-1.8 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Ekonomia e Japonisë, Kejnsi, trenat dhe automobilat

Më të lexuarat

Ekonomia e Japonisë, Kejnsi, trenat dhe automobilat

Marrë nga The economist
Për 35 vjet bulonat e çelikut që mbanin tavanin e tunelit të Sasagos, në një rrugë të rënduar me trafik  dhe me pagesë në perëndim të Tokios, nuk u kontrolluan kurrë. Në 2 dhjetor puna e më shumë se 600 punonjësve humbi me shembjen e  çatisë e cila arrinte deri në 130 metra, duke dërrmuar kështu nëntë motoçiklistë.
Fatkeqësia u përdor nga duart e Shinzo Abe, i cili dy ditë më vonë shpalli fushatën e tij të suksesshme për tu bërë në njëfarë mase kryeministër mbi premtimin e rinovimit të infrastrukturës së ndryshkur të Japonisë. Ashtu siç kishte premtuar, më 10 Janar zoti Abe miratoi një plan shpenzimesh të mëdha publike, që priten të kalojnë shifrën e 13 miliard jeni japonez ( 150 miliard $)- një shumë kjo më e madhe se masat e emergjencës të ndërmarra  pas tërmetit të 2011-tës, duke përbërë afërsisht 2,6% të PBB-së.
Pjesa më e madhe e parave do të shkojë drejt bërjes së tuneleve, linjave hekurudhore dhe infrastrukturës tjetër të sigurt. Këto janë një lloj i  projekteve të punëve publike për të cilat  Partia Liberal Demokrate (LDP) e zotit Abe, ishte e famshme gjatë pjesës më të madhe të historisë së pasluftës së Japonisë. Mbështetësit e tij besojnë se kjo do të ndihmojë ekonominë në daljen nga recesioni. Kritikët mendojnë se kjo është një ripërpunim i politikave reale të shpenzimit  pa kursim që ndihmuan Japoninë të ngarkohej me borxhin më të madh publik në botë.
Kjo është duke u shoqëruar me presion ndaj bankës së Japonisë për të shtypur më shumë para në mënyrë që të dobësojë jenin duke ndihmuar eksportet e firmave të tilla të Japonisë si makina-prodhuesit dhe elektronikën. Arkitekti i kësaj politike është Kiçi Hamada, një profesor  dhe këshilltar kabineti i Universitetit të Jales, i cili është një ish-drejtues (dhe kohët e fundit persekutues) i Masaki Shirakava, guvernatorit të Bankës së Japonisë. Mbështetësit e qeverisë kanë kristalizuar strategjinë fiskale dhe monetare të “Abenomiksit”. Por kjo duket të jetë grabitur nga Xhon Mejnard Kejnsi.
Në parim nuk ka asgjë të gabuar me planin, me kusht që shpenzimet e qeverisë  të gjenerojnë të ardhura më të larta se kostot e huamarrjes. Robert Filldman i Morgan Stenlli, shprehet se nëse paraja shpenzohet mirë, në projekte si teknologji për kursimin e energjisë, shpërblimet mund të jenë të mëdha, duke forcuar efikasitetin dhe të ardhurat nga taksat.
Por nëse të hollat treten në projekte  pa merita ekonomike, kjo do të shtojë borxhin publik bruto, pa ndikuar në rritjen materiale të prodhimit, duke rritur borxhin në raport me PPB-në që tashmë tejkalon 200 %. Megjithëse stimulimi financiar i deficitit është i justifikueshëm në aspektin afatshkurtër, zoti Abe ka folur për nevojën e 200 miliardë jenëve për punët publike në dhjetë vitet në vijim, duke folur pak për mënyrën se si do ti paguajë këto. Kjo shumë e kalon lehtësisht shumën e përgjithshme prej 12.5 miliard jen japonez në vit, që Japonia shpreson të mbledhë përfundimisht nga dyfishimi i konsumit, pagave apo, taksave. Filldman tërheq vëmendjen se në dokumentet e fushatës së zotit Abe nuk kishte asnjë përmendje të borxhit.
Momentalisht, tregjet financiare janë të lumtura. Në pak më shumë se një muaj bursa është rritur me 10 %. Ajo ka qenë e shtyrë më shumë nga një dobësim i valutës, me një  rënie nga rreth 82 me dollarin në 88 në krahasim me të njëjtën periudhë. Disa nga mirëbesuesit e kësaj politike mund të çojnë në presion ndaj bankës qendrore, e cila pritet së shpejti të dyfishojë objektivin e saj të inflacionit prej 2 % në një përpjekje për të parandaluar kërcënimin e zotit Abe  për të ndryshuar ligjin mbi Bankën e Japonisë, që i garanton asaj pavarësinë e saj. Ndonëse, ashtu si një nga faktorët e shumtë është edhe llogaria rrjedhëse e Japonisë,  po i vërtitet gjithnjë e më afër me vijën e kuqe (shih grafikun). Analistët shprehen se ka të ngjarë të përkeqësohet më tej për shkak të nevojës për zhvillimin e importeve të energjisë.
Rreziku është nëse obligacionet e lëshuara nga qeveria rriten pa ndonjë rritje në pritshmëritë lidhur me inflacionin. Paketa e fundit stimuluese thuhet se do të jetë pjesë  e financimit të pjesshëm prej 5.2 miliard jen nga bonot e ndërtimit; ndërsa ministri i ri i financave Taro Aso, nuk shfaqte asnjë besnikëri me përpjekjet e qeverisë së kaluar për të kaluar emetimin e bonove përtej limiteve të këtij viti fiskal në 44 miliard jen. Disa të tjerë frikësohen se nëse oreksi për këto obligacione në treg dobësohet, administrate e Abes do ti kërkojë Bankës së Japonisë që ti blejë ato, diçka kjo që është e padëshiruar për tu bërë nën presion.
Megjithatë, një shqetësim më i madh, është se kënaqja fiskale dhe monetare e vetes mund ti japë qeverisë një justifikim për të shtyrë masa më të ndjeshme si përshtatja  e ekonomisë dhe hapja e vendit ndaj konkurrencës ndërkombëtare me anë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Liderët e biznesit goditën ashpër nga nevoja urgjente për reforma strukturore. Shinzo Abe mund ti ofrojë disa lehtësira tatimore korporatave, për në mënyrë të dëshpëruar, ai duket i etur për të pritur deri pas zgjedhjeve të dhomës së sipërme të parlamentit në korrik, përpara se të bëjë më shumë përparim dhe hapa para.
 
Përktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit