9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Berisha: Jugu përmbytet, Rama krifet

Më të lexuarat

Ish-kryeministri Berisha reagoi dje për përmbytjet e shumta që ndodhën në Jug të vendit, ku akuzoi Kryeministrin se nuk po merr masta e duhura për të përballuar situatën e vëshjtirë atmosferike.

“Jugu i Shqiperise pesoi nje permbytje te rende ne 24 oret e fundit. Stacionet meterologjike kishin paralajmeruar gjate javes qe kaloi per rreshjet intensive dhe permbytese qe do vershonin kryesisht ne Jugun e vendit. Por qeveria jo vetem qe nuk mori asnje mase por mediat njoftuan se prej 18 oresh hidrovoret e zonave te permbytura nuk funksionojne per shkak te nderprerjes se energjise, duke shkaktuar keshtu nje permbytje nga vet dora e qeverise se papergjegjshme. Per shkak te rreshjeve intensive dhe mos funksionumin e hidrovoreve ne Vlore, Fier, Lushnje, Skrapar, Gramesh dolen lumenjete, perrenjete, humbi jeten nje qytetare ne Radhime, dhe u mbyten qindra e qindra banesa, biznese, bageti si dhe prodhime te shumta bujqesore”, theksoi Berisha në FB. Më tej ish-kreu i qeverisë shqiptare i shprehu ngushellimet e familjes se viktimes dhe u solidorizua me banoret e zonave te permbytura. “Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te qeverise, rolin e saj dhe te OSSHE ne keto permbytje. Kerkoj shpalljen e gjendjes se emergjences ne zonat e permbytura si dhe zhdemtimin gjer ne nje te gjitha demeve ne zonat ku hidrovoret nuk funksionuan per shkak te mos furnizimit me energji. I bej thirrje Prokurorise te vendosi para ligjit te gjithe ata qe lane pa energji per 18 hidrovoret ne Jugun e vendit dhe shkaktuan permbytjen me pasoja te renda ne pese rrethe te permbytura!”, – pohoi Berisha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit