3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

HAFIZ SALI HYLJA (SALI EFENDIU I VOGEL) (1820-1900)

Më të lexuarat

HAFIZ SALI HYLJA
(SALI EFENDIU I VOGEL)
(1820-1900)

Në mungesë të të dhënave të gjëra e të plota, figura e S. Hylos mund të vlerësohet kryesisht në dritën e ngjarjeve që lidhen me mbrojtjen e Ulqinit, sepse pavarësisht se ishte nga Shkodra, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Ulqin, ku kryente detyrën e myderrizit të nderuar, duke përhapur rreze drite diturore e duke përgatitur kuadro të reja.

Një ndër nxënësit e tij qe edhe H. Ali Ulqinaku. Për përgatitjen e tij teologjike gëzonte një reputacion të lartë, si në Shkodër, si në Ulqin. Mendoj se atributi “i Vogël”, për ta dalluar nga bashkëkohësi i tij, i mirënjohuri Sali Efendia i Madh, s’duhet të ketë të bëjë me konsiderata të natyrës intelektuale, por, kuptohet me lartësinë-trupore.

Në momentet kritike të qytetit të Ulqinit ai do të nënshkruajë edhe si autoriteti më i lartë fetar i qytetit, në rolin e myftiut, krahas komandantit të forcave vullnetare ulqinake, Mehmet Becit dhe kryetarit të Degës së Lidhjes, çka tregon se ai qe bërë një ndër figurat autoritare dhe përfaqësuese të qytetit.

Ka mundësi që nga Shkodra të jetë larguar pas ngjarjeve të viteve 1855-1856, për vetë faktin që në listën e të internuarve të asaj kohe, pjesëmarrës e prijës të kryengritjeve popullore të mëparshme, përfshihet dhe emri i H.S.Hylos, siç komenton “Kronika” e M.Sirrit, ku arrestimi dhe internimi i burrave të njohur i përshkruhet tekstualisht kështu: “Me 22 sefer 1273 (22.X.1856) natën e së hanës, në ora dy, myderrizët e famshëm (nënvizimi ynë) Sali ef. i Madh dhe Sali ef. i Vogël, Ahmet Kalaja, Hysen Begu, Hamza Kazazi, Hasan Hoti, Osman Aga, i vëllai dhe Halil Spahia nga Podgorica, të shoqënuem me disa kalorës, u dërguen në Stamboll nw formw internimi. 1) Nisur nga këto fakte, historiani Z.Shkodra bën këtë koment: “Këta persona kanë qenë ndër elementat më aktivë dhe me influencë, që kanë ndihmuar për propagandimin dhe mobilimin e popullit në luftë kundër pushtuesit. Kështu të tre personat e parë ishin ndër përfaqësuesit e shtresës së intelektualëve të kohës, që nuk pajtoheshin aspak me politikën shtypëse të turkut dhe për këtë arsye bile propagandonin kundër kësaj politike tue predikue edhe ide ma të përparueme për çlirimin e vendit.2

Në radhë të parë të tërheq vëmendjen epiteti “të famshëm”, që përforcon mendimin e shprehur më lart se H. S. Hylja ishte i një përmase me klerikun tjetër të mirënjohur, në anën tjetër të dy ata, gëzonin një respekt mbarëqytetar edhe si intelektualë, edhe si patriotë të vendosur. Të dhënat e mësipërme dëshmojnë gjithashtu se ai duhet të ketë luajtur një rol parësor në lëvizjen e fuqishme popullore të v.1835, që tronditi administratën turke dhe krijoi një klimë të tensionuar që karakterizoi në vijim marrëdhëniet e qytetarëve me pushtuesit, duke shërbyer si katalizator edhe për lëvizje të tjera të bujshme, siç qe revolta e vegjëlisë shkodrane e vitit 1854 nën udhëheqjen e Sheh Shamisë. Megjithëse mungojnë të dhënat, kemi të drejtën të supozojmë se, dhe nëse ai nuk u implikua drejtpërsëdrejti, s’duhet të ketë qëndruar indiferent ndaj atyre ngjarjeve tronditëse, ashtu si nuk qëndruan as kolegët e tii bashkëkohës.

Janë ngjarjet e viteve 1878-80 jo vetëm kulme të lëvizjes kombëtare, por edhe kulme të jetës së tij prej atdhetari të madh. Ulqini për të ishte bërë qytet i dytë dhe fatin e qytetit e lidhte me fatin e vet.

Akti i parë i dramës së këtij qyteti të vjetër shqiptar u zhvillua në periudhën janar 1878-shkurt 1879, kur u pushtua për herë të parë nga malazestë si pasojë e luftës ruso-turke. Duke qenë se historiografia jonë e deritashme, sa e citon pushtimin e parë të Ulqinit, le t’i drejtohemi veprës së H.Bushatit “Shkodra dhe motet” (dorëshkrim), ku jepet një përshkrim më i zgjeruar i qëndresës heroike të ulqinakëve, ashtu siç e ka ruajtur tradita gojore: ulqinakët për t’u mbrojtë kishin ndërtue llogore në Malin e Bardhë, në ullishtën e Asllan Beut dhe në. liman, te Pusi i Latinit. Komandën e luftëtarëve ulqinakë e kishte Haxhi Mehmet Beci, Asllan Begu dhe Haxhi Bet Gjyli. Komandanti i malazesve ishte Pop Ilia, i cili e kishte nda ndër dy krahë fuqinë e tij: Njeni krah komandohej prej Serdar Rados e tjetri ishte nën komandën e P.Popoviçit, i cili mësyni nga kulla e Kardashit. Të dy palët e kishin qendrën në malin Maxhur. Fuqia malaziase përbahej prej 7 batalionesh. Populli i Ulqinit, ndonëse i vogël, por i pajisun me ndjenja të forta atdhetarizmi, orvatej të qëndronte me çdo kusht. Deri gratë ulqinake shërbyen në këtë rast me vendosmëri, disa dhe u plagosën, ndër ta e para qe një harapeshë. Lufta për mbrojtjen e qytetit zgjati vetëm 24 orë”.3)

Kjo ndodhi mes datave 18 e 19 janar 1878, pikërisht 1 0 ditë pas rënies së Tivarit. Sipas të të njëjtit burim, për mbrojtjèn e këtij të fundit patën shkuar shumë vullnetarë shkodranë dhe ulqinakë, midis të të cilëve qenë dhe Mehmet Beci e Bet Gjyli, që do të shquheshin më vonë për përkushtimin e tyre atdhetar. Ngjarjet u zhvilluan në favor të armikut dhe ata mbetën të rrethuar në kalanë e qytetit për 2 muaj e 1 0 ditë, duke u detyruar të dorëzoheshin për mungesën e plotë të rezervave në ushqin-w e armatim. Me urdhër të Knjaz Nikollës të gj ithë vullnetarët robër qenkan lënë të lirë; prijësit ulqinakë i paska thirrë e ii paska thënë: “Mbas tri ditësh do të pushtoj edhe Ulqinin, prandaj të ma dorëzoni j u vetë ma mirë!

Kuptohet që ulqinakët nuk kanë qenë të të njëjtit mendim me propozimin provokues e plot fodullëk të Knjazit, por dhe mundësitë për ta përballuar këtë sfidë u patën reduktuar së tepërmi nga mënyra se si u rrokullisën ngjarjet.

Në mungesë burimesh, roli i H. S. Hylos mbetet vetëm në hipoteza: historikisht dihet se në shkurtin e vitit 1879 malazestë u detyruan ta lëshonin Ulqinin për hir të presioneve diplomatike, mirëpo, pas më shumë se një viti, do të fillonte akti i dytë i dramës së këtij qyteti, më tragjiku. Eshtë Nota e Qershorit e Fuqive të Mëdha dërguar Turqisë për “Kompensimin e Ulqinit”, një altemativë e diplomacisë evropiane për të zëvendësuar aneksimin e Hotit e të Grudës, dy trevave që ditë ‘ n të mbrohen, siç duhej – Ulqinakët e ki shin të freskët çizinen malaziase, praiidaj filluan të grumbullonin forcat dhe të kërkonin ndihma. Në Shkodër kishte një kontigjent emigrantësh ulqinakë, të ikur që nga pushtimi i parë. 4), që mbështetën Degën e Shkodrës dhe krijuan Degën e Ulqinit, porsa u larguan malazeztë. Ulqinakë e shkodranë bënë shumë përpjekje që çështja të zgjidhej në rrugë diplomatike, me memorandume, telegrame e protesta ndaj diplomatëve të Fuqive të Mëdha, për t’ua bërë prezent se si nenet e Traktatit të Shën Stefanit, si vendimet e mëvonshme ndërkombëtare, ishin të padrej ta dhe bëheshin për të kënaqur oreksin e fqinjëve shovinistë. Krahas argumenteve historiko-gjeografike, u bëhej e qartë dhe vendosmëria e popullit për t’i mbrojtur me gjak troj et e të parëve.

E tillë qe Protesta e Qershorit që dërgoi Dega e Shkodrës dhe po e tillë Nota e 15 Shtatorit, që Dega e Ulqinit u dërgoi Fuqive të Mëdha: “Me hidhërim mësuem, se pas disa ditëve flota e Fuqive të Mëdha do të vijë në ujnat e Ulqinit tonë, me të vetmin qëllim me na shtëmgue me lëshue qytetin torië të shtrenjtë në dorë të malazesve.

… Për ne asht e pamundun me u bashkue me Malin e Zi, mbasi zakonet, gjuhën e besimin i kemi të ndryshme nga ato të malazesve. Për këtë shkak kemi vendosë me i ba ballë çdo sulmi që mund të na kërcnohet nga ana e Malit të Zi dhe pranojmë ma mirë të shofim zhdukjen qytetit dhe tëjetës sonë, se sat’i përulemi Malit të Zi.5) Ashtu siç u tha më lart, në treshen nënshkruese është dhe H.S.Hylja, si eksponent i Degës së Lidhjes. Me këto tone zemërimi dhe vendosmërie do të përcilleshin edhe protestat më të vonshme. Në protestën e 24 Tetorit të po atij viti kundër vendimit të Portës së Lartë për të dërguar ushtri për dorëzimin e qytetit do të lexojmë: ” … Në rast se me të vërtetë për dorëzimin e Ulqinit Malit të Zi do të dërgohet kundër nesh ushtria, ne …. kemi lidhur besën dhe jemi betuar për t’u mbrojtur dhe për të luftuar …. puna do tw arrijë deri në shpërthimin e luftimeve, ashtu si u shkrua më lart, prandaj përgjegjësinë e plotë për çështjet që mund të ndodhin, edhe në të ardhmen, do ta mbajë ajo”.6)

Edhe me konsujt e Fuqive të Mëdha në Shkodër do të përdorej e njëjta gjuhë për të protestuar kundër manovrimeve të Dervish Pashës për t’ua dorëzuar malazezve Ulqiniri. (16 nëntor 1880: ” … në bazë të besëlidhjes së lidhur midis nesh… do të kundërshtoimë cilindo që do të vijë për t’ua dorëzuar atdheun tonë të dashur, qytetin e Ulq’nit dhe do të luftojmë deri sa të shuhemi të gjithë me gra e fémijë… Nëqoftëse Dervish Pasha vihet rië lëvizje me batalionet që ka në dispozicion dhe sulmon kufijtë e Ulqinit për t’ua dorëzuar ata malazezve, është e kuptueshme se ne do të ngrihemi Pa tjetër, do ta dëbojmë dhe do ta ndëshkojmë me luftë.”‘) Duke e menduar H. S.Hylon si një ndër njerëzit më të ditur të qytetit, përmes radhëve të zj arrta të këtyre protestave na përcillen dhe hovet e shpirtit të tij të madh. Që ai ishte diplothati dhe truri-e veprimtarisë politike në krye të Degës së Lidhjes së qytetit e vërtetojmë, veç të tjerash, dhe me informatën që jep autori Xh.Belegu, të cilën ne po e riprodhojmë: “Me 24 Shtatuer 5 delegatë muhamedanë dhe dy katolikë shkunë me nji letër të Salih Efendiut nga Ylqini ke konsulli i Austro-Ungarisë i cili i kallxoi vendimin e Pushteteve dhe i këshilloi që të mos veprojnë ma kundër vullnetit të Pushteteve të mëdha! Ata i përgjigjen: Për ne asht nji nder që gjîthë Pushtetet kanë dërgue luftanitë e veta me përdhunue Ylqinin tonë të vogël. Por para se me iu shtrue Malit te Zi do t’i apim flakë qytetit që kështu me i lanë atijë nji masë gurësh dhe fémijtë e gratë tona do t’i dërgojmë në buzë të detit për me thirrë komandantin e flotës qe t’i perdori sipas mëshirës së vet. Sa për ne burrat, ne do ta zamë Mozhuren për me luftue deri në fund kundër ushtrisë malazeze… Për Turqinë s’duam me dijtë e do të luftojmë si kundër malazezve, si kundër ushtrive të Sulltanit-deri sa të derdhim pikën e fundit të gjakut tonë”.’) Kjo frymë e lartë luftarake i kishte rrënjët në shpirtin liridashës të vetë popullit trim e të sprovuar të Ulqinit, që gjatë dallgëve shekullore ishte ballafaquar me lakmitë e pushtuesve të ardhur nga deti e nga toka, por një “katalizator” i fuqishëm qe dhe myderrizi i nderuar dhe guxîmtar që besimtarëve u deklaroi botërisht” se nuk ishte -gjyna-h-, por përkundrazi detyrë fideri të rrëmbejë armët e të luftojë për mbrojtjen e vendit, qoftë edhe kundër sulltanit halif’.9) Ky gjest nuk qe i pari dhe as i rastit, si për këtë hoxhë, si për të tjerë hoxhallarë, që para këtij ose pas u pozicionuan drejt ndër momentejetike për vendin dhe, pa hezituar, iu kundërvunë pushtuesit duke bërë thirrje për luftë e duke rrëmbyer edhe vetë annën. “Fetva”-ja që dha ai se “ai që vdes për vatanin, bie shehit (dëshmor-N.B)” pat një rëndësi të posaçme, sepse qe një kundërpërgjigje “flakë për flakë” dhe pa ekuivoke që iu dha “fetvasë” tjetër, konformiste dhe antishqiptare, që kishte dhënë Sheh-ulislami me sugierimin e Sulltanit, në favor të ndërhyrjes ushtarake turke kundër mbrojtësve të Ulqinit duke i mveshë legjimitetin fetar. Krahas këtij sfidimi të hapur ndaj “majës së piramidës” fetare, hoxha ynë “s’e bani qefin qeder” edhe kur pat një këmbim të shkurtër letrash me Dervish Pashën, që përpiqej ta thyente. Letërkëmbimi, sipas shkrimit “Lufta e Miletit” 10) nga H. Bushati, u pat zhvilluar kështu: “Dervish Pasha i shkroi ma parë nji letër Salih Efendisë, tue i thanë në mes së tjerash se “-Në çfarë qitabi e ke pa qi myslimanët të luftojnë kundra Turkut?”. Ai iu përgjigj tue i thënë”: -E kam pa m’atë qitab qi e keni pa ju për të mbytë Sulltan Azizin!”11)

Kërkesat e ulqinakëve për të siguruar mbështetjen mbarëkombëtare u miratuan njëzëri në Mbledhien e Rekocit që zhvilloi Kryesia e Lidhjes në fund të qershorit. Mehmet Beci, që informoi mbi gjëndjen shqetësuese, u ngarkua të merrte në dorë organizimin e forcave. Krahas luftëtarëve ulqinakë të komanduar nga M.Beci dhe nga Mehmet Gjyli u rreshtuan dhe v’ullnetarët nga Shkodra me rrethe, nën prijësin e mirënjohur Jusuf Sokoli. Për të përballuar situatën aktivistët e Lidhies nuk rrinin duarkryq: rekrutoheshin forca të reja, sepse alternative Hot-Grudë kishte mbetur pezull, ai front nuk mund të lëshohej dhe qe vendosur që çdo shtëpi shkodrane do të sillte djalin e dytë ndër for’cat vullnetare: Ashtu si kurdoherë, Shkodra nuk do ta bënte dysh fjalën, por me gjakun e bijve të saj dhe me sakrifica të njëpasnjëshme do të gjëndej ne vijën e parë: mbrojtja e Ulqinit konsiderohej prej shkodranëve çështje e tyre. Kjo frymë solidariteti ndihej në bazë, në mbledhjet e fuqishme popullore të protestes e në gatishmërinë luftarake, si dhe në përkushtimin e Degës së qytetit me në krye D.Boriçin, me aktivistët e njohur S.Çobën, vëllezërit Dragusha, S.Çoba, F.Çeka etj. Njëri prej tyre, H.Abdyl Fetah Dragusha shëtiti nëpër shumë vise të atdheut për të kërkuar ndihma, ndërsa myderrizi Selim Ef.Çoba nuk duroi fodullëkun e prepotencën e Dervish Pashës, që gjatë bashkëbisedimit, mbante revolet mbi tryezë në formë shantazhi. Përfaqësuesit e qytetit, përmes komunikimit telegrafik i dhanë përgjigjen e duhur urdhërit të ministrit të luftës, ndërsa dhuratat e dekoratat e Riza Pashës thyen vetëm një numër të vogël të lëkundurish. Autorët H. Bushati dhe Xh. Belegu përshkruajnë tre rastet që ruhen në kujtesën popullore, kur ofertat “e maj me” të Pashës nuk i bënë të tërhiqen burra të tillë, si: një hoxhë, tregtarin Oso Mani dhe Hysen B. Shazin, komandant vullnetarësh. Edhe pse Dervish Pasha pat urdhëruar në një rast që “gjallë a dekë” t’i sillej përpara paria e qytetit së bashku me Jusuf Sokolin, asnjë s’iu bind, madje Bektash Kazazi, i biri i Hamzagës, në vend të mbledhjes, mori rrugën për pazar, duke deklaruar se e kishte për nder të vritej për Lidhjen.

Duke pasur këtë mbështetje të fortë morale, si dhe ndihniën e pakursyer të vëllezërve të tyrejo vetëin me municion e ushqime, por edhe me praninë e tyre iië vijën e parë të frontit ulqinakët nuk e nd.jenë veten të braktisur dhe me përbuzje e përballuan shfaqjen e forcës nga ana e flotës evropiane.

Edhe diplomatëve të huai u pat bërë përshtypje kjo vendosmëri. Autorët Belegu e Repishti sjellin mjaft shembuj të tillë diplomatësh e gazetarësh të huai. Ja se ç’shkruante një diptomai austriak: “As forcat e Malit të Zi, as demonstrata e afwrme e flotës nuk janë në gjendje të zbusin shpirtin e shqiptarëve dhe të përkulin qëndrimin e tyre kryeneç”. Një analist freng shkon më tej: “Flota ndërkombëtare u nis me madhështi për të manifestuar fuqinë e saj para Ulqinit, por shqiptarët jo vetëm nuk u frikësuan, por mbajtën pozitat e tyre”.

As intelektualët e njohur shqiptarë nuk ndenjën të heshtur, madje ata që u ndodhën në vend, qenë edhe autorët e protestave, e memorandumeve. Për Ulq inin Abdyl Frashëri i shkroi personali sht Sulltanit. Ndërsa F.Shiroka thurte italisht hymnin luftarak “Shqipnisë”, kushtrim, D.D’Istria i shkruante De Radës duke i bërë jehonë qëndrimit heroik të shqiptarëve. 12)

Të dhëna të hollsishme dhe analiza mbi ngjarjet që lidheii me mbrojtjen e Ulqinit kanë dhënë autorët Bushati. Xh.Belegu, K.Frashëri, K.Xoxi, A.Buda, Xh.Repishti dhe teksti “Historia e Shqipërisë”, prandaj do të mjaftohemi me aktin e fundit. Shqiptarët nuk u dekurajuan, edhe pse forca e tyre luftarake nuk arriti ta kalonte shifrën prej tri mijë vullnetarësh për shkak të manovrimeve të shpejta të Dervish Pasliës, që ndërpreu rrugën e përforcimeve të mëtejshme; gjithashtu ruajtën gjakftohtësinë, edhe pse ndiheshin të tradbtuar dhe në mes tri palë armiqsh, me një epërsi shumë të madhe numerike dhe tekniko-ushtarake. Ndeshja vendimtare u zhvillua afér fshatit Klezhë, gryka e Mozhures, një përpjekje e përgjakshme, që u fitua nga turqit në sajë të artilerisë dhe ku mbet i plagosur për vdekje komandanti legjendar, Jusuf Sokoli. Thuhet se ideja për të luftuar brenda në qytet, në mënyrë që armiku ta paguante sa më shtrenjt fitoren, u braktis në çastet e fundit, me të vetmin qëllim, që të mos demtoheshin familjet. Një pjesë e vullnetarëve nuk iu dorëzuan Dervish Pashës, por nëpër rrugë të tërthorta u kthyen në Shkodër. Kështu, së bashku me disa luftëtarë ulqinakë, morën arratinë dhe erdhën në Shkodër edhe komandantët trima M.Beci e M.Gjyli, duke lënë në duart e armikut shtëpitë dhe pasuritë, një pjesë të së cilës e patën shpenzuar për të mbajtur luftëtarët.

Me 23 nëntor Dervish Pasha lëshoi qarkoren që ulqinakët të brakti snin shtëpitë, gjoja qeveria turke do t’i si stemonte! E vërteta është se shumë familje ulqinakësh emigruan në Shkodër, por për sistem’min e tyre mungoi kujdesi i autoriteteve turke. Ata përfituan vetëm nga mikpritja dhe bujaria e qytetarëve, si dhe nga interesimi i Komisionit për refugjatët nën kryesinë e myftiut Jusuf EL Tabaku.13)

Me 28 nëntor malazeztë hynë në Ulqin dhe H.S.Hylon, në grup, e intemuan në Cetinë. Pasi qenka liruar nga internimi, thuhet se Kiij az Nikolla e paskwthirrur në audiencë, por ai paska refuzuar. Duke iu referuar përsëri H.Bushatit shtojmë se hoxha gjeti rastin, kaloi kufirin dhe u vendos në Shkodër, kujetoi deri nga viti 1900. Sipas këtij burimi paska vdekur në moshën 80 vjeçare duke u varrosur në varrezat e Xhamisë së Parrucës, ndërsa në një shënim të shkurtër në rev. “Zani i Naltë” ) hidhet mendimi se vdekja i erdhi në moshën 70 vjeçare duke pohuar, sikur paska lindur në Ulqin(?).

Figura e H. S. Hylos e njohur mjaft, por e studiuar pak, është pjesë e pandarë e plejadës së hoxhallarëve të shquar që, pa mëdyshje u angazhuan me gjithë bagazhin e tyre moral e intelektual, me përkushtim dhe me guxim, në përpjekjet e vëllezërve të tyre të gjakut, pa dallime besimi e krahine, për të mbrojtur të drejtat e tyre ose trojet që ua lanë trashëgim të parët. 15) H. Saliu provoi dy intemime: një nga turqit dhe një nga malazeztë, por nuk u thye as nga presionet, as nga premtimet joshëse: ai mbet i patjetërsuar duke ruajtur të pastër imazhin e një hoxhe patriot e konsekuent deri në fund.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit