2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

MYDERRIZI SELIM EFENDI ÇOBA

Më të lexuarat

MYDERRIZI SELIM EFENDI ÇOBA
( ? – 1900)

Fatkeqësisht, për një personalitet të tillë ka pak të dhëna biografike. Dihet që rridhte nga një familje e njohur qytetare, nga ajo e Çobejve myslimanë që, në ato vite banonte në lagjen Ajasëm. Fakti që për një periudhë ka qenë kryetar bashkie në Shkodër dhe anëtar i gjykatës së apelit për çështjet civile dhe penale (vitet 1894-97), duke qenë njëkohësisht edhe myderriz, dëshmon se ai qe një klerik aktiv dhe i kulturuar.1

Aftësitë e tij të rralla do të shfaqeshin me tërë forcën e tyre në vitet shpërthyese të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë tërë periudhës së veprimtarisë së saj (1878-80), sepse që në fillimet e saj, myderrizi S.Çoba e përkrahu pa rezerva dhe qe një veprimtar i përkushtuar deri në fund, ashtu si shokët e miqtë e tij D.Boriçi, Jusuf Sokoli, etj.2

Dimensionimi i figurës së tij si njeri i veprimit mund të bëhej vetëm përmes një ekspozeje të ngjeshur të ngjarjeve të atyre viteve dhe të rolit që luajti ai në gjirin e Degës së Lushnjës për Shkodrën. Njihen tashmë peticionet, memorandumet e protestat dërguar Kongresit të Berlinit e diplomatëve të Fuqive të Mëdha, ku shqiptarët parashtruan të drejtat e tyre të ligjshme në mbrojtje të trevave të tyre etnike, që rrezikoheshin të aneksoheshin nga fqinjët shovinistë, duke bërë të qartë njëheri vendosmërinë e tyre për të ruajtur me gjak tërësinë tokësore të atdheut.
Me tone të tilla luftarake qe memorandumi, dërguar diplomatie anglez, lordit Bikonsfild, nga qytetarët shkodranë me 13 qershor 1878. 1 kësaj natyre qe dhe ai i datës 15 qershor, nënshkruar nga përfaqësuesit e rretheve Shkodër, Ulqin, Tivar, Lezhë, Krujë, Tiranë, Kavajë e Podgoricë, ku fill pas firmës së D.Boriçit, është ajo e Selim Ef. Çobës, myderriz. Kujtojmë që nënshkrimi i këtij memorandumi qe shndërruar në një festë popullor, ashtu si dhe pritja e delegatëve, që me 5 korrik u kthyen nga Prizrem. Me këtë rast u bë dhe leximi i vendimeve të Kuvendit të Prizrenit, sipas t’ë cilave Plava dhe Gucia do të mbroheshin me armë. Gjithashtu do të ngriheshin dy organizma në shkallë vilajeti : Komiteti Politik Ndërkrahinor dhe Komisioni Ushtarak. Autori K. Frashëri3 jep këtë shënim : “Sipas të dhënave të shkëputura që ndeshen në;dokumentet e kohës, del se anëtarët më aktivë (të Komitetit Ndërkrahinor të Lidhjes – shënimi ynë) ishin: Daut Boriçikryetar, Selim Ef.Çoba … Komiteti i sapoforinuar iu vu punës dhe në bazë të vendimeve të Qendrës filloi të veprojë si organizëm administrativ i pavarur, duke nxjerrë urdhëresa të veta, si p.sh.: lëshimi i pasaportave, duke krijuar Milicinë Kombëtare të përbërë prej 100 xhandarësh, e cila hyri menjëherë në veprim dhe me anë të një sulmi, rrëmbeu 10 topa malorë Krupp, me bateri e municion).

Veprimtarët e mësipërm, të nxitur nga provokimet dhe kërcënimet malazeze në kufi dhe nga dëshira që t’i hiqeshin nga dora Malit të Zi treva të tilla, si: Tivari, Podgorica, Shpuza dhe Zhabjaku, që i kishte aneksuar në bazë të Traktatit të Shën Stefanit, në kundërshtim me Qendrën, bënë regjistrimin e shpejtë të 6 mijë vullnetarëve, të gatshëm për këtë qëllim, duke u solidarizuar dhe me demarshet politike të deputetit të Vilajetit të Shkodrës, Jusuf Efendiut nga Podgorica.

Shkodra u shqua dhe për tendenca autonomiste që avancoheshin nga grupi i patriotëve radikalë, të quajtur “Parti e aksionit”4. Duke qenë se Komiteti Kombëtar i Lidhjes ‘Iuk u tërhoq nga vendimi i mëparshëm për fatin e Podgoricës etj. që Mali i Zi e pushtoi, Shkodrës iu desh të përballonte fluksin e madh të “muhaxhirëve”. Bëhej fjalë për 1000 familje, që u arrit të sistemoheshin gati krejtë§isht në qytet, falë humanizmit të shkodranëve si dhe të aftësive organizative të Degës së Lidhjes e të veprimtarëve të saj J. Sokoli, S. Çoba etj. Vendimet dhe veprimet e Degës së Shkodrës përherë e më shumë po merrnin karakter antiqeveritar. Mbas ngjarjeve të Gjakovës, vrasjes së emisarit të Stambollit, Maxhar Pashës, Porta e Lartë mori paralajmërimin e qartë se shqiptarët do t’ia sillnin pushkën sikur të bashkëpunonte me Fuqitë e Mëdha për copëtimin e tokave të tyre. Lajmet nga Shkodra bënin të ditur se administrata turke rrezikohej në atë qytet.

Në tetorin e vitit 1878 Shkodra caktoi si përfaqësues të vet për në Këshillin e Përgj ithshëm në Prizren dy vetë : Selim E£Çoben dhe Ali Beqir beun, të cilët nuk arriten të shkonin atje.6 Pavarësisht nga kjo, Kuvendi Ndërkrahinor i Lidhjes për Shkodrën, pas kërkesës së Ali Pashë Gucisë, vendosi të dërgonte një forcë prej 700 vullnetarësh për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, forcë, e cila u reduktua në 40 vetë nga ndërhyrja e Valiut, nën preteksin se rrezikohej siguria e vetë qytetit. Kjo forcë, më shumë simbolike, iu besua komandës së Jusuf Sokolit, por me vonë shkuan edhe përforcime të reja. Ndër burrat e zgjedhur shkodranë ishin Beqo Qoshja, Filip Çeka, Seit Juka, Ymer Mani etj. Në dhjetorin e vitit 1879 u zhvillua ndeshja e përgjakshme e Nikshiqit, që përfundoi me disfatën e rëndë të malazezve. Sipas një letre që B.Qoshja i dërgonte Halil Kërpallës7 katër ditë pas përleshjes, shkruante se shqiptarët sollën në Guci më tepër se 100 krena armiqsh, ndërsa shqiptarët patën pak dëme.

Sipas,autorit H.Bushati8, Ali Pashë Gucia i qe shumë mirënjohës Shkodrës për ndihmat që i dërgoi, në një kohë që pak të tjerë iu gjenden pranë, madje këtë e kujtoi dhe pas disa kohësh: thuhet se këtë vlerësim ia pat bërë të ditur dhe Sulltanit, në një takim me të.

Fitorja e bujshme shqiptare mbi forcat e zgjedhura të Mark Milanit e të të vëllait çoi peshë entuziazmin popullor, kështu që fitimtarët u pritën me ceremoni.

