-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pushkini ndiente simpati për Kur’anin

Më të lexuarat

Pushkini ndiente simpati për Kur’anin

Kisha shumë pak njohuri rreth shkrimtarit të njohur rus Aleksandër Sergeviç Pushkin. Madje, s’kisha dijeni rreth interesimit të tij ndaj Islamit dhe Kur’anit. Prof. Dr. Ismail Kaynak, kishte shkruar librin “Shenjat e kulturës islamo-turke tek Pushkini”. Ngjarjet shoqërore janë të ndërthurura mirë me njëra-tjetrën. Shoqërive që na sulmojnë si armiq të Isait, armiq të Merjemes nuk mund t’ua ndryshojmë mendimin brenda një viti duke u thënë: “Jo, nuk është kështu!” Kur’ani flet vetëm për një femër dhe ajo është Merjemi. Në Kur’an ekziston një sure me emrin e saj. Ata që flasin keq për Merjemen dhe Isain nuk janë prej nesh”. Edhe sikur të shkruanin gazetat e tyre rreth kësaj, ata përsëri nuk do të ndryshonin mendim. Kryqëzatat dhe kalimi i shekujve ishin rezultat i një armiqësie të gabuar. Por një gjë është e vërtetë dhe dihet, fara sido që të jetë, e mirë apo e keqe do ta japë frytin e saj. Le të kthehemi tek Pushkini. Ai vetë është rus por gjyshi i tij nga nëna ka qenë habeshi, është rritur në pallatet e Stambollit. Kur u kthye në Rusi i dhanë emrin Abraham Petroviç. Në Rusi u edukua me një kujdes të veçantë. kjo tregohet në historinë “Arabi i Petrit të madh”. Petri I, e dërgon Ibrahimin në Paris bashkë me Korsakovin. Ai nuk kishte mbetur i kënaqur nga Korsakovi, por kjo s’mund të thuhej për Ibrahimin. Atë e kishte lejuar të mbante emër musliman. Prandaj, Pushkini dashurinë ndaj Islamit dhe Kur’anit e kishte trashëguar nga gjyshi i tij. Në një letër të tij drejtuar vëllait të vet, i thotë: “Unë punoj që të lartësoj Kur’anin dhe për këtë kam shkruar ca gjëra; por përtoj t’i dërgoj”. Përsëri në një letër dërguar shokut të tij, Preus P.A. Vazemskiy, më 29 nëntor 1924, ai shkruan: “Tani m’u desh të ikja nga Meka në Medine. Kur’ani im (poezitë e mia) po shëtit dorë më dorë”. Në këtë letër ai bën fjalë për poezitë e titulluara “Përngjasimet e Kur’anit”, të shkruara nga vetë ai. Në letrën e parë, shkrimtari thotë hapur dhe sinqerisht që ka shkruar një vepër për lartësimin e Kur’anit. Ndërsa në letrën e dytë, ai e përngjason jetën e vet të syrgjynit me atë të Pejgamberit (a.s.). Në një poezi të titulluar “I fshehur në shpellë në kohën e ndjekjes”, përdor këto shprehje:

Duke u fshehur në shpellë i përndjekur,
Unë lexova atë që i jep qetësi shpirtrave,
Kur’anin,
Menjëherë ngushëlluesi melek,
Erdhi pranë meje dhe më solli një dhuratë,
Fuqinë e Kur’anit Madhështor.

Kur e ka shkruar këtë poezi, Pushkini gjendej i burgosur në fshatin Mihajlovskoe. Ai tregon se ditët më të vështira të jetës i ka kaluar aty, duke lexuar Kur’an dhe gjendjen e tij e ka përngjasuar me ngjarjen e shpellës (midis Muhamedit a.s. dhe Ebu Bekrit). Qoftë në poezinë ku përshkruan një familje të varfër muslimane, banuese në qytetin Yurzuf, qoftë në shkrimin rreth Erzurumit, ai nuk heziton të shfaqë dashurinë e tij ndaj Islamit dhe simpatinë ndaj muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit