-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Tim Cook viziton fabrikën e iPhone në Kinë

Më të lexuarat

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Apple, Tim Cook, vizitoi fabrikën e re të Grupit të Teknologjisë Foxconn të ndërtuar për prodhimin e pajisjeve iPhone në Zhengzhou, në Kinë, teksa ndërmarrja amerikane provon që të përmirësojë kushtet e punës.

Vija e re e prodhimit të iPhone është në Parkun e Teknologjisë Zhengzhou të Foxconn, ku janë të punësuar 120,000 punëtorë, tha Carolyn Wu, e cila është zëdhënëse e ndërmarrjes Apple në Peking, në një email gjatë ditës së sotme. Ajo nuk ofroi ndonjë hollësi tjetër për vizitën e Cook ose se sa gjatë ai do të rrinte në Kinë pas mbajtjes së ligjëratave të niveleve të larta në Peking më herët gjatë kësaj jave.

Apple, që kontrakton me Foxconn për t’i prodhuar pajisjet e veta iPhone dhe ipad, u bë ndërmarrja e parë e teknologjisë e cila iu bashkua Asociacionit për Punë të Ndershme në janar, duke ua hapur dyer e fabrikës për kontrollime nga grupi me seli në Uashington pas ankesave nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Ndërmarrja Apple ishte kritikuar nga organizatat duke përfshirë “China Labor Watch” për kushtet e furnizuesve të vet me punë dhe ndërmarrja ka gjetur kundërvajtje duke përfshirë kushtet jo të volitshme për shkak të orarit të stërzgjatur të punës dhe kushteve të ambientit. / pcworldalbanian / Kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit