Pyetja:
Nëse na bie që të punojmë dhe xhaminë e kemi më shumë se 100 km larg a e kemi obligim xhumanë apo duhet falur vetëm drekën? Kjo nuk ndodh çdo herë, njëherë në 3-4 muaj.
***
Përgjigjja:
Në këso raste nuk mund ta falësh xhumanë, xhumaja bie dhe ti duhet ta falësh drekën. Madje mund ta falësh drekën si udhëtar, që nënkupton ta shkurtosh, në dy rekate. Gjithashtu mund ta bashkosh me namazin e ikindisë për ta pasur më lehtë.
Domethënë dy rekate namaz dreke dhe dy rekate namaz të ikindisë, qoftë në kohën e drekës apo në kohën e ikindisë.
Dr. Shefqet Krasniqi