1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zbatohet plotësisht vendimi për targat serbe

Më të lexuarat

Vendimi për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia në territorin e Kosovës, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe atyre të Policisë së Kosovës, po zbatohet qind për qind. MPB-ja pati caktuar 1 qershorin si afat të fundit për pajisjen e serbëve me targa RKS ose KS, në të kundërtën kishte paralajmëruar marrjen e masave.

 Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës thotë se vendimi i Qeverisë do të zbatohet deri në fund.

“Policia e Kosovës është duke zbatuar këtë vendim dhe do të vazhdojë derisa mos të ketë targa të tilla në komunikacion rrugor. Deri më tani kemi konfiskuar 39 palë targa, targa të vjetra dhe targa që janë lëshuar nga Republika e Serbisë me iniciale të Kosovës”, tha Sadriu për Radio Kosovën.

Në rastet kur konfiskohen targat, sipas Sadriut, lënda procedohet në Gjykatën për Kundërvajtje për vozitje me targa të paligjshme, ndërsa automjeti largohet nga komunikacioni.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka caktuar një afat prej shtatë ditësh, duke nisur nga 27 qershori, që t’iu mundësojë serbëve që nuk kanë mundur t’i dorëzojnë aplikacionet për regjistrimin e automjetit deri më 1 qershor, të aplikojnë për targa të reja.

Kryeshefi i Agjencisë për Regjistrimin Civil, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Camaj, tha se aplikacionet nëpër komuna do të mblidhen në ARC dhe do të verifikohen nga një komision i veçantë.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim Civil, deri më 1 qershor me targa KS janë pajisur 1,359 qytetarë serbë të Kosovës, ndërsa me targa RKS, 4003. Që nga viti i kaluar, Qeveria e Kosovës u kishte dhënë serbëve disa herë afate që të pajisen me këto targa duke iu mundësuar që nëse nuk duan të kenë targa RKS, të pajisen me targa KS, por jo t’i mbajnë edhe më tutje targat e lëshuara nga Serbia, ndërsa afati i fundit ishte 1 qershori. /Telegrafi/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit