4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konfirmohet mashtrimi i qytetarëve, “Viva Fresh Store” në gjykatë

Më të lexuarat

Raportimet e konsumatorëve dhe mediave për shitjen e produkteve pa afat që janë bërë kohëve të fundit nga marketet, kanë “zgjuar nga gjumi” inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë.
Qytetarët gjatë këtyre dy muajve të fundit ishin pre e mashtrimeve nga rrjetet e martave ETC, VIVA FRESH STORE, CONAD, ELIAB në çmime, në shitje të produkteve pa afat si dhe dhënien e kuponëve jo fiskal.
Raportime për raste të tilla ka pasur edhe në media të tjera, sikurse ka raportuar edhe Gazeta Fjala. http://gazetafjala.com/edhe-conad-vjedh-qytetaret/
Me 17 gusht, Viva Fresh Store në Prishtinë ka shitur jogurt për fëmijë pa pasur afat. http://gazetafjala.com/viva-fresh-shet-produkte-per-femije-me-afat-te-skaduar/

Këtë rast inspektori i Agjencionit i Ushqimit dhe Veterinës ka vendosur ta qojë në gjykatë.
Lajmin për Gazetën Fjala e ka konfirmuar Lamir Thaçi zyrtar për Informim në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë .
Ai tha se menaxherët e marketit i kanë thanë inspektorëve se ky rast ka qenë “lëshim”, nga ana e tyre.
“Dmth se nuk është larguar produkti në fjalë nga rafti ftohës i shitjes (nga ekspozimi në shitje), inspektori do të inicioi fletëparaqitje për Gjykatë ndaj operatorit të biznesit”, tha Thaci.

Gazeta Fjala ka provuar të kontaktojë me pronarët e Viva Fresh Store dhe Viva Fresh, mirëpo në numrat kontaktues që ata kanë shkruar në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) janë lajmëruar persona që kanë thënë se nuk kanë lidhje emrat e drejtuesve të këtij biznesi.
Gazeta Fjaka ka raportuar me 15 korrik si ETC ka mashtruar klientët me zbritje në produktin Supa. http://gazetafjala.com/ja-si-i-mashtron-klientet-etc-ja-foto/

Por, pronari i ETC-së Ramiz Kelmedi në një prononcim për gazetën Fjala kishte thënë se për rastin e raportuar ka mund të ndodhin gabime teknike dhe lëshime të paqëllimshme.
“ Nuk ka asnjë mashtrim apo plaçkitje nga ana e ETC. Ato që po dalin në media dhe që po publikohen nga qytetarët janë vetëm fatura dhe çmime me gabime teknike. Ne nuk bëjmë aso gjëra me vetëdije apo me qëllime. Krejt kanë ndodh rastësisht”, ka thënë Kelmendi.http://gazetafjala.com/kelmendi-pergjigjet-per-mashtrimet-ne-etc/

Nga ana tjeter Selatin Kaqaniku nga organizata “Konsumatori” thotë se janë shqetësuese rastet e fundit të raportuara në media, e sidomos ai për shitjen e produkteve pa afat
”Shqetësuese është sidomos jogurtit për fëmijë që është shumë më e rrezikshme për shëndetin e tyre dhe se për ta nuk janë duke u përkujdesur institucionet”, thotë ai.
Kaqaniku thotë se edhe për kundër reagimeve nga kjo organizatë dhe premtimeve të institucioneve se po dalim në inspektim, realiteti është ndryshe.
“Pasi çdo ditë e më shumë po shumohen këto probleme loja me çmime, zbritja e rrejshme dhe produktet pa afat”, tha ai.

ATK : Kuponat jo fiskal nuk ishin ikje nga tatimi
Gazeta Fjala ka raportuar me 17 gusht se si në tri filialet e supermarketit VIVA në Fushë Kosovë janë lëshuar kuponë jo të rregullt.

Bizneset sfidojnë shtetin, shtypin kuponë JO-FISKAL (Dokument)

Por Administrata Tatimore e Kosovës në një përgjigje për gazetën Fjala ka bërë të ditur se inspektoret e saj kanë dal në vizitë dhe se nuk ka gjetur se ka pasur ikje nga tatimi.
Sipas zyrës për informim, në rastin e kuponit jo fiskal, konsumatorët kur kanë paguar me kartelë të bankës në vend të kuponit origjinal, u është dhënë kopjen e kuponit fiskal.
“Ndërsa origjinalin ia ka bashkangjitur pagesës së Bankës që ruhet për procedura të tjera”, shkruan në këtë përgjigje.

Kurse në rastin e dytë, ku kuponi kishte pasur datën “01.01.2000”, në përgjigjen e ATK-së thuhet se ka ardhur si rezultat i lëvizjes së tensionit të rrymës.
“Pajisja fiskale ka dal jashtë sistemit dhe është ri startuar, ndërsa punëtorja nuk e ka vërejtur këtë defekt dhe ka vazhduar të lëshoj kupona fiskal deri kur është vërejtur”, pastaj këtë problem e kanë paraqitur tek operatori ekonomik dhe është bërë rregullimi sipas procedurave të kërkuara ligjore./Gazeta Fjala/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit