1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ç`është çrregullimi narcistik?

Më të lexuarat

Psikologji – Mbivlerësimi i vetvetes krijon raporte të këqija si me vetveten ashtu edhe me të tjerët. Ka disa tregues personaliteti në fakt që mund të kuptoni nëse vuani apo jo nga një shqetësim narcistik personaliