0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Letër Erdoganit nga të rinjtë kurdë: Jemi vëllezër

Më të lexuarat

Një grup të rinjsh me origjinë kurdë i kanë dërguar një letër Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Jemi dëshmitarë të sakrificave tuaja për kurdët. Kurdët dhe turqit janë vëllezër”, theksohet në letër.

Mes të tjerash, në këtë letër shkruhet se të rinjtë kurdë janë viktimat më të mëdha të organizatave terroriste dhe strukturave të tjera, që organizojnë sulme tradhtare ndaj popullit turk dhe atij kurd prej më shumë se çerek shekulli.
“Ne jemi të rinj, që kemi pranuar këtë shtet si atdhe dhe flamurin e lavdishëm me gjysmëhënë e yll si nder dhe të shenjtë; që kemi dëshmuar tradhtinë e terroristëve, të cilët synojnë copëtimin e vendit; si dhe që kemi vuajtur më shumë despotizmin e organizatës terroriste PKK”, thuhet në letrën e rinisë kurdë dërguar Presidentit Erdogan.
Në fund të letrës, nënvizohet se qindra-mijëra të rinj kurdë janë gati të bëjnë gjithçka për vëllazërinë, unitetin, solidaritetin e Turqisë dhe valëvitjen e patrembur të flamurit të lavdishëm turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit