuhë të vetme kanë tanket, bombarduesit F-16, dhe armët tjera.

-III-

Islami është i pastër nga akuza e terrorizmit
Islami nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin. Ai qëndron shumë larg terrorizmit dhe dhunës së ushtruar nga bindje personale të kujtdo qofshin. Ndërsa sa iu përket orientalistëve dhe perëndimorëve, ata përkitazi me këtë çështje, siç e kanë zakon, në studimet e tyre, që ua dedikojnë idhujve të tyre (liderëve të tyre), dolën me rezultate të marra. Ata Islamin e përshkruan si: Islam politik, Islam progresiv, Islam popullor, Islam tradicional, Islam i ringjallur-ripë rtërire, Rizgjim islam, Islam fundamental, Islam revolucionar, Islam radikal, Islam të ashpër, Islam militant, Dhunë islame, dhe së fundi Islam terrorist.
Demantimin tonë për këtë shpifje dhe akuzë të pabazë do të mund ta reduktonim në këto pika:
Vet rregullat fetare, që disa nga dijetarët tonë të sinqertë, i nxorën-përfituan nga tekstet kur’anore demantojnë një gjë të tillë. „Nuk ka dëm e as dëm reciprok“ (ose thënë me fjalë të tjera nuk bën ta dëmtosh askënd dhe as dëmin e shkaktuar nga dikush ta kthesh me dëm), „Dëmi largohet aq sa të kemi mundësi“, „Dëmi nuk largohet me një dëm si ai apo më të madh se ai“, „Përballohet dëmi i vogël që t’i iket dëmit të madh“, etj, janë disa prej këtyre rregullave fetare.
Ndërsa nga tekstet fetare që Islamin e zhveshin dhe shfajësojnë nga akuzat e tilla do të përmendnim:
„مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ كَتَبْنَا عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنَّهُ مَنْ قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعًا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَا أَحْيَا النَّاسَ جَمِيعًا وَلَقَدْ جَاءَتْهُمْ رُسُلُنَا بِالْبَيِّنَاتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيرًا مِنْهُمْ بَعْدَ ذَلِكَ فِي الْأَرْضِ لَمُسْرِفُونَ
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë“. ([21])
„ وَإِنْ جَنَحُوا لِلسَّلْمِ فَاجْنَحْ لَهَا وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di“. ([22])
„ وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى دَارِ السَّلَامِ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
All-llahu thërret për në xhenet (vatër të paqes), dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë“. ([23])
„ وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِنْ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَنْ يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا وَالصُّلْحُ خَيْرٌ وَأُحْضِرَتِ الْأَنْفُسُ الشُّحَّ وَإِنْ تُحْسِنُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s’ka dyshim se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithë çka veproni“. ([24])
„ وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِنْ بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِنْ فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ
Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit“. ([25])
„ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآَنُ قَوْمٍ أَنْ صَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ أَنْ تَعْتَدُوا وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
…Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë“. ([26])
Ndërsa nga tekstet profetike do të zgjidhnim hadithin që e transmetojnë Ibni Hibbani në Sahihun e tij dhe Imam Muslimi ne Sahihun e tij nga Ebu Hurejre:
„ مَنْ خَرَجَ مِنْ الطَّاعَةِ وَفَارَقَ الْجَمَاعَةَ فَمَاتَ مَاتَ مِيتَةً جَاهِلِيَّةً وَمَنْ قَاتَلَ تَحْتَ رَايَةٍ عِمِّيَّةٍ يَغْضَبُ لِعَصَبَةٍ أَوْ يَدْعُو إِلَى عَصَبَةٍ أَوْ يَنْصُرُ عَصَبَةً فَقُتِلَ فَقِتْلَةٌ جَاهِلِيَّةٌ وَمَنْ خَرَجَ عَلَى أُمَّتِي يَضْرِبُ بَرَّهَا وَفَاجِرَهَا وَلَا يَتَحَاشَى مِنْ مُؤْمِنِهَا وَلَا يَفِي لِذِي عَهْدٍ عَهْدَهُ فَلَيْسَ مِنِّي وَلَسْتُ مِنْهُ
Ai kundërshton (udhëheqësin) dhe ndahet nga kolektivi dhe vdes (në këtë gjendje), vdekja e tij është sikurse e injorantëve. Kush lufton dhe nuk se për çka lufton (ose lufton për fanatizëm[27]ose luftojn në kuadër të nje grupi që nuk dihet se lufta e tzre bëhet apo jo për Allahun[28]), hidhërohet për fanatizëm ose fton në fanatizëm ose e përkrah ndonjë të afërm a farefis (nga këndvështrimi i tij fanatik) dhe mbytet, mbytja e tij është sikur e injoranteve. Kush ngritët nga ummetit im dhe sulmon të mirin e të keqin dhe aspak nuk i intereson fati i të mirit (pafajshmit) si dhe nuk i përmbahet besës për atë që ka besë, ai as nuk është prej meje por as unë nuk jam prej tij“.
Ebu Davudi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„ لَا يَحِلُّ لِمُسْلِمٍ أَنْ يُرَوِّعَ مُسْلِمًا
ًNuk lejohet që muslimani ta frikësoje muslimanin“. ([29])
Bazuar në këto tekste fetare, çdo dëm, qoftë ai shqisor apo kuptimor, që godet individët apo shoqëritë e pastra-pafajshme, siç është sot dëmi nga dukuria e terrorizmit, është prej veprave të urryera dhe refuzuara, dhe përgjithësisht e detajisht, me çdo formë, lloj apo ngjyrë, është e ndaluar-haram. Për sfidim të kësaj gare-sfide të mbrapsht ideore dhe fetare, Kur’ani na fton që t’i përmbahemi metodikes së tij. Feja jone është fe e paqes dhe sigurisë, e jetës dhe kulturës, fe që ruan interesin e robërve në këtë dhe botën tjetër. Ajo nuk është fe e vdekjes, mbytjes, shkatërrimit, frikës, siç mendojnë ata që nuk kanë fat aspak në dituri. Mbi të gjitha, Islami është një e cila ruan gjërat më të shenjta njerëzore, pa të cilat jeta nuk do të kishte kuptim. Cenimi i tyre, derisa Islami i cilësoi si të shenjta, e ka ndaluar. Ato gjëra janë: Feja, shpirti (njeriu), mendja, nderi dhe pasuria.
Si rezyme të asaj qe kaloi do të citonim se dukuria e terrorizmit, mbytjes, shqetësimit (frikësimit a kërcënimit) të njerëzve paqësor-të pafajshëm, shkatërrimit të interesave njerëzore dhe shkeljes së nderit të tjerëve, janë gjëra që bien ndesh me esencën dhe shpirtin e mësimeve islame.
Tiparet e ekstremizmit dhe format e tij
Prej formave të ekstremizmit dhe vrazhdësisë së pashpirt, mendimtarët dhe dijetarët kane veçuar:
1. Ekstremizmi në mendim duke mos pranuar mendim tjetër në gjëra që janë lëndë shkencore dhe mund të përmbajnë kuptime të ndryshme. Mendim përveç mendimit të vet nuk ekziston…
2. Obligimi me disa gjëra të mundimshme, të cilat Allahu nuk ua ka obliguar krijesave të Tij. Kjo, në start, bie ndesh me fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam:
„يسروا و لا تعسروا و بشروا و لا تنفروا
Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos largoni (njerëz shkak i sjelljeve tuaja të këqija)”. ([30])
3. Prej formave të këtij lloji është edhe llogaritja për gjëra sekondare sikur të ishin ato primare dhe për gjëra të urryera si të ishin ato të ndaluara.
4. Rigoroziteti dhe mënyra strikte në vend jo të duhur. Më konkretisht, me njerëz që sapo kanë hyrë në Islam apo janë në ndonjë vend joislam, sillet sikur të diskutonte me ndonjë musliman që ka lindur i tille apo ka jetuar në një vend islam prej vegjëlisë. Me njerëzit e rangut të parë duhet përdorur mënyrën e lehtësimit në çështjet sekondare dhe diskutabile tek dijetarët.
5. Vrazhdësia dhe ngurtësia shpirtërore. Këto gjëra janë në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e Allahut dhe të dërguarit të Tij. Thotë Allahu:
„ ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit“. ([31])
„ فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ
Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet…“. ([32])
6. Supozimet dhe paragjykimet për njerëz. Parim bazë tek ekstremistet është akuza derisa në ligje e norma “I akuzuari është i pafajshëm përderisa të mos e vërtetojnë të kundërtën faktet dhe dëshmitë“. Për shkakun më të vogël ata gjejnë rastin dhe të akuzojnë. Ata nuk iu gjejnë arsye njerëzve, jo, ata ua përhapin të metat njerëzve. Nëse të shohin se nuk e praktikon një sunnet qoftë ai i bartjes së shkopit, ngrënies në tokë, të akuzojnë se ti nuk e do Sunnetin dhe as Pejgamberin, alejhi’s selam. Këta të mjerë harruan porosinë e Allahut dhe të dërguarit të Tij, Muhammedit, alejhi’s selam. Thotë Allahu:
„ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَبْ بَعْضُكُمْ بَعْضًا أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَنْ يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ رَحِيمٌ
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin“. ([33])
Ndërsa Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„إياكم و الظن فإن الظن أكذب الحديث
Keni kujdes supozimet ngase ato janë gënjeshtra më e madhe…“. ([34])
7. Imagjinim i gabuar i shoqërisë ku jetojnë. Ata mendojnë se shoqëria islame duhet të jetë shoqëri engjëllore, e cila udhëhiqet nga dashuria, mirëkuptimi dhe respekti i përhershëm, që nuk lë vend kurrë për lëshime. Nëse shoqëria është e tillë ajo është islame, ndryshe ajo është injorante dhe joislame. Ky mendim, edhe pse i dëshiruar nga të gjithë ne, megjithatë nuk është real ngase nuk ka njeri që nuk gabon dhe paramendimi i një shoqërie të pa gabime është vetëm iluzion. Cdo njeri gabon dhe nuk është përmendur që ndonjë popull të mos ketë patur gabime sikur që nuk është transmetuar se ndonjë pejgamber i ka patur pasuesit qind për qind të pastër nga mëkatet.
8. Rënia në humnerën e tekfirit. Kulminacionin e vet e arrin ky ekstremizëm atëherë kur njerëzit i zhvesh nga identiteti i tyre islam dhe lejon derdhjen e gjakut të tyre dhe konfiskimin e pasurive të tyre.
Shkaqet dhe motivet e ekstremizmit
Shkaqet dhe motivet e ekstremizmit, siç kanë përmendur dijetarët dhe mendimtarët, janë:
§ Mosnjohja e vërtetë e fesë.
§ Sipërfaqësia në të kuptuarit e teksteve pa u zhytur fare në njohjen e qëllimeve të tyre, shkaqeve të tyre dhe urtësive që fshihen pas tyre.
§ Preokupimi me çështje sekondare dhe anashkalimi i çështje primare dhe madhore.
§ Papërmbajtësia në ndalim të gjërave pa argumente dhe përpjekja për të gjetur gabimet e dijetarëve dhe mendimtarëve. Një gjë e tillë sigurisht se është kundër traditës së të parëve tanë, të cilët nuk i thonin “Haram” asgjëje përveç asaj që me tekst të prerë është e tillë.
§ Pasimi i teksteve të paqarta dhe anashkalimi teksteve të qarta.
§ Mos edukimi dhe mos shkollimi pranë dijetarëve dhe hoxhallarëve të dëshmuar.
§ Miop-izmi dhe injoranca në raport me aktualitetin, jetën, historinë dhe ligjet kosmologjike.
Disfata shpirtërore që mbizotëroi mbi shpirtrat dhe zemrat e muslimanëve, fatkeqësia ideore që ka kapluar muslimanët, prapambeturia ekonomike dhe varfëria që përjetojnë muslimanët, ndarja në grupe, parti dhe përçarjet tjera politike, degradimi moral që sot përjetojnë shoqëritë perëndimore dhe islame janë si parapërgatitje për shfaqjen e një grupi ekstremistësh nga radhët e të rinjve muslimane, të cilët predikojnë kthimin e krenarisë islame dhe pozitës së muslimanëve nëpërmjet forcës ose „Ngritjes së flamurit të xhihadit“ kundër liderëve muslimanë, kryengritjeve kundër tyre për ndërrimin e tyre me liderë që do ta jetësojnë këtë dëshirë të tyre…Ky është motivi dhe shkasi kryesor që shty këtë grup të rinjsh të ndërmarrin akte të dhunshme dhe kriminale duke mbytur njerëz të pafajshëm, duke shkatërruar institucione publike, duke hedhur në ajër ndërtesa dhe ura, duke vrarë forcat e rendit të sigurimit, duke mbytur ata që janë nën sigurinë e shteteve islame (dhimmijj-unë t), duke përhapur frike dhe shkaktuar panik tek qytetarët dhe atdhetarët e tyre…Por athua valle qëllimi i mirë e arsyeton mjetin e gabuar?! Këta të rinj e kanë gabuar rrugën…ngase me këto sjellje te pamatura i kanë sjellur Islamit më shumë të këqija e probleme se sa të mira e qetësi.
Disa mendimtarë mendojnë se problemi qëndron në keqkuptimin e Xhihadit, keqkuptimin e pozitës së jomuslimaneve, keqkuptimin e marrëdhënieve me jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam, keqkuptimin e ndërrimit të së keqes me forcëe dhe keqkuptimin e ngritjes dhe kundërshtimit të liderëve…

Kapitulli II:
TERRORIZMI NDERMJET AKTUALITETIT DHE SHPRESES (SHERIMI I KESAJ SEMUNDJEJE)

-I-

Përpjekjet e diplomateve dhe politikanëve për shuarjen e zjarrit të dukurisë së terrorizmit
Në tërë botën janë mbajtur me dhjetëra seminare, takime dhe tubime si dhe janë shpenzuar për studime, hulumtime, punime dhe nisma shkencore me miliona dollarë për të hulumtuar gjurmët, shkaqet dhe motivet e terrorizmit për të vazhduar më pas me mënyrën e shërimit të kësaj dukurie negative dhe shkatërruese të njerëzimit.
Pas një përpjekje të madhe dhe një studimi shkencor sistematik kanë deri tek disa rezultate, zgjidhje, rekomandime dhe propozime për ballafaqimin me këtë dukuri dhe çrrënjosjen e saj. Sipas asaj që ka përmendur një oficer i inteligjencës shtetërore për Lindjen e Mesme, këto rekomandime dhe fusha mund t’i përmbledhim në fushat vijuese:
§ Rrugët diplomatike,
§ ligjet penale,
§ mjete e vëzhgimit financiar,
§ forca ushtarake,
§ informacionet (sekrete).
Të gjitha këto mjete duhet të funksionojnë të sistemuara në këshilla nën udhëheqje të ministrive. Këta mendojnë se shprehja „Luftim i terrorizmit“ përfshin përpjekjet e shumta të shumë organizatave dhe agjencive shtetërore. Lufta kundër terrorizmit përfshin anën diplomatike, e cila synon koordinimin e përpjekjeve të huaja shtetërore rreth kësaj çështjeje…sikur që përfshin edhe procedurat financiare të organizatave për ndalimin e pasurimit dhe furnizimit të terroristëve. Ndonjëra, lufta kundër terrorizmit d.t.th.: edhe përdorim të fuqisë së armatosur…
Të ngjashme me këto zgjidhje e rekomandime të përmendura ishin edhe bazat e bashkëpunimit arab për luftë të përbashkët kundër terrorizmit, dhe atë në disa fusha:
Në fushën e sigurisë, përveç tjerash përmendën marrëveshjen për pengimin e krimeve terroriste duke mos ua mundësuar zhvillimin e pasurive të tyre, duke arritur shpërbërjen e organizimeve për akte terroriste, etj. Prej pikave të marrëveshjes së luftës kundër terrorizmit ishin edhe:
§ Arrestimi i terroristëve dhe gjykimi i tyre sipas ligjit kombëtar,
§ Siguria e madhe për personelin e fushës së drejtësisë kundër krimeve,
§ Siguri të madhe për burimet e informacioneve për krimet terroriste,
§ Ndihma për viktimat e terrorizmit,
§ Bashkëpunim ndërmjet organeve të shtetit dhe qytetarëve për luftë të përbashkët kundër kësaj dukurie, dhe
§ Nxitje për lajmërim të rasteve terroriste në qendrat zyrtare të shtetit, polici apo shërbime tjera qofshin…
Edhe pse kam shumë respekt për këto munde shtetërore që janë derdhur megjithatë ato disi janë të zbehura për shkak se ata u interesuan ta shërojnë problemin nga jashtë por jo edhe brendësinë e tij, prej të cilit edhe vet burojnë këto ide dhe qasje ekstremiste. Më konkretisht, ata anashkaluan zgjidhjen fetare ose ideore a kulturore për këtë dukuri. Arsyeja e anashkalimit të këtij elementi qenësor fshihet në faktin se perceptimi i këtyre zgjidhjeve, edhe pse i bërë sipas frymës perëndimore, është bërë në mënyrë të përgjithshme duke përfshirë këtu edhe muslimanët, të cilët mund të japin zgjidhje a opsione tjera për shërimin e kësaj dukurie. Duke patur parasysh dallimet fetare, zakonet, traditat dhe rrethanat shoqërore, rekomandimet dhe opsionet e ofruara më parë ndoshta janë të vlefshme për vendet perëndimore por mund të jenë tërësisht të pavlefshme për vendet islame apo arabe. Se sa kanë funksionuar këto zgjidhje dhe opsione shihet shumë qartë në rritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të terrorizmit në botë, që me fjalë tjera, do të thoshim se aspak nuk kanë shënuar rezultate.

– II-

Rezultati i angazhimeve dhe përpjekjeve të derdhura
Nga ajo që sot shohim në botë e që qartë vërteton praninë edhe më të madhe të kësaj dukurie në të gjitha shoqëritë botërore themi se këto përpjekje nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre kundër kësaj dukurie. I tërë problemi-dështimi fokusohet në mbështetjen vetëm në faktorin njeri dhe ligjet e vëna prej tij si dhe në anashkalimin e faktorit fetar dhe udhëzimit hyjnor për shërim të kësaj sëmundjeje ngase Allahu e di më së miri se çka i nevojitet njerëzimit. Thotë Allahu:
„أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ
A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë“. ([35])
„أَفَغَيْرَ دِينِ اللّهِ يَبْغُونَ وَلَهُ أَسْلَمَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen“. ([36])
Pra, as fetarisht por as racionalisht, nuk mund të paramendohet një shërim i vetëm botëror për të gjitha vendet dhe për të gjithë njerëzit. Mentaliteti i një të riu amerikan ose evropian dallon nga mentaliteti i një të riu arab, e kështu me radhë.

– III-

Alternativa islame është ilaçi i vetëm i propozuar për zhdukjen e kësaj dukurie
Alternativa islame e përmbledhur në “Mesatarinë dhe ekuilibrin në besimin, adhurimet, marrëdhëniet, mendimet dhe çështjet tona si dhe largimin nga ekstremizmi, dhuna dhe agresiviteti me të gjitha format dhe mënyrat” është bari shërues që ne ia ofrojmë rinisë sonë dhe institucioneve tona.
Mesatarja në Kur’anin Fisnik
Islami është një fe e cila balancën dhe ekuilibrin e kërkon në të gjitha çështjet fetare e të jetës së përditshme. Islami derisa urdhëron për adhurimin e sinqertë për Allahun, në njërën anë, ai, në anën tjetër, urdhëron që vetes sonë, fëmijëve dhe familjeve tona, shoqërisë dhe rrethit ku jetojmë, t’iu kushtojmë kohë dhe rëndësi. Po kështu, jemi të urdhëruar që edhe botën e përtejme, Ahiretin, të mos e harrojmë sikur që fatin tonë prej kësaj bote nuk e harrojmë. Allahu, po ashtu, nëpërmjet gjuhës së të dërguarit të Tij, ndaloi nga vetmia për adhurim dhe largimi nga martesa e xhihadi. Le ta shikojmë së bashku këtë ajet kur’anor se si Allahu qortoi dhe ndaloi ithtarët e librit, te krishterët dhe çifutët, nga kjo dukuri fetare e dhunshme, pra dukuria e ekstremizmit e iu tha:
„يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ وَلاَ تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ إِلاَّ الْحَقِّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ فَآمِنُواْ بِاللّهِ وَرُسُلِهِ وَلاَ تَقُولُواْ ثَلاَثَةٌ انتَهُواْ خَيْرًا لَّكُمْ إِنَّمَا اللّهُ إِلَـهٌ وَاحِدٌ سُبْحَانَهُ أَن يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَات وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللّهِ وَكِيلاً
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ا’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur“. ([37])
Derisa çifutë në librat e tyre të shenjta kanë fshirë pothuajse tërë aspektin shpirtëror, botës së pastajme nuk i kanë lënë vend, premtimet dhe kërcënimet i kanë përkufizuar vetëm në këtë botë, të krishterët në Ungjill kanë bërë një ftesë të madhe për eliminimin dhe zhdukjen e vlerës së kësaj dunjaje. Nëse e lexon me vëmendje vëren se sikur njeriu, sipas këtij libri, nuk ka hise në dunja, se të mirat e kësaj bote nuk janë për ty, se ti nuk ke asnjë obligim ndaj vetes sate se ti në ndërtimin dhe mbarëvajtjen e kësaj bote nuk ke asnjë rol…Jezusi, kinse, i paskësh thënë një të riu që besoi në të: „Nëse dëshiron të jesh besimtar i kompletuar shko dhe shit çdo gjë që posedon dhe jepja të varfërve e pastaj eja dhe pasomë mua.“ Nxënësve të tij iu kishte thënë: „Ju mos hulumtoni dhe mos u interesoni për gjërat që hani e pini ngase besimtarët nuk veprojnë kështu“.
Të kthehemi tek Kur’ani dhe të shohim se çka synohet me „Mesatari“? Cilat janë botëkuptimet dhe aludimet e kësaj shprehjeje? Të shtjellojmë së bashku disa ajete kur’anore me komente adekuate prej disa komentatorëve të shquar që të shohim më pas madhështinë e Kur’anit Fisnik dhe stilin e pakrahasueshë m të tij përkitazi me këtë çështje. Thotë Allahu:
„أَمْ تُرِيدُونَ أَن تَسْأَلُواْ رَسُولَكُمْ كَمَا سُئِلَ مُوسَى مِن قَبْلُ وَمَن يَتَبَدَّلِ الْكُفْرَ بِالإِيمَانِ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ
A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë“. ([38])
„قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللّهِ مَن لَّعَنَهُ اللّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ أُوْلَـئِكَ شَرٌّ مَّكَاناً وَأَضَلُّ عَن سَوَاء السَّبِيلِ
Thuaj: “A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë“. ([39])
„قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلاَ تَتَّبِعُواْ أَهْوَاء قَوْمٍ قَدْ ضَلُّواْ مِن قَبْلُ وَأَضَلُّواْ كَثِيراً وَضَلُّواْ عَن سَوَاء السَّبِيلِ
Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë“. ([40])
„يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاء تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُوا بِمَا جَاءكُم مِّنَ الْحَقِّ يُخْرِجُونَ الرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ أَن تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ رَبِّكُمْ إِن كُنتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَادًا فِي سَبِيلِي وَابْتِغَاء مَرْضَاتِي تُسِرُّونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَأَنَا أَعْلَمُ بِمَا أَخْفَيْتُمْ وَمَا أَعْلَنتُمْ وَمَن يَفْعَلْهُ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ
O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë“. ([41])
Dijetarët si, Taberiu, Kurtubiu, Ibni Kethiri, e të tjerë, në koment të këtyre ajeteve, respektivisht të „Rrugës së drejtë“, në ajetin e parë dhe komenteve të përgjithshme në ajetet vijuese kanë thënë: „Rruga më e qëlluar“, „humbje nga rruga e vërtet“, „humbje e rrugës së Muhammedit, alejhi’s selam“, „dalje nga rruga e së drejtës dhe devijimi e lajthitja në rrugë të mashtrimit dhe humbjes“.
Ajo që përfitojmë nga ajetet kur’anore është se ilaçi i propozuar për këtë sëmundje është „Mesataria dhe largimi nga dukuria e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar“.
Kur’ani na fton në mbajtjen për këtij parimi duke na përkujtuar se ne, pikërisht në bazë të këtij parimi, u shquam si populli më i mirë i dalë në sipërfaqe të tokës. Ne si popull mesatar, popull i balancuar, me urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja si dhe me besimin në Allahun Një, merituam një ofiq të tillë. Islami është fe e maturisë, tolerancës, dhe siç thotë Allahu:
“وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُواْ شُهَدَاء عَلَى النَّاسِ وَيَكُونَ الرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا
Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush…”. ([42])
Islam fton në mesatari dhe maturi edhe në shpenzim për të tjerët. Për ta ruajtur këtë parim Islami neve nuk na lejon që pasurinë tonë ta shpenzojmë e harxhojmë ashtu siç na teket neve. Thotë Allahu:
“وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. ([43])
Mesatarja ishte metodologji profetike të cilën e ushtronin profetët edhe në adhurimin e tyre për Allahun. Ata jetonin në mes frikës për ndëshkim dhe shpresës për falje. Thotë Allahu:
“إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ
…Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh”. ([44])
Nëse studiojmë tekstet profetike dhe biografinë e Muhammedit, alejhi’s selam do të shohim se ai ishte një predikues i madh i këtij programi hyjnor, madje edhe nga vet praktiken e tij reflektonte një ftesë e tillë. Ai, alejhi’s selam, hante por edhe agjëronte, martohej, e adhuronte Allahun por edhe pushonte, vizitonte fqinje e tij, çifutë e të krishterë, kishte raporte edhe me hipokritët nga radhët e muslimanëve…Bazuar në këtë, muslimani duhet ta gjej mesataren ndërmjet konservatorëve dhe modernistëve, politikanëve muslimanë me edukatë islame dhe atyre që mohojnë tërësisht politikën me pretekst të angazhimit vetëm për edukim dhe vetëdijesim të muslimanëve, duke mos ditur asgjë për gjërat rreth tyre dhe gjërat që e kërcënojnë Islamin, mesatar ndërmjet atyre që thithin kulturën perëndimore pa asnjë kusht dhe në mes atyre që mohojnë atë me çdo kusht, e kështu me radhë.
Mesatarja në traditën profetike
Shprehjet e Muhammedit, alejhi’s selam dhe dijetarëve nga gjeneratat e para për nevojën e mbajtjes për këtij parimi, pra mesatarisë, janë të shumta e të ndryshme. Gjatë hulumtimit tonë që ua bëmë teksteve profetike pamë se në mesin e shumë shprehjeve me te cilat shprehet një parim i tille janë edhe këto:
“ليِّنون هيِّنون
Të butë e transparentë (lehtësues)” ([45]),
“وسدِّدوا وقاربوا
Kërkoni me veprat tuaja të drejtën (dhe përmbyllni ato me të mira si) dhe gjejeni mesataren (në të gjitha çështjet e ikni nga ekstremizmi)”([46]),
“ و لن يشادَّ الدينَ أحدٌ إلا غلبَهُ
Askush nuk do të mundohet ta sfidojë këtë fe (ngarkojë veten prej kësaj feje me atë që nuk mundet) e që nuk do të dështojë”, ([47])
“لكني أصوم و أفطر
Unë agjëroj por edhe ka ditë që pushoj e nuk agjëroj”. ([48]).
Ndërsa prej shprehjeve të dijetarëve të gjeneratës sonë të parë do të veçonim:
“لا إفراطَ ولا تفريطَ
Nuk ka tejkalim kufijsh (të normales) por as lëshime”,
“الاقتصاد في الطاعة
Mesatari në adhurim”,
“رفع الإصر عن هذه الأمة
Largimi i së keqes nga ky ummet” , etj.
Muhammedi, alejhi’s selam sikur që përmendi të mirat e mbajtjes për këtij parimi, ai po ashtu paralajmëroi edhe rreziqet e ekstremizmit, radikalizmit dhe përfundimin-rezultat in e keq të tyre. Prej këtyre ne do të përmendim:
– Shkatërrimi i ekstremistëve. Muslimi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë tri herë:
“هَلَكَ الْمُتَنَطِّعُونَ
Janë shkatërruar ata që në fjalët dhe veprat e tyre kalojnë kufijtë e normales”.
– Rreziku nga monotonia në adhurim. Buhariu transmeton në Sahihun e tij tregimin e Zejnebes se ajo kishte lidhur një litar n xhami n mes dy shtyllave. Kur hyri Muhammedi, alejhi’s selam dhe e pa tha: Cka është ky litar? Eshtë litari i Zejnebes. Kur kotet ajo mbahet për këtij litari që të mos flejë dhe të vazhdojë në adhurim- sqaruan ata që ishin ne xhami. Jo, gabim është kjo, zgjidheni këtë litar. Faluni aq sa e ndieni veten të çlodhur dhe të pushuar e kur t’iu merr gjumi pushoni-flini- tha Muhammedi, alejhi’s selam“.
– Mesatarja edhe në çështjet personale. Transmetohet nga Enesi i cili thotë: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit, alejhis selam dhe pyetën për ibadetin e tij. Pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pejgamberi, alejhis selam. All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet”. Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjith­një tërë natën do të falem”. I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjë­roj”. I treti tha: “Unë do të izolo­hem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem”. Kur vjen i Dërguari i All-llahut u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i drojtur dhe më i devotshëm ndaj All-llahut se sa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk më përket mua”. ([49])
– Mesatarja në çështjet-jetën bashkëshortore. Këtë gjë më së miri e sqaron tregimi i Ebu Derdasë me Selmanin, Allahu qofte i kënaqur me ta. Avn b. Ebi Xhuhajfe rrëfen nga babai i tij se Pejgamberi, alejhi’s selam kishte vëllazëruar Selmanin dhe Ebu Derdanë. Një ditë Selmani e vizitoi Ebu Derdanë dhe e pa Ummu Derdanë me rroba pune (jo rroba zbukurimi).
-Cfarë ke oj Ummu Derda?- pyeti Selmani.
-Vëllai yt, Ebu Derdaja, sikur ka harruar dynjanë- u përgjigj ajo.
Erdhi Ebu Derdaja dhe përgatiti ca ushqim.
-Ha!- tha Ebu Derdaja.
Unë nuk do të ha derisa të hash edhe ti- nguli këmbë Selmani.
Filloi Ebu Derdaja të haje (prishi agjërimin). Kur erdhi nata Ebu Derdaja u bë gati të falej ndërsa Selmani i tha: Fli.
Fjeti Ebu Derdaja. Pak më vonë u bë gati të çohej por Selmani prapë i tha: Fli. Dikur kah fundi i natës Selmani i tha: Ngritu tash. U falën bashkë, dhe me atë rast Selmani ia dha një këshillë të madhe Ebu Derdasë:
“إِنَّ لِرَبِّكَ عَلَيْكَ حَقًّا وَلِنَفْسِكَ عَلَيْكَ حَقًّا وَلِأَهْلِكَ عَلَيْكَ حَقًّا فَأَعْطِ كُلَّ ذِي حَقٍّ حَقَّهُ
Ti ke obligim ndaj Allahut (me adhurim), ndaj vetes (me pushim), ndaj familjes (me përmbushje të nevojave të tyre), dhe secilit jepja të drejtën e vet”.
Ai shkoi dhe e informoi Muhammedin, alejhi’s selam për këtë. Pejgamberi, alejhi’s selam tha:
“صَدَقَ سَلْمَانُ
Të vërtetën e ka thënë Selmani!”. ([50])
– Mesatarja në marrëdhëniet shoqërore. Imam Bejhekiu përmend se Hasani ka thënë: “Duani me maturi dhe urreni me maturi ngase disa njerëz tejkaluan kufijtë në dashuri e u shkatërruan sikur që u shkatërruan të tjerët që kaluan normalen në urrejtjen e tyre. Pra bëhu mestar – i matur edhe në dashuri por edhe në urrejtje”.
Nga tekstet e lartpërmendura përfundojmë-konkludoj më se nëse e duam shpëtimin dhe sigurinë në këtë dhe botën tjetër, patjetër dhe në mënyrë të prerë duhet të mbahemi për parimit të mesatarisë në jetën tonë fetare, shoqërore dhe personale. Ky është urdhër i prerë dhe obligim individual (farz ajn).

-IV-

Disa rrugë dhe metoda të suksesshme për shërimin e dukurisë së terrorizmit
Analistët kanë konkluduar se dukuritë shoqërore që nuk shërohen apo trajtohen në rrënjët e tyre dhe shkaqet e shfaqjes se tyre, rishfaqen përsëri. Terrorizmi nuk mund të zhduket përderisa të mos zhduken shkaqet e tij të vërteta dhe rrënjët e tij ideore. Ne nuk do të mund ta zhdukim dukurinë e dhunës dhe terrorizmit përderisa të mos zhytemi në beteja ideologjike dhe kulturore me këta njerëz ngase kultura është ajo që nën vello të fesë ua lejon dhe arsyeton mbytjet që bëjnë. Në vijim, me lejen e Allahut, do të përmendim rrugët më të rëndësishme që ndihmojnë në çrrënjosjen e kësaj dukurie të egër shoqërore:
Patjetër duhet bërë riformulimin- rihartimin e botëkuptimeve fetare në shoqëritë arabe dhe islame. Parimet fetare duhet të zhvishen nga çdo element i dhunës, ekstremizmit dhe urrejtjes.
Përforcimin e parimeve te dialogut, tolerancës dhe pranimit te tjetrit, qofte me mendim qoftëedhe me ekzistence të tij.
Siguria shoqërore nuk mund të garantohet përderisa të mos garantohet edhe siguria dhe ruajtja e së drejtës në mendim dhe shkence, liri e barazi.
Terrorizmi është si pjellë e lëshimeve të mëdha në çështjet ekonomike dhe shoqërore si dhe të dhunës andaj duhet realizuar një drejtësi për të gjitha shtresat e shoqërive tona.
Dallimet në mendime, ide dhe medh’hebe nuk përcaktojnë edhe ndarjen nga kolektivi dhe jetesa e përbashkët.
Islami na urdhëron që individët dhe shoqërinë t’i pastrojmë nga urrejtja e cila buron nga zilia dhe shpirtvrazhdë sia, dhe të gjithë, të bashkuar, të qëndrojmë stoik përballë çdo shtrëngate që fryn nga kulturat që ushqejnë dhe rrisin urrejtjen, zilinë, mërinë dhe përçarjen ideore apo fetare.
Meqë motivet e terrorizmit burojnë nga shumë kroje, si ai i edukimit, shpirtërori, ideori, morali, shoqërori, ekonomiku, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, trajtimi jonë për këtë sëmundje patjetër se duhet t’i përfshijë edhe këto aspekte.
Mjetet e informimit duhet ta tregojnë dhe shfaqin një transparencë të ekspeditave perëndimore karshi plan programeve fetare në shoqëritë tona islame në mënyrë që kjo të mos jetë shkak që këta të rinj si kundër reagim të kryejnë gjëra të tilla.
Një trajtim mjekësor dhe psikologjik i madh duhet kushtuar atyre luftëtarëve që janë kthyer nga vatra të luftës. Ata atje janë ushqyer me idetë se xhihadi është bazë e jetës derisa paqja është përjashtim nga rregulli dhe se jeta pa xhihad e humb domethënien e saj.
Nuk guxojmë ta anashkalojmë rolin negativ që luajnë disa teatro, kinema dhe klube të natës në vendet dhe shoqëritë islame. Disa hotele janë të njohura për punët e ndyra që ushtrojnë, dhe në një apo mënyrë tjetër, bëhen shkak që të jenë caqe të sulmeve të të rinjve muslimanë, që nuk mund ta përmbajnë veten para dukurive të tilla. Që të mos i fryjmë zjarrit me shumë duhet penguar zhvillimin dhe ushtrimin e lirshëm të këtyre profesioneve famëkeqe në hotelet tona.
Dukuritë negative që janë shfaqur në shoqëritë tona, si: papunësia, kamata, ngritja e çmimeve, kushtet e rënda për jetesë, ndihmat e ulëta sociale, varfëria e skajshme, etj, shpeshherë bëhen shkaqe që viktimat e tyre të ngritën kundër dhe të shkaktojnë trazira e rrëmuja në vend. Andaj, për të mos ndodhur me e keqja, duhet që të ofrohen kushte më të mira për jetesë, të ofrohen mundësi punësimi, shkollimi, shërimi, etj.
Duhet luftuar racizmi me të gjitha format dhe ngjyrat e tij. Duhet pajtuar njerëzit duke flakur mosmarrëveshjet prind-fëmije, burrë-grua, vëlla-vëlla, etj.
Rregull bazë për këtë mbetet se zjarri me zjarr nuk shuhet, dhuna me dhunë nuk ndalet, kështu që mbetet shërimi i mendimit me mendim, idesë me ide, çfarëdo që të jetë ajo; e devijuar apo e pabazë.

***
„إِنَّ فِي ذَلِكَ لَذِكْرَى لِمَن كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ
Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente“. (Kaf, 37)

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

 

Autor: Dr. Hajruddin Hoxha

Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
4 nëntor 2007

sedatislami.wordpress.com

——————————————————————————–

[1] el-Enfale, 25
[2] err-Rrum, 41
[3] el-Maide, 78-79
[4] Ali Imran, 110
[5] Gafir, 29
[6] el-A’rafe, 116
[7] el-A’rafe, 154
[8] el-Bekare, 40
[9] el-Enfale, 60
[10] el-A’rafe, 116
[11] el-Hashr, 13
[12] el-Enbija, 90
[13] et-Teube, 34
[14] el-Maide, 82
[15] et-Teube, 31
[16] el-Hadid, 27
[17] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l kelimi’t tajjibi, 26/41. Shënim i përkthyesit.
[18] el-Maide, 27
[19] el-Bekare, 91
[20] Ali Imran, 112
[21] el-Maide, 32
[22] el-Enfale, 61
[23] Junus, 25
[24] en-Nisa, 128
[25] el-Huxhurat, 9
[26] el-Maide, 2
[27] Imam Neveviu ka përmendur në kuptim të kësaj fjale dy domethënie: Nuk di se për çka lufton, dhe lufton për fanatizëm. Përkthyesi.
[28] Sherhu suneni’n Nesaijj. Përkthyesi.
[29] Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij ndërsa Albani ne Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 5004, e ka cilësuar si autentik. Përkthyesi.
[30] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
[31] en-Nahl, 125
[32] Ali Imran, 159
[33] el-Huxhurat, 12
[34] Buhariu
[35] el-Mulk, 14
[36] Ali Imran, 83
[37] en-Nisa, 171
[38] el-Bekare, 108
[39] el-Maide, 60
[40] el-Maide, 77
[41] el-Mumtehine, 1
[42] el-Bekare, 143
[43] el-Furkan, 67
[44] el-Enbija, 90
[45] Buhariu
[46] Transmeton Buhariu ndersa përkthimi i hadithit është bërë bazuar në Tuhfetu’l ahvedhijj, komentin e Sunenit të Tirmidhiut, hadithi nr.: 2067
[47] Transmeton Buhariu. Në koment të këtij hadithi të shënuar te Sherhu suneni’n Nesaijj, hadithi nr.: 4948, në mes tjerash qëndron: Në veprat tuaja ndiqeni mesataren e as mos bëni lëshime por as mos kaloni në ekstravagancë . Përkthyesi.
[48] Buhariu
[49] Transmetim unanim
[50] Sahihu’l Buhari, pj. 4, f. 76

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit