1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përplasja e Qytetërimeve: Huntington është i gjallë dhe mirë

Më të lexuarat

Omer Tashpinar

Tashmë shumëçka është shkruar rreth sulmeve terroriste në Paris. Pasi që populistët Evropian dhe bota islame reaguan në mënyrën e parashikueshme, erdhi koha për t’i analizuar pasojat afatgjate politike, sociale dhe psikologjike të ngjarjeve që u bë “11 Shtatori” francez.

Siç pritej, konservatorët evropianë dhe populistët, rreth tragjedisë së fundit reaguan duke alarmuar popullatën rreth kërcënimeve të dyshuara në formën e Islamit. Në sytë e së djathtës ekstreme, thelbi i problemit qëndron në faktin se feja jotolerante, barbare dhe e dhunshme jeton në zemër të Evropës moderne, të qytetëruar dhe paqësore. Shumica e anëtarëve të së djathtës ekstreme mendon se Islami nuk është vetëm një problem i madh, por e vetmja zgjidhje e këtij problemi qëndron në kufizimin e pranisë së kësaj feje të prapambetur në Evropë.

Ky lloj paragjykimi në Evropë shumë shpejt gjeti kopjen e tij në vendet islamike në formën e populistëve konservatorë të cilët islamofobinë e shohin si një çështje madhore për evropianët. Tendenca e muslimanëve për të parë vetëm fenomenet e këqija në Evropë, pa ndonjë vetë-kritikë, djathtistëve evropianë u ofron armatimin e nevojshëm për përhapjen e mëtejshme të frikës nga Islami. Si rezultat i kësaj, vjen deri te krijimi i rrethit vicioz në të dy kampet. Ndërkaq, gjuha helmuese e medieve në të dy anët vetëm përkeqëson situatën.

Zëri i arsyes

Për fat të mirë, konservatorët nuk janë të vetmit që dëgjohen, si në Evropë ashtu edhe në botën islame. Populistëve shpesh herë u kundërvihen forcat progresive që ofrojnë një pamje të balancuar të problemit. Qeveria socialiste e Francois Hollande, ndryshe nga Nikolas Sarkozi, i cili është më afër me populistët siç është Marine Le Pen e Frontit Kombëtar, ka vepruar si duhet kur tha se terroristët nuk përfaqësojnë Islamin. Përveç tyre, shumica e partive të gjelbra të Evropës ngritën zërin duke shprehur frikën se, nëse Islami nuk konsiderohet fajtor për çdo gjë, bota kurrë nuk do të dal nga rrethi vicioz i dhunës.

Në mënyrë të ngjashme, intelektualët progresiv në botën islame potencuan se kjo nuk është kohë e përshtatshme për të folur rreth islamofobisë, dhe shprehën dënimin e pa rezervë të sulmeve terroriste. Këtu qëndron dallimi kryesor në mes të kampeve konservatore dhe progresive; ndërsa të parët fenë e shohin si burim të konfliktit, të tjerët e shohin si një instrument dhe udhëzim të fortë. Kampet progresive në këtë drejtim janë shumë më të shqetësuara në lidhje me rrënjët sociale, ekonomike dhe politike të këtij problemi.

Kultura dhe struktura

Në fund të fundit, ky është një debat për marrëdhëniet e kulturës dhe strukturës. Kulturalistët rrënjët e tyre intelektuale i kanë në shkrimet e sociologut gjerman Max Weber, i cili besonte në epërsinë e fesë dhe kulturës në shpjegimin e fenomeneve komplekse socio-ekonomike, të tilla si shfaqja e kapitalizmit në Evropë. Strukturalistët, megjithatë, busullën e tyre intelektuale dhe filozofike e bazojnë në marksizëm, me bindje të fortë që kultura dhe feja janë “efekte anësore” e fazave të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Kjo është arsyeja pse populistët në grupin e kulturalistëve gjithmonë fokusohen në fenë, ndërsa progresistët fokusohen në problemet politike, ekonomike dhe sociale dhe jo në Islamin si fe.

Prandaj, shtrohet pyetja: sa relevante janë sulmet terroriste në Paris në këtë debat? Përgjigja e shkurtër është se dhuna e kryer në emër të fesë gjithmonë u përgjigjet populistëve në grup të kulturalistëve. Që nga sulmet e 11 shtatorit, ata që besojnë në konceptin Huntingtonit rreth përplasjes së qytetërimeve, dalin  fitues në debatin mbi strukturalistët. Teoria e përplasjes së qytetërimeve nuk u konsiderua seriozisht kur ajo u eksponua kah mesi i 1990 të shekullit të kaluar. Sot, pas sulmeve në Paris dhe më herët, sulmet në New York, Madrid, Londër dhe Amsterdam, si dhe vrasja e Theo Van Gogh, parashikimet e Huntingtonit bëhen parashikime të vetë-përmbushjes. Fati tragjik i revistës “Charlie HEBDO”, për fat të keq, mund të jetë gozhdë e fundit në arkivolin, në të cilën do të varroset jo vetëm strukturalizmi, por gjithashtu edhe ëndrra për një Evropë multikulturore

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit