8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Deutschlandrundfunk”: Kosovarët të burgosur në vendin e vet

Më të lexuarat

Mbi 60 për qind e kosovarëve janë ndër 30 vjeç, ende më shumë janë të papunë. Por edhe kur ka punë, janë të vogla rrogat. Kjo i shtyn të rinjtë në emigracion, ndërsa ëndërrat e tyre marrin një fund të rrëmbyer, shkruan Elisabeth Veh.
Në qendër të Prishtinës është një zonë këmbësorësh rreth një kilometër e gjatë. Ajo është e rrethuar me kafene të mbushura, ndërsa dyaqnet janë bosh. Aty qarkullojnë gjithë ditën njerëz. Në stendat buzë saj tregtarë të vegjël shesin lule shtrydhe nga kopshti i tyre, syza dielli nga Kina, tollumnbace për fëmijë, libra të përdorur. Ndër ta edhe të tillë mbi Angela Merkel dhe Helmut Kol, i bie në sy autores.
 
Për të kjo zonë e qytetit është reprezentative për të gjithë Kosovën, ajo kallzon çka dëshiron të bëhet Kosova – një vend me një kryeqytet mondan me ndjenja europiane. Por, aty e gjenë edhe shpjegimin pse ikin kosovarët. Autores i bie hise të ndodhet në atë vend mu në manifestimin e përvjetorit të 16-të të çlirimit të Kosovës, “sikurse e përshkruajnë shqiptarët-kosovarë atë ditë”, vëren ajo.
 
“Para 16 vitesh, në verën e 1999-tës, në Kosovë kishin hyrë tanket e KFOR-it, pasi sulmet ajrore të NATO-s i kishin dhënë fund luftës civile ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve-kosovarë”.
 
Atëbotë kosovarët nga lehtësimi kishin vallëzuar në rrugë (!), kujton autorja. Ndësa pas 16 vitesh të rinjtë do të festojnë me muzikë dhe birra në qiell të hapur. Autorja përkujton që Kosova është vendi më i ri në Europë, ku dy të tretat e banorëve janë ndër 30 vjeç. Politikanët kosovarë e përsërisin këtë fakt vazhdimisht, shkruan autorja, sikur rinia të ishte një kualifikim kyq për të ardhmen.
 
Nga këndvështrimi i një qytetari të ri
 
Dhe gazetarja i përvilet hulumtimit. Për në festën e përvjetorit – sipas saj – të mbarimit të luftës civile ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve-kosovarë, ajo e ndalon Dritonin, 34 vjeç, për të cilin nuk ka ndonjë gjë për të festuar vërtet.
 
Ai i rrëfen gazetares se punon në shërbimin e sigurimit të doganës kosovare, nga ora tetë e mëngjesit deri katër pasdite dhe fiton 140 euro në muaj. Me këtë, fillimisht, për agzetaren, Dritoni nuk qëndron keq, sepse sipas Bankës Botërore 70 për qind e të rinjëve kosovarë janë fare të papunë. Por, rrëfen ajo, Dritonit 90 euro i shkojnë për qinranë. Ndërkaq për një birrë dhe një pjatë Döner atij i duhen katër euro – kjo, përllogarit autorja, nuk mjafton për të jetuar.
 
Ai ndërkaq ëndërron një jetë me familje dhe perspektivë. Prindërit me pjesën tjetër të familjes jetojnë në Gjermani; ata i dërgonjë Dritonit para, përndryshe nuk ia del. Familja kishte ikur gjatë luftës atje dhe e kishte fituar azilin.
 
Vetëm Dritonit ishte dashur të kthehet sepse kishte qenë 21 vjeç, pa shkollë dhe pa punë. Ai kishte provuar disa herë të kthehet dhe pohon: ‘Kjo kushton 2’000 deri 3’000 euro, është ilegale dhe nuk përbën ndonjë zgjidhje”. “Por, është një ide, kur nuk ka tjetër”, e vazhdon gazetarja.
 
Qeveria ka raportuar se numri i atyre që vjeshtën e kaluar kanë provuar të kalojnë ilegalisht në Perëndim shkon në 50’000. Të tjera burime i thonë gazetares se janë 100’000 veta që si Dritoni kanë paguar nga 2’000 deri 3’000 eruro për dalë nga Serbia e Hungaria më tutje. Dritoni i përshkruan peripecitë e rrugës dhe burgut që ka kaluar një herë duke kaluar me autobus dhe një herë me veturë. Ai i del me një taksi dhe me tren deri në Belgjikë, ku ka punuar pa leje qëndrimi dhe pa azil. Disa vite me radhë kështu, deri sa njëherë shkon të vizitojë vëllanë në Aachen të Gjermanisë, ku e kapin dhe deportojnë në Kosovë.
 
Nga perspektiva e një politikani
 
Ndërkohë gazetarja ka një bashkëbisedues tjetër, ministrin e brendshëm Skënder Hyseni. ‘Shumica e tyre kthehen thjesht në shtëpi te familja, te ajo që kanë lënë mbrapa. Vetëm në disa raste ata i kanë shitur të gjitha dhe nuk kanë asgjë kur kthehen», pohon ministri. Në kësi rastesh”, i thotë Hyseni gazetares, intervenon shteti, ndonëse edhe ai nuk ka shumë mjete për të investuar. Dhe pason deklarata kryesore: “Kosova është një vend politikisht i sigurtë. Vetëm për sa i përket ekonomisë nuk shkon aq mbarë. Prandaj edhe ikin njerëzit”.
 
Ppolitikanët e çiftit të Hysenit flasin vazhdimisht për rininë si për një pasuri për ditë të zeza të Kosovës, mendon autorja dhe shpërthen: “sikur të mos mund ta kuptonin se si pikërisht të rinjtë e lëshojnë vendin; ata duhet ta çojnë Kosovën përpara, pavarësisht gjendjes ekonomike”.
 
Korrupsion edhe në organizatën europiane për vendosjen e ligjit
 
Megjithatë Kosova është një kandidat potencial për në UE, vazhdon raporti. Nëse kosovarët arrijnë ta luftojnë korrupsionin, papunësinë, diskriminimin e pakicave, shpëlarjen e parave dhe trafikun e drogës – atëherë Kosovën e presin lehtësime tregtare dhe të lëvizjes së lirë. Në plan afatgjatë edhe integrimi në UE. 95 për qind e kosovarëve e duan këtë, sikurse në asnjë vend tjetër, vërenë autorja. “Është shumë e vështirë. Ndoshta do pyes te ndonjë organizatë ndërkombëtare.Nuk e di, po ndonjëra prej organizatave do më marrë. Ndoshta dikur do e themeloj organizatën tim”», i thotë gazetares Shtrojera, një vajzë 24 vjeçare që sapo ka mbaruar studimet për ekonomi. “…Jam optimiste. Ne nuk guxojmë thjesht për arsye ekonomike ta lëshojmë vendin tonë. Unë e di të kaluarën tonë. Tani është më mirë. Ende jo fort mirë, por më mirë”, pohon ajo.
 
Shumë kosovarë dëshirojnë të punojnë në përfaqësi të OKB-së, NATO-s, UE-së – këto janë organizatat më të mëdha ndërkombëtare në Kosovë. Të ashtuquajturit “ndërkombëtarë” – vëren autorja – jetojnë në shtëpi të ngjitura me njëra-tjetrën, me bahçe përpara dhe pazare bio në lagje të shtrenjta të Prishtinës.
 
Po ku do të punojnë këta të rinj si Shtrojera kur një ditë oraganizatat ndërkombëtare do të largohen? – pyet autorja.
 
Ndërkohë edhe reputacioni i UE-së ka marrë një njollë që kur gazetari Vehbi Kajtazi nga “Koha Ditore” ka zbuluar korrupsion mu aty ku ai duhet të luftohet: Në misonin ligjor të UE-së.
 
Gazetari ka nxjerrë që në Eulex struken gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, të cilët i kanë pushuar rastet për para. Një gjykatës italian ka marrë 300,000 euro; një prokurore çeke akuzohet t’i ketë përcjellë ainformacione një politikani, të cilin e hetonte për korrupsion. Kajtazi për hulumtimet e tij është laureuar me një çmim nga EU, “sikur ajo dëshiron të korrigjojë diçka”, pohon gazetarja.
 
Ndërkaq Kajtazi është skeptik, ai dyshon se të apostrofuarit do të japin ndonjëherë llogari për veprën e tyre. Ndërkohë, në indeksin e Transparency International për korrupsion Kosova vjen e 110-ta, pas Moldavisë ose Xhibutit. Kryesia e partive të mëdha në Kosovë është e mbushur ish ofocerë të UÇK-së, të cilët pas luftës i kanë ndarë postet e pushtetit me njëri-tjetrin. Investitorët e huaj i druhen korrupsionit, firma dhe banka rrënojnë kundër këtij fenomeni sapo ta fikësh mikrofonin, rrëfen gazetarja. Në emisionet e gazetarëve hulumtues, të cilët i kanë sfiduar autoritet me hulumtimet dhe raportimiin e tyre, fiken dritat! Ata kërcënohen, edhe me jetën e fëmijëve të tyre, transmeton autorja.
 
Liberalizimi i vizave – një ëndërr
 
Alketa – një artiste e re kosovare ka tërhequr vëmendjen e gazetares me ekspozitën e saj me 20,000 fustanet në stadiumin e Prishtinës kundër dhunimit të grave në luftë. Këto fustane duhet t’i përkujtojnë, sikurse vlerësohet, 50,000 gratë e dhunuara gjatë luftës së Kosovës. Sikurse shumë ngjarje të tjera, edhe këto në Kosovë nuk janë përpunuar ende. “…Unë doja të tregoj një portret të të gjithë neve dhe t’i tërhjek vëmnden shoqërisë për dhunën seksuale pa përmendur emra”, citohet Alketa.
 
Me këtë ajo ka arritur që pas 16 vitesh ta aktualizojë këtë temë. Ekspozitën e ka vlerësuar edhe presidentja Jahjaga. Edhe autorja e çmon angazhimin e artistes, por e thekson edhe faktin që ajo tanimë jeton në Londër. Megjithatë pas festës në sheshin e Prishtinës disa do të nisen për në pushime, ndonëse pa viza kosovarët mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Turqi, Serbi dhe Maqedoni.
 
Të marrësh një vizë është shumë e vështirë. Në Kosovë është si të jetosh në një banesë njëdhomëshe, i thotë një i ri gazetares. Ëndrra e kosovarëve është liberalizimi i vizave, por kjo nuk duket në agjendën e UE-së – një gjë e tillë duhet të miratohet nga të gjitha vendet, ndërkaq deri më tani pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur të gjitha shtetet e UE-së. Edhe Dritoni shpreson në liberalizimin e vizave; nëse nuk ndodh kjo, ai do të provojë përsëri të dalë në Perëndim. Ai nuk beson në përmirësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë, as në zhdukjen e korrupsionit. Endjet në zonën e kalimtarëve të Prishtinës, kafeja, përfytyrimi i jetesës në një metropol i mban në sipërfaqe kosovarët e rinj. “Edhe ëndërra për Europën”. Sipas autores, për momentin, të dyja duken të jenë një iluzion. /Deutschlandrundfunk/ 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit