-2.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Malajzia: Sfidat kundrejt cilit modernitet – Tarik Ramadan

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Malajzia: Sfidat kundrejt cilit modernitet – Tarik Ramadan

Malajzia është një vend i ndryshëm nga të tjerët: E mbushur me premtime dhe brishtësi. Historia e saj, kultura dhe diversiteti kulturor e bëjnë atë një tokë të pasur, bindëse dhe të habitshme. Kinezët, indianët, malajët dhe kulturat indoneziane në një kuptim më të gjerë, jetojnë krah për krah, ndërsa Budizmi, Kristianizmi dhe Islami marrin pjesë së bashku në trashëgiminë e saj me shumë shtresa. Për më tepër, Malajzia zotëron normën e parë ekonomike dhe potenciale gjeostrategjike. Në vitet e ardhshme, pritet që të marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar së bashku me fqinjin e saj Indonezinë- dy vende në zhvillim që janë neglizhuar shpesh duke i dhënë përparësi Kinës dhe Indisë, për të cilët ne jëmi shprehur, se përfaqësojnë dy fuqitë e vetme Aziatike.
Sot, teksa qëndra e gravitetit të rendit të ri ekonomik botëror zhvendoset drejt lindjes, dy vendet do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe kritik. Malajzia do të jetë një forcë për tu marrë në konsideratë.
Por vështirësitë dhe pengesat substanciale mbeten për tu kapërcyer. Asgjë s’është apo do jetë e lehtë. Me çdo ditë që kalon, Malajzia zbulon shumë tipare të sfidave me të cilat përballet ajo dhe dyshimet e saj. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë është myslimane; Islami është shfaqur si një referencë e përhershme në debatin politik. Ndërmjet partisë në pushtet (UNMO), e cila e ka mbajtur pushtetin për më shumë se 50 vjet, dhe koalicionit të partive opozitare, parullat konfliktuale, simbolet dhe kundërshtitë që dalin nga referimi islam janë një fakt jetësor. Flitet për një shtet islamik, të Sheriatit, të një kodi penal islamik, për reforma dhe për ndryshim. Kryengritjet Arabe dhe fitoret islamike e kanë ndezur tashmë shtegun. Malajzianët, shohin me qëllim, analizë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë me më pak korrupsion, liri të vërtetë, transparencë demokratike dhe media të lirë. Rruga përpara është e gjatë dhe e mbushur me pengesa.
Hindutë, budistët, kristianët apo qytetarët ateistë, ndihen shpesh se ata janë robër të një debati që i margjinalizon dhe i shfrytëzon ato. Ashtu si edhe imazhi pasqyrë i shumë qytetarëve myslimanë në perëndim, ata mund të jenë të përkryer në respektimin e kushtetutës, ligjeve dhe detyrimeve të shtetit civil, por është sikur ata janë përjashtuar paksa nga tregimi i përbashkët mbi të cilin është themeluar kombi i Malajzisë. Është provuar se është e vështirë për ata të arrijnë statusin e plotë të barabartë që do mund të krijonte ndjenjën e tyre të përkatësisë në një shoqëri pluraliste. Është e habitshme vërejtja e dinamikave të njëjta të fragmentarizimit social, kulturor dhe fetar që ne e gjejmë në shoqëritë pluraliste të perëndimit (por këtu, për monoritetet fetare jo-myslimane). Për më tepër, atje ekziston një problem i ngjashëm e emigracionit, kryesisht me origjine indoneziane, që ushqen tensionet politike (duke përfshirë nje politikë shpesh armiqësore kundrejt shumë emigrantëve për të cilët vendi ka nevojë). Një retorikë populiste ka dalë në sipërfaqe dhe po përpiqet të shfrytëzojë këto tensione (fenë, kulturën, emigracionin, etj): Politika e emocioneve dhe identitetit kërcënon kohezionin social të Malajzisë. Linjat e fajit janë të dukshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të pritura.
 Zhvillimi nuk ka qenë pa shpenzime. Për më shumë se një brez, vendi është përpjekur të pajtojë modernizmin e stilit amerikan me respektin për traditën. Kontrasti midis kryeqytetit të vendit, Kuala Lumpur, dhe qyteteve të tjera është i habitshëm. Këtu, rrokaqiejt kanosës rrethojnë kullat binjake duke sfiduar më të lartat e Amerikës. Strategjia politike është përbërë shpesh nga “Islamizimi” modernizmi, kapitalizmi si edhe konsumerizmi – një përzierje e çuditshme në të vërtetë. Pastaj vetëm rreth një qosheje, në një vizitë në shtetin e Perlisit, vihet re një paraqitje e shkurtër e papritur e shpirtit krijues që kërkon të bashkojë, traditën estetike dhe etikën në zemër të botës moderne. Atje, një strukturë gjigande e ndërtuar në kalatat mbështetëse, e quajtur si “ xhamia lundruese” pasqyron peisazhin e jashtëzakonshëm detar. Pesëdhjetë për qind e konsumit të tij të elektricitetit gjenerohet nga turbinat e erës dhe, pasi përfundon, panelet diellore do të përmbushin nevojat e mbetura të saj për energji: Një xhami “e gjelbër”, poshtë kubeve të së cilës, referencat e shkrimeve të shenjta Islamike janë skalitur në pesë gjuhë kombëtare, për të treguar se Islami nuk është pronë e një gjuhe dhe një kulture.
Kjo xhami është përfundimisht shumë më “moderne” se të gjitha imitacionet e verbëra të modeleve amerikane. Detyra jonë, pas të gjithave, është të marrim parasysh parimet etike dhe kapacitetet teknike në dispozicionin tonë në ditët e sotme, duke mos harruar për një çast parimet etike që përbëjnë diversitetin dhe vetë mjedisin. Detyra jonë është që të sigurojmë modernitetin me një shpirt, që të marrë jetë në krijimtarinë shpirtërore dhe humaniste. Çfarë kënaqësie për tu lutur në këtë xhami: ku shqisat takohen me inteligjencën dhe imagjinatën krijuese. Nga Perlisi, larg nga rrokaqiejt e Kuala Lumpurit, rrjedh intuitivisht që “xhamia lundruese” mund të jetë simbol i kontributit më të madh të myslimanëve në një epokë në kërkim të kuptimit: Për të shprehur specifikën e saj në terma universalë, në respekt të plotë me pluralizmin dhe në përgjigje me vetëdijen e plotë dhe me gjithë ekspertizën e nevojshme, me sfidat e kohës sonë.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit