Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni sot bëri të ditur shkollat fituese të garës për zgjedhjen e Ueb faqes më të mirë shkollore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski tha se thirrja publike për zgjedhjen e ueb faqes më të mirë shkollore për vitin 2014/15 ka të bëjë për të gjithë shkollat fillore dhe të mesme në vend. Ai informoi se shkollat kanë konkurruar me nga një ueb faqe të përpunuar nga nxënës të rregullt ndërsa e cila është udhëhequr nga një i punësuar në shkollë.
“Në kategorinë e shkollave fillore, për ueb më të mirë është shpallur ajo e shkollës Koço Racin nga Kumanova, ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme është zgjedhur ajo e shkollës Gjorçe Petrov nga Kriva Pallanka”, deklaroi Ristovski.
Vendi i parë fitoi një tabelë interaktive ndërsa të tjerët morën çertifikata për kreativitetin e shprehur.
Këtë vit, siç informuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në adresë të tyre kanë arritur 17 aplikime valide, nga të cilat 10 në kategorinë e shkollave fillore dhe 7 në ato të mesme.