Nga ambasada britanike në Ankara sot është bërë e ditur se paratë do të ndahen për ndihmë humanitare, pajisjet për shkollë, spitalet dhe asistencë të plotë për pranimin e refugjatëve.
Britania e Madhe i ka premtuar ndihmë Turqisë në vlerë 420 milionë dollarë në dy vitet e ardhshme, në mënyrë që ky vend të përballojë problemet që shkaktoi konflikti në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ambasada britanike në Ankara sot është bërë e ditur se paratë do të ndahen për ndihmë humanitare, pajisjet për shkollë, spitalet dhe asistencë të plotë për pranimin e refugjatëve.
“Britania e Madhe është e qartë se dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me Turqinë, për të zgjidhur pasojat e konfliktit në Siri, duke përfshirë krizën e refugjatëve. Kjo është një mbështetje bilaterale që kontribuon në përpjekjet evropiane të ofrimit të ndihmës”, theksohet në komunikatën e ambasadës.
Aktualisht në botë më së shumti refugjatë i strehon Turqia. Presidenti i këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të enjten se numri i refugjatëve sirianë dhe irakianë në Turqi ka arritur 2,5 milionë. Për refugjatët, sipas tij, Turqia që nga viti 2011 ka ndarë 8,5 miliardë dollarë.