Nga: Tarik Ramadan
Myslimanët perëndimorë, një histori suksesi – Tarik Ramadan
Në ditët e sotme, Islami është paraqitur si një prej problemeve në Perëndim. Nuka ka asnjë vend perëndimor nga Kanadaja në Australi, apo nga Shtetet e Bashkuara në Evropë ku “çështja e Islamit” nuk debatohet intensivisht. Jo vetëm populistët dhe ekstremistët e partive të krahut të djathtë shprehin shqetësimin e ri – dhe problematik sipas tyre- për praninë e myslimanëve, por gjithashtu edhe partitë politike tradicionale, intelektualët, mediat janë bashkuar me korin. Islami perceptohet si një fe jo-perëndimore dhe myslimanët janë etiketuar si qytetarë të dorës së dytë: të huaj të pranishëm që ende duhet të provojnë besnikërinë e tyre. Por ky perceptim ndërkombëtar Perëndimor kundërshton të gjitha faktet dhe shifrat në dispozicion.
Në fakt, realiteti historik është mjaft i ndryshëm. Historia e fundit e myslimanëve perëndimore është me të vërtetë një histori suksesi. Brenda 2-4 breza, në varësi të vendit, ato kanë arritur një marrëveshje të madhe. Me të sapoardhurit e arsimuar (si në Shtetet e Bashkuara apo në Kanada) apo punëtorëve të parë të thjeshtë emigrant,(si në Evropë apo Australi), myslimanët kanë përparuar në shumë fusha. Gjenerata e dytë, e tretë dhe të tjerat në vijim, tani janë tashmë shumë më tepër të informuar rreth vendeve të tyre përkatëse. Sondazhet dhe statistikat si ata të publikuara nga Instituti Gallup tregojnë se myslimanët perëndimore tani ndihen si në shtëpi në Perëndim. Ata flasin gjuhët e vendeve të tyre, u përmbahen nga ligjet të këtij vendi dhe e ndjejnë gjithnjë e më tepër një ndjenjë të përkatësisë, tërësia e së gjithave ka një efekt të rëndësishëm psikologjik. Nga një këndvështrim fetar dhe kulturore-mbi dhe përtej problemeve që kërkojnë politika të veçanta sociale dhe ekonomike -është e qartë se situata është përmirësuar jashtëzakonisht. Teksa përpiqet të mbetet besnik parimeve themelore të fesë së tyre, myslimanët kanë zhvilluar një qëndrim kritik ndaj disa prej veçantive kulturore që prindërit e tyre sollën nga vendet e origjinës . Askush nuk mund të mohojë se dijetarët dhe intelektualët kanë ofruar një mendim dhe mirëkuptim të ri fetar për myslimanët Perëndimorë. Rrjedhat kryesore të ligjërimit Islamik Perëndimor nënvizojnë faktin se nuk ka asnjë kundërshti mes të qënurit njëkohësisht mysliman dhe perëndimor.
Duke lëvizur përtej këtij hapi të parë të domosdoshëm, ne shohim tashmë gratë e reja myslimane që janë të zëshëm dhe të përkushtuar në kërkimin e të drejtave të tyre në emër të Islamit, duke qëndruar njëkohësisht kundra literalistëve dhe shtrembërimeve të tyre. Brezat e rinj po e braktisin geton gjeografike, sociale, kulturore, politike dhe intelektuale. Ne i gjejmë ato, gjithnjë e më shumë, në rrjedhat kryesore të debateve: jo vetëm në sport dhe muzikë por për të përmendur vetëm disa prej tyre edhe në institucionet kombëtare, universitete, OJF, parti politike, media. Kjo shikueshmëri ere është shenja kryesore e suksesit: integrimi po funksionon, një epokë e re post-integruese ka filluar. Myslimanët perëndimorë janë perëndimorë: ata ndihen dhe sillen si të tillë. Ndërsa është e pamundur për të marrë një vështrim të përgjithshëm për arritjet e myslimanëve gjatë gati tre brezave, ne duhet të pranojmë se ajo tashmë është e rëndësishme dhe mban një premtim edhe më të madh. Myslimanët perëndimorë po e befasojnë botën!
Megjithatë, edhe pse këto suksese po zënë vend, populistët, partitë ekstremiste të krahut të djathtë , racistët dhe ksenofobistët flasin për “dështimin e integrimit.” Me daljen e myslimanëve nga getot e vjetra reale dhe simbolike, pjesë e të shoqërive perëndimore e perceptojnë praninë e tyre si një shenjë e “jo-integrimit.” Integrimi i vërtetë, për kritikët, do të ishte kur myslimanët të bëhen të padukshëm, të asimiluar dhe ndoshta më pak mysliman. Myslimanët janë parë nga disa, si perëndimorët e pasigurt si “tjetri”, ata të cilët po na kërcënojnë “ne” nga brenda, ata kundrejt të cilëve në duhet të “bashkohemi”. Ata përfaqësojnë pararojë të valëve të emigracionit që janë vazhdimisht kolonizuese “tona” vende. Thelbi i kulturës perëndimore është në rrezik dhe Islami- i parë si një fe jo-perëndimorë -është një kërcënim, ashtu si myslimanët janë të vështruar si ” tjetri”, në qoftë se jo si armiku.
Por brenda kontekstit të globalizimit, komb-shteti ashtu siç ne e dimë po përballet me një krizë të thellë. Nga Shtetet e Bashkuara dhe gjatë gjithë rrugës për në Australi, ngrihen të njëjtat pyetje të shqetësuara: çfarë na lidh ne së bashku? Cili është kuptimi i “kombit” tonë ,” çfarë është thelbi i “fatit të komunitetit” tonë?
Myslimanët, natyrisht, nuk janë shkaku i krizës së Perëndimit, por prania e tyre zbulon qëllimin dhe realitetin e saj të thellë. Myslimanët po veprojnë në të vërtetë si pasqyrë. Paradoksalisht, ata janë viktimat e suksesit të tyre. Sa më shumë ato integrohen në vendet e tyre, aq më shumë politikanët dhe mediat i perceptojnë dhe i ripërkufizojnë ato si “të jashtmit”, “të tjerët”, ” të huajt”, “kërcënuesit”. Edhe pse situata duket kritike, ajo që ne shohim është pak më shumë se një proces normal dhe i përkohshëm. Kjo është një çështje kohe, ne mund të shohim përpara për zhvillimet pozitive brenda dy gjeneratave të ardhshme. Modelet historike të migrimit tregojnë për një proces të gjatë të zgjidhjes dhe ndjenjës së të qënurit vendas (për të ardhurit e rinj), ndërsa shoqëritë mikpritëse përjetojnë tension teksa ato e ripërkufizojnë “strehën “e përbashkët, dhe rishkruajnë “rrëfimin” e tyre të përbashkët. Procesi i do ti duhen breza, ajo nuk mund të përfundojë nga njëra zgjedhje në tjetrën.
Historia e myslimanëve Perëndimore është tashmë me të vërtetë një histori suksesi. Por kjo do të përjetojnë dështime pashmangshme. Sulmi, refuzimi dhe diskriminimi do të mbetet realitet i trishtuar për disa kohë në vijim. Myslimanët duhet të përballet me përgjegjësitë e tyre duke shmangur të dyja si mentalitetin e viktimës ashtu edhe një qëndrim reaktiv. Është koha që ata të përcaktojnë sfidat e tyre në qendër në vend që të përgjigjen ndaj sulmeve në periferi. Ata kanë nevojë për të ecur përpara, për të vlerësuar bazat e fesë së tyre që duhet të mbrohen, për të filluar një dialog ndër-komunitar mes traditave dhe tendencave të ndryshme islame . Vizioni i tyre për të ardhmen duhet të përqendrohen në kontributin e tyre-si myslimanë dhe perëndimorë- në të gjitha fushat. Ata duhet të bëjnë contribute intelektuale, sociale dhe politike. Çfarë duhet të thonë myslimanët në lidhje me spiritualitetin, arsimin, filozofinë, mjedisin, ushqimin, konsumizmit, dhe ekonomisë; apo për aplikimin e etikën si në shkencë ashtu edhe në shoqëri? Këto janë me të vërtetë sfida afatgjata që do të mbeten,, ndërsa problemet afatshkurtra me të cilat ato përballen sot, me siguri do të zhduket me kalimin e kohës. Të mbeten besnik ndaj të njëjtave parimeve dhe të ndihen si në shtëpi në një mjedis të ri është një arritje e vërtetë. Megjithatë, suksesi më i madh do të jetë kontributi i tyre për një të ardhme më të mirë. Ky është një kthesë në kuptimin e mostolerimit për atë që ju jeni, por duke qenë i respektuar për atë që ju jepni. Sigurisht nëj sfidë- dhe një stimul- për mendjet dhe zemrat kreative!
Perktheu: Ervin Hakorja
…