Kjo atmosferë hareje do të vlente shumë për mobilizimin e mëvonshëm mbarëqytetar për të mbrojtur Hotin e Grudën, në të vërtetë kushtrimi nuk vonoi dhe u dha, kështu që me mijëra vullnetarë u regjistruan. Ishte i ashtuquajturi “Projekti Korti”, sipas emrit të vetë ambasadorit italian që e propozoi, i cili rekomandonte që Plava e Gucia, pas humbjes së dytë malaziase në Valikë e Pepaj, të këmbehej me Hotin e Grudën, nën paragjykimin absurd se gjoja “popullata katolike e këtyre viseve nuk do të kundërshtonte, sepse do të bënte pjesë në një shtet kristian” (?!). Njeri pas tjetrit u zhvilluan 2 kuvende krahinore në Shkodër për të kundërshtuar projektin e mësipërm: i pari u zhvillua me 3 prill dhe i dyti me 9 prill 1880, në të cilin qenë të pranishëm dhe krerët e Hotit, Grudës e Kelmendit dhe u vendos që pjesëmarrja të ishte mbarëpopullore, pa dallime fetare e krahinore, efektive dhe jo simbolike, siç qe një propozim. Të nesërmen, me 10 prill, kuvendi miratoi një shpallje, e cila u nënshkrua nga të gjithë pjesëmarrësit.9 Kjo proklamatë, në të cilën ka qenë dhe firma e myderrizit S.Çoba, përinbante 7 kërkesa të forta me karakter të theksuar autonomist e që ishte në nderin e atyre që e hartuan dhe të atyre që e nënshkruan, duke venë në pah se problemet e trojeve për shqiptarët nuk spostonin ato të autonomisë e se mbeteshin në rendin e ditës.

Në mbrojtje të Hotit e të Grudës luftëtarët shkodranë shkuan të përcjellur me këngë, brohoritje dhe nga banda muzikore që i shoqëroi me tingujt e Hymnit të Lidhies.10 Te Ura e Rrzhanicës forcat malazeze morën një mësim të mirë, sapo deshën të kalonin kufirin: ato qenë ndarë në dy kolona, por e para, sapo arriti te Ura, u ndesh me pararojën shqiptare ku bënin pjesë burra shkodranë, hotjanë, postribas etj. Sipas traditës përleshja përshkruhet kështu: ‘Të gjithë këta burra ishin lidhë me dekë, sado që e shihnin të madhe fuqinë e shkjaut. shi n’atë kohë, kur ushtria malazeze niset drejt për në Tuz, baca Kurti, nji prej krenve të Grudës, burrë shum i njoftun për trimni e bujari, del para shokëve e thot këto fjalë: -Vëllazën! Anmiku po na mësyen; kush të duen me dekë sot për vend të vet e nder të armëve, le të vijnë mbas meje – dhe shpraz koburen. Nji shumicë vullnetarësh e ndjekin mbrapa; atëherë krisi pushka në fushë, në breg të Cemit. Mbas nji lufte të rreptë fitimi iu mbet shqiptarëvet dhe malazeztë zmbrapen për në Podgoricë”11. Lajmi i kësaj fitoreje gëzoi tërë popullin dhe kënga popullore Shprehte ngazëllimin e tyre:

Krisi pushka e disa topa
Sa me shpejt u thye ordija,
E muer vesht e gjith Europa
Asqer trima paska Shqipnija”12

Jehona e kësaj beteje i pat kaluar kufinjtë e vendit, por në letërsinë tonë asaj iu ngrit “një lapidai” i përjetshëm nga i Madhi Fishtë me këngën e papërsëritshme “Te Ura e Rrzhanicës”:

“Hiku Marku, hiku ushtrija
Urra m’shpinë iu lshue Malcija,

Por ra nata e lufta u da.
Hiku Shkjau sa mujt me nga
E n’Rrzhanicë Malcija ra,
Zuni pritat për gjith va;
Pse thonë Shkjau se besë nuk ka.”13

Për muaj të tërë Shkodra i mbajti në gatishmëri forcat, numri i të cilave shkonte duke u rritur nga dita në ditë dhe duke kapur shifrat 10-12 mijë luftëtarë. Fronti fumizohej rregullishtme ushqime e municione në sajë të patriotizmit popullor dhe të angazhimit total të anëtarëve të Komitetit të Lidhjes për Shkodrën, të cilët përballuan situatat më kritike e serioze të krejt vendit, në harkun e viteve 1878-80. Ky Komitet bashkërendoi veprimtarinë e brendshme me atë të jashtme, duke qenë në dijeni të presioneve që Fuqitë e Mësha ushtronin ndaj Portës së Lartë për dorëzimin e tokave shqiptare. Hartoi Memorandumin e 18 majit, nënshkruar nga Daut Boriçil Selim Çoba etj., ku mes të tjerash thuhej: “Shqipëria, atdheu ynë i dashur dhe i pafat, i cili ka shkruar faqe të lavdishme në historinë e kombeve, nuk do as të shitet dhe, as të shkëmbehet dhe, as nuk do të durojë kurrë një pushtim të huaj, aq më tepër atë sllav … Ne nuk dëshirojmë tjetër, veçse tëjemi shqiptarë, nuk duam, veçse tërësinë e vendit tonë, të atdheut tonë … Ky ka qenë dhe është qëllimi i shenjtë … të gjitha krahinat e Shqipërisë, me një unanimitet si kurrë ndonjëherë, vendosën të pranojnë më mirë vdekjen, për të cilën janë përgatitur, se sa t’i lëshojnë edhe një pëllëmbë tokë qeverisë malazeze”14

Pavarësisht diversionit të konsujve të huaj për të thyer forcat shqiptare, vendosmëria e vullnetarëve mbeti e palëkundur në atë masë sa, si Mali i Zi, ashtu edhe Fuqitë e Mëdha, e kishin të qartë se duhej gjeturnjë zgjidhjetjetër diplomatike, kështu që u kombinua “Kompensimi i Ulqinit”, një padrejtësi tjetër e turpshme në kurriz të shqiptarëve.

Ngjarjet e Ulqinit do ta bënin më shpërthyese situatën jo vetëm se ky qytet njihej prej shekujsh pjesë përbërëse e ekonomisë dhe e traditave shpirtërore e kulturore të Shkodrës, por dhe pse ndeshja do të bëhej tashmë në tre fronte, ku më i rrezikshmi dhe më i vështiri qe ballafaqimi me Portën e Lartë, e cila u detyrua, nën presionin e shantazhet e Fuqive të Mëdha, të zbatonte “vijën e ashpër” me shqiptarët, në një kohë të favorshme për të, sepse po jetonte kushtet e rënies së përgjithshme si perandori.
Në fillim turqit u përpoqën të dilnin nga situata me anë të gjuhës diplomatike, duke kombinuar këshillat me kërcënimet, me “heq e mos këput”. Është i njohur fakti i dështimit të misionit të Riza Pashës, i cili nuk “korri” çka priste as me anë të përforcimeve ushtarake, as me anë premtimesh e dhuratash.

Ndërkaq Degët e Lidhjes, si në Ulqin, si në Shkodër i bënin thirrje popullit që të mos lëshohej Ulqini pa luftë, duke e shtrirë thirrjen në krahina të tjera për të kërkuar vullnetarë. Në një anë regj istroheshin vullnetarë nepër këto qytete dhe mblidheshin ndihma në armë etj., në anën tjetër ndiqej rruga politike përmes protestash dhe memorandumesh. Përbuzjen ndaj kompromiseve shkodranët e shprehën jo vetëm në mënyrë kolektive, siç qe përgj igj a që iu pat dhënë ministrit të luftës, por dhe në mënyrë individuale, siç qenë tre rastet e mëposhtme, cituar më parë, por jo me hollësi.15

“…Janë shumë karakteristike fjalët e njenit nga këta hoxhallarë qi i thot Pashës (lexo: Riza Pashës – shënimi ynë) Zotni, këto pare qi po m’i j ep mue, ta dish mirë qi unë gj ysmen po ia dërgoj djalit tem qi e kam n’Ulqin me vullnetarët, e gjysmen po e ha vetë; prandaj mos prit ndonji dobi prej tyne!”…”Shumë zotni të ndershëm kthyen shuma të mëdha paresh qi Pasha ua propozoj Janë për t’u përmendur Oso Mani, Hysen Beg Shazi etj. për drejtësinë qi diftuen, i pari ishte kontratçi e kishte për t’i dhanë qeverisë 17 mijë grosh dhe Riza Pasha i premtoi zbritjen e këtij borxhi, vetëm të hiqte dorë nga lëvizja, por ai nuk pranoi. I dyti kishte komandën e Urës së ShGjergjit; edhe këtij R.Pasha i dërgoi një sasi të madhe të hollash për t’i liruar Urën, por Hysen Begu iu përgjegj: Jo, këto pare, por edhe të gjithë thesarin me ma dhanë, shokët nuk i tradhtoj”.16

Edhe një përpjekje tjetër e turqve nuk pat rezultat : dërgimi i disa personaliteteve të larta me origjinë shqiptare për t’i bindur shqiptarët të hiqnin dorë nga Ulqini; dy prej tyre, me origjinë shkodrane, Pashko Vasa dhe Riza Beu, i biri i Mustafa Pashë Bushatlliut, gjetën pretekste dhe iu shmangën këtij roli të pahij shëm.17

Turqit ndërruan taktikë, arma e fundit ishte konfrontimi ushtarak me shqiptarët, prandaj zgjodhën “dorën e fortë” për këtë qëllim. Për këtë operacion u caktua “Dervish Kasapi”, siç i pëlqente të mburrej Dervish Pashës, i cili, pa vonuar mori një sërë masash me karakter ushtarak e administrative pastaj iu kushtua presioneve ndaj anëtarëve të Degës, si dhe diversionit me premtime për të asfiksuar veprimtarinë e Komitetit Ndërkrahinor, por pjesa e shëndoshë mbeti e patundur. Të tilla raste qëndrimi konsekuent dhe vendosmërie janë dhe rastet e mëposhtme, që na i përcjellin tradita e popullit e burime të tjera:

– Që në takimin e parë me anëtarët e Degës së Lidhjes, Dervish Pasha mendoi që, krahas tonit prepotent të bisedës, të krijonte .dhe një psikozë shantazhi, prandaj mbi tryezë kishte lënë të ekspozuara dy revole. Të pranishmit e kuptuan provokimin dhe mbete’n të fyer. I pari që reagoi plot nervozizëm qe myderrizi Selim Ef. Çoba dhe pa iu trembur syri iu drejtua prerazi: “-Pashë, nëse ke ardhë të bisedojmë, po bisedojmë, nëse mendon se na frikëson me koburet, i kemi dhe ne në brez e jemi gati!”. Pasha hoqi koburet dhe ndërroi tonin e bisedës, sepse e pa që nën çallmën e hoxhës ishte një kokë shqiptari dhe se në sytë e të tjerëve lexohej po ajo krenari.18
Edhe dy herë të tj era Pashës nuk i eci me shkodranët : rasti i letërkëinbimit me H.Sali Hylen dhe rasti kur thirri Jusuf Sokolin që s’iu paraqit ose i të birit të Hamz Kazazit që, nuk i shkoi në mbledhj e, në mënyrë démonstrative e provokuese.19

Megjithatë, përpjekjet e Dervish Pashës, të përkrahur dhe nga zelli i konsujve të huaj, e bënë efektin e vet tek të lëkundurit dhe disa të moderuar, që u besuan premtimeve për të drejta autonomiste në këmbim të tërheqjes nga Ulqini. Ky diversion e dobësoi në një farë mase efektivitetin e Degës, çka ngialli zemërimîn e qytetarëve dhe çoi në përtëritj en e saj. Në përputhje me dëshirat e masës, në komitetin e ri bënin pjesë përkrahësit e zjarrtë të mbrojtjes së Ulqinit, kështu në krah të D. Boriçit do të gjëndeshin të dalluarit S. Çoba, Jusuf Tabaku, J. Sokoli, F. Dragusha, F. Çeka etj.20
Kundërshtime të fuqishme ndaj agresivitetit e arrogances së D.Pashës nga ana e Komitetit të ri qenë: mitingu i madh populloi, armatosja e 3000 vullnetarëve, mbyllja e Pazarit e masa të tjera energjike. Koha qe shumë e shkurtër për veprime të tjera dhe D.Pasha, me spostime të befasishme trupash, pengoi vajtjen e përforcimeve të reja me vullnetarë, duke i krijuar vetes mundësinë qe me forca të shumta të armatosura më së miri, e mposhti rezistencën heroike të forcave vullnetare. Për shqiptarët, plagosja dhe vdekja e J.Sokolit qe një humbje e madhe dhe një dhimbje e thellë. Kjo qe njëheri dhe një goditje qe mori Dega e Shkodrës dhe gjithë rrethi i miqve të ngushtë, ndër të cilët bënte pjesë edhe S. Çoba. Goditja përfundimtare u dha me kthimin e Pashës në Shkodër, kur shpërndau Komitetin dhe burgosi anëtarët e tij. Ka një pohim nga të dhëna goj ore21 se ndërmjet të të arrestuarve bënte pjesë dhe Selim Ef. Çoba, por në ç’masë qe dënimi nuk dihet. Ka mundësi që pasi kaloi pika kritike, Porta e Lartë, për shumë anëtarë ta ketë konsideruar të mbyllur çeshtjen, duke u kufizuar me internimin vetëm të pak prijësve kryesorë.

Populli e përjetoi në këngë luftën për mbrojtjen e Ulqinit. Po shkëputim vargjet e fundit:

Shkruejnë gazetat anë për anë,
Vojt xhevapi ndër shahllarë,

Krisi pushka n’istiqame,
Duel mileti me faqe të bardhë22

Shpirtërisht populli nuk ndihej i mposhtur, sepse luftoi me dinjitet në tre fronte dhe i goditur pas shpine. “Lufta e Miletit” qe një ngangjarjet më të shënuaratë popullittonë, një lëvizje që bashkoi shqiptarët pa asnjë dallim dhe që përgatiti kushtet për ngjarjet që çuan në shpalljen e pavarësisë. Në këtë vështrim, përkushtimi dhe sakrifica e atyre që u vunë në krye të kësaj veprimtarie disa-vjeçare me karakter politik, organizativ e ushtarak mbetën të pashlyera në kujtesën e Kombit. Emrat e tyre gdhenden ndër larpidare e përmendore, historia i shkruan me shkronja të mëdha. Një ndër ta është dhe emri i myderrizit shkodran SELIM EFENDI ÇOBA.

Referenca

1. Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet”, doreshkrim.
2. Xhevat Repishti, “Isuf Sokoli dhe lufta per mbrojtjen e Ulqinit”, Tirane, 1979.
3. Kristo Frasheri, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Tirane, 1989, fq. 228.
4. Po aty, fq. 236, sipas Lippich.
5. Po aly, fq. 230, sipas F.Suma, rap. 53, Shkodër, 26 gusht 1878.
6. Po aty, fq. 313-314.
7. Hamdi Bushati, vepër e cituar.
8. Hamdi Bushati, “Lufta e Miletit”, ne “Kaiendari Kombiar”, viti 1928, fq. 64.
9. Kristo Frashëri, vepër e cituar, fq.356.
10. Mikel Prendushi, gazeta “Drita”, Tirane, 16.4.1978.
11. Hamdi Bushati, “Lufta e Miletit”, veper e cittiar, fq. 66-67.
12. Koli Xoxe, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Tiranë 1978, fq. 101.
13. At Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisë”, Kanga XIV, “Te Ura e Rrzhanices”.
14. Koli Xoxe, veper e cituar.
15. Hamdi Bushati, “Lufta e Miletit”. veper e cituar, fq. 70-7 1.
16. Xh.Belegu, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Tiranë, 1979.
17. Kristo Prifti, “Lidhja e Prizrenit ne dokumentet osmanc”, Tirane, 1978, fq.76-77, dokumenti nr. 51, date 3.7.1980.
18. Hamdi Bushati, “Lufta e Miltetit”. vepër e cituar, fq. 71.
19. Xh.Belegu, veper e cittiar, fq. 132.
20. Xhevat Repishti, veper e cituar, fq. 123-124.
21. Hamdi Busliati, “Lufta e Miletit”, veper e cituar, fq. 73.
22. K.Taipi: “Zana popullore”, Shkoder 1933, fq. 1 12

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit