Pyetja:
Cila është mënyra më e mirë për ta falënderuar Allahun?
***
Përgjigjja:
Mënyra më e mirë për ta falënderuar Allahun është t’i çosh urdhërat e Allahut në vend, t’i kryesh obligimet dhe të largohesh nga haramet.
Allahu i Madhëruar thotë: “.. e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.” (Llukman: 12)
Prej mënyrave apo formave më të mira për ta falënderuar Allahun është të mundohemi të thërrasim të tjerët në islam, të shpenzojmë pasuri për fenë e Allahut, të bëjmë shumë dua etj.
Dr. Shefqet Krasniqi