6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Poligamia si politikë e mbrojtes së moralit dhe rikthimit te vlerave të humbura

Më të lexuarat

Poligamia është një traditë e vjetër dhe e lashtë, që popuj dhe fe të ndryshme e kanë praktikuar si pjesë e bindjes për ruajtjen e origjinës, moralit dhe netalitetit, nga Egjipti i lashtë deri tek arabët para dhe pas ardhjes së islamit, e deri në ditën e sotme tek disa shoqëri perëndimore që ende përpiqen të ruajnë të paprekur moralin nga furtunat e deformimit të vlerave dhe rikonceptimit të tyre.
 
Poligamia përballë orkestrimit të përjekjeve për të imponuar të pamoralshmen.
 
Njerëzimi në terësi dhe pa përjashtim po përballet me politika të okestruaranë mënyrë të kordinuar dhe tepër imponuese që synojnë thyerjen e barrierave dhe kufijve të vendosura me kohë nga fetë, traditat dhe praktikat e sukesshme njerëzore që synojnë mbrojtjen e moralit dhe përhapjen e tij. Këto poltika dhunshëm, qoftë përmes imponimit politik përmes miratimit të ligjeve që përkrahin dhe synojnë përhapjen e degjenerimit apo përmes organizatave dhe lëvizjeve që synojnë instalimin e ideve të reja mbi moralin, po avancojnë në krijimin e bindjes së herët po vonë këto koncepte të reja për moralin duhet të jenë të pranueshme nga njerëzit pa shfaqur qoftë edhe formën më të brishtë të reagimit. Media, politika e mbushur me servilë dhe njerëzit që mendojnë sot për nesër, njerëzit mediokër dhe pseudo analistë në fushat e sociologjisë, që tjetër flasin për moralin kur janë vetëm dhe tjetër thonë kur u japin mend njerëzve, janë ushtarët e bindur e këtyre politikave globale për realizmin e thyerjes së mitit të rezistencës njerëzore në mbrotje të familjes dhe moralit të saj.
Nga ana tjetër, cdo gjë e kundërt me këtë politikë apo që qëllon të jetë kundër rrymës së saj etiketohet si e prapambetur, e vjetëruar dhe e papërshtashme për kohën ku jetojmë, madje barierat ligjore për mekanizmat që cojne drejt mbrorjes së vlerave, qofshin ato fetare apo kombëtare në lidhje me moralin, janë të shumta dhe të panumërta.
 
Sa besojnë muslimanët e sotëm tek poligamia si mekanizëm për mbrotjen dhe përhapjen e moralit?
 
Ajo që vihet re tek muslimanët e sotëm është bindja se poligamia është një formë e të jetuari e cila u hap atyre beteja dhe përballje të forta me familjen dhe shoqërinë ku jetojnë, e sidomos me bashkëshortet e tyre. Në përgjithësi kjo “frikë” ekziston më shumë tek mendjet e burrave sesa tek gratë. Edhe pse me tepër vështirësi gratë janë me të ndërgjshme për sfidat me të cilët përballen burrat e tyre në këtë shoqëri te hapur, madje “të shqyer” mund të themi nga të gjitha anët, ku ofertat e flirtimit janë të shumë llojshme dhe tepër të lehta për tu arrirë, fale infraskturës së imoralitetit që është ndërtuar me kalimin e kohës përmes zhveshjes dhe reklamimit të lakuriqsisë me ndihmën e faktorëve që u përmendën më lartë, sic është media, ligjet e miratuara ne funksion të kësaj politike etj. Mungesa e besimit se poligamia mund të funksonojë në realitetin shqiptar dhe presionet e shumanshme familjare dhe sociale janë një pengesë e vërtetë për praktikimin e poligamisë në mënyrë të drejtë. Thyerja e kësaj mungese të besimit është jetike për ti dhënë jetë poligamisë dhe rroli i liderve fetare është i rëndësishëm për ta bërë realitet diçka të tillë.
 
Poligamia si politike!
 
Nëse muslimanët dhe njerëzit e moralit dëshirojmë që valën e “moralizimit” të pamoralshmes ta përballojnë me sukses, duhet së pari që të bindemi se Islami i ka të gjithë mekanizmat e mbrojtjes dhe ato të kundrasulmit. Duke qenë një fe universal dhe një sistem i vërtetë jetese, Islami posejdon “armet” e duhura për të qenë prezent fuqishëm në çdo situatë, duke mbrojtur në këtë mënyrë ndjekësit e tij nga cdo sfidë jo e dëshirueshme, e aq më tepër nga ato sfida që u imponohet atyre për të krijuar të çara dhe lëkundje në funksionimin e këtij sistemi të mrekullueshëm. Një nga këto mekanzima dhe jo vetmi është edhe poligamia, që në mënyrë të pandërgjeshme perceptohet nga njerëzit si një nga format e mbrojtjes së moralit dhe vlerave konservatore. Muslimanët nuk janë të vetmit që e kanë vendosur në funksion këtë mënyrë vetëmbrojtje, por janë të shumta fetë dhe sektet anëmbanë botës që e kanë kuptuar efektin cudibërës së poligamisë në mbrotje të moralit dhe familjes. Për ta kthyer poligaminë në një politikë dhe sistem mbrojtës, duhet së pari që vetë muslimanët të heqin barierat artificiale që bëhën pengesë për vënien në jetë të poligamisë, duke stimuluar shembujt e suksesshëm qoftë moralisht por edhe ekonomikisht, si dhe duke nxitur të rinjtë dhe rejat muslimane që të bëhen pjesë e këtij sistemi dhe të sakrifikojnë për funksionimin e tij. Në këtë mënyrë ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse kthejmë mbrapsht praktikat e deritanishme të instalimit të imoralitetit dhe degjenerimit, të cilat nuk njohin limite dhe as ndjeshmëri. Aq e dhunshme është fushata mediatike e politike për të përfituar nga të mirat materiale dhe jo materiale që ofrojnë këto organizata politike dhe shoqërore, saqë tashme nuk ka mbetur asnjë fashë mbrojtëse ndaj këtyre presioneve dhe poltikave degjeneruese, të cilat me paturpësinë më të madhe u imponojnë njerëzve në mes të ditës trajta skandaloze të ashtuquajtura familje dhe ciftëzime bastarde nga më neveriturat . Kësisoj, ne muslimanëve, njerëzve të moralit, nuk ka pse të ndihemi inferior dhe as të turpëruar përpa këtij revanshi imoraliteti që po na shitet dita-ditës së vlerë njerzorë ne emër të të drejtave dhe lirive të individit.
 
 
 
Myslimanët janë populli i ndryshimit dhe garancia e vazhdimësisë së jetës së moralshme.
 
Myslimanët me urtësinë dhe largapamësinë e fituar nga mësimet e Kuranit famëlartë dhe praktika e vyer e Profetit Muhamed a.s., kanë qenë dhe do mbeten garancia e vlerave dhe moralit. Ata janë njerëzit të cilët i kanë mekanzimat e duhur për të shpëtuar popujt dhe njerëzit nga e keqja e vetvetes, nga pazaret e zullumqarëve dhe nga revanshet e të pamolashmit. Myslimanët janë njerëz të ndryshimit, sepse ndryshe nga librat e tjerë të shenjë, Allahu a.xh. e ka dalluar Kuranin me ketë ajet: “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populi, derisa ai vetë të ndryshojë gjendjen e tij.” 
Procesi i ndryshimit fillon nga bindja se poligamia është një mekanizëm efikas për të mbrojtur jetën dhe familjen tona nga imoralteti dhe,se myslimanët kanë arritur të imponojnë vetveten në promovimit të moralit dhe mbulesës. Duke berë një krahasim me fillimvitet 90’, ku disa vajza heroina, me prejardhje nga familje të shëndosha, hodhën hapat e para në instalimin e shamisë dhe mbulesës në shoqërinë shqiptare dhe falë mirësisë së Allahut dhe pastaj sakrificës së këtyre vajzave, shamia është kthyer në një symbol i rezistencës së muslimanëve, burra e gra, në rrugën e tyre për mbrojten e moralit dhe familjes. Sot shamia, edhe pse nga qarqet e dhunimit të moralit shihet me syrin e të keqes që nuk i lë rrugë të përhapin me shpejtësi politikat degjeneruese, ajo ka arritur të jetë një alternative për vajzat shqiptare që dëshirojnë t’i bashkangjiten një sistemi vlerash të larta. Sot shamia është antivirusi më efikas ndaj poltikave degjeneruese. Ky ndryshim nuk erdhi pa sakrifica dhe dhe pa pasoja. Shumë vajza e kanë vuajtur në kurrizin e tyre dhunën e familjarë, paragjykimin e njerëzve dhe përjashtimin e institucioneve, por kanë arritur fuqishëm të përcjellin mesazhin se ku është rruga e duhur në mbrotje të familjes dhe vlerave.
Poligamia duhet të ecë në të njëjtën rrugë dhe të kalojë të njëtat bariera, duke u dhënë shqiptarëve mundësinë të kuptojnë largpamësianë e të parëve të tyre dhe sakrificat e mëdha që kanë hequr në mbrotje të fesë dhe moralit.
Poligamia, edhe pse në fillmet e saj, është në rrugë të mbarë. Familje të shumta muslimane po e zbatojnë atë, duke dhënë një shembull të lartë në mirëfunksionimin e familjes dhe se ky sistem e njohur nga Kurani Famëlartë i ka të gjitha kushtet të vihet në jetë nëse ekziston ndergjegjësimi i duhur, dëshira për të sakrifkuar dhe qëllimi i përbashkët për të ndryshuar një realitet të hidhur, pasojat e të cilët do t’i vuajnë të gjithë pa përjashtim. Muslimanët janë në kohë dhe mendoj edhe fetë e tjera që e njohin dhe e përkrahin këtë sistem vlerash, i cili buron pa dyshim nga Gjithëdijshmi, Bujari.
 
Hoxhë Genc Plumbi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit