3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eliminohet deputeti i AAK-së

Më të lexuarat

Është eliminuar nga gara për blerjen e Kompanisë më gjigante në Kosovë PTK-së, deputeti i AAK-së Ramiza Kelmendi. Kompania e vetme vendore ELKOS, nuk ka mundur që të kalojë në proces për të blerë 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Pesë nga tetë kompanitë që kanë shpreh interesimin për parakualifimikim, janë përzgjedh që të marrin pjesë në tenderin për privatizimin e PTK-së.
“Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoj listën e kompanive të parakualifikuara për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. Procesi i vlerësimit të aplikaicioneve të kompanive aplikante është bërë nga një komision profesional i përbërë nga zyrtarë të lartë nga të gjitha ministritë që e përbëjnë KQP-në. Po ashtu, edhe këshilltari i transaksionit në një raport të veçante vlerësues, ka konfirmuar konkludimet e raportit të komisionit të vlerësimit të emëruar nga KQP”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Kriteret e parapara në thirrjen për parakualifikim kanë mundësuar parakualifikimin e operatorëve të telekomit dhe fondeve investuese që kanë hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me operatorë të telekomit apo që kanë investuar më herët në operatorë të mëdhenj të telekomit.
“Kompanitë dhe konsorciumet e parakualifikuara mundësojnë krijimin e kushteve për një konkurrencë të lartë në pjesën e mbetur të procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së. Pjesëmarrja e këtyre kompanive, nga e gjithë globi në procesin e privatizimit të PTK-së tregon qartë për atraktivitetin e kompanisë dhe tregut të telekomit në Republikën e Kosovës.
KQP në ditët në vijim do të përgatisë hapat tjerë për hapjen e tenderit për shitjen e aksioneve të PTK-së, në të cilin tender do të ftohen të marrin pjesë kompanitë e parakualifikuara”.
Kompanitë e parakualifikuara
Në bazë të vendimit të KQP-së, kompanitë që kanë plotësuar, kriteret ligjore, financiare dhe teknike, të përcaktuara në thirrjen për parakualifikim, të cilat ftohen të marrin pjesë në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së janë:
• Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom
•Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom)
•M1 International Limited
•Turkcell
•Tëelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)
Tenderi për shitjen e 75% të aksioneve të PTK-së pritet të hapet në fillim të muajt shtator, ndërsa do të qëndroj i hapur për rreth 2 muaj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit