4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk ka besnikëri pa evolucion

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Nuk ka besnikëri pa evolucion

Myslimanët sot po përballen me dy probleme themelore: e para e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me tekstet themeluese në vetvete; dhe e dyta me dallimet në interpretimet e formësuara nga shoqëritë në të cilat ato jetojnë. Për myslimanët, Kurani është fjala e Zotit, një fjalë e zbritur gjatë një periudhe prej 23 vitesh në një kontekst të veçantë socio-historik. Disa ajete Kuranore mund të interpretohen vetëm në dritën e këtij konteksti. Një lexim literalist dhe historik, ka efektin e bërjes së tekstit të ngurtë, dhe nga ana tjetër na pengon ne nga makutëria e objektivave të Zbulesës. Myslimanët mund të jenë besnikë ndaj etikës dhe përfundimeve të mesazhit të shpallur, vetëm duke ndërmarrë detyrën e riinterpretimit, në dritën e konteksteve të reja gjeografike dhe historike. 
Gjithashtu, tekstet që përbëjnë traditën profetike (hadithet: raportojnë atë që Profeti i Islamit ka thënë, bërë dhe miratuar) duhet gjithashtu ti nënshtrohen analizave kritike për të dyja, autenticitetin dhe thelbin. Dijetarë të shumtë e kanë ndjekur këtë detyrë gjatë shekujve më parë. Ajo duhet të jetë e vazhdueshme, dhe përpjekjet e shkollës teologjike të Ankarasë- të cilat gjithsesi, nuk duhet të nënvlerësohen- për tu angazhuar në një rilexim kritik të traditave profetike, janë të një rëndësie kapitale dhe përpjekjet e tyre kolektive duhet të përshëndeten. Natyrisht, rezultatet duhen ende të vlerësohen, por forca e qasjes profetike është se ajo duhet të zgjerohet më tej në fushën potenciale të leximit kritik dhe kontekstualizimit. Myslimanët e sotëm që dëshirojnë të mbeten besnikë ndaj objektivave të predikimeve Islame (makasid)  janë në një nevojë të pezmatuar për këtë proces në mënyrë që të përmbushin sfidat e demokratizimit, të drejtave individuale, drejtësisë sociale dhe sigurisht statusit të gruas.
Sfida e dytë ngrihet nga këto lexime dhe interpretime që mbeten të ndikuara nga kultura dhe mjedise të veçanta sociale. Në Lindjen e Mesme, në Afrikë, apo në Azi – kulturat patriarkale, tradicionale – ajetet e Kuranit dhe traditat profetike janë qartësisht më  të interpretuara në dritën e kontekstit ekzistues; kjo nga ana tjetër ndalon  një shqyrtim më kritik të burimeve të shenjta si dhe të objektivave të tyre. Një proces i çmontimit duhet të ndërmerret në mënyrë që të dallojmë fetaren nga kulturorja: është jetike që të jemi në gjendje që të pohojmë për shembull, që dëbimi i femrës, martesat e detyruara dhe krimet e nderit nuk janë Islame por kanë qenë shpesh të justifikuara nga feja, si një mënyrë për të konfirmuar praktikat kulturore.
Sot, interpretimi kritik i teksteve Islame, duhet të përdoret për të kundërshtuar dhe rezistuar formave të caktuara të tjetërsimit kulturor. Ne i bëjmë thirrje myslimanëve për ta marrë këtë detyrë duke nisur një fushatë evropiane kundër martesës së detyruar. Kundra leximeve literaliste dhe interpretimeve të bazuara në kulturë, ne duhet të lëvizim përpara me detyrën e reformës. Ne duhet të deklarojmë qartësisht se myslimanët nuk mund të mbeten besnikë ndaj thelbit të teksteve nëse interpretimi i tyre nuk është në gjendje të evoluojë.
Myslimanët sot duhet të kuptojnë dhe të veprojnë mbi parimin se çdo traditë fetare që mbetet statike tradhton vetveten: pa evoluar, as besimi dhe as tradita nuk mund të mbijetojë.
 
 
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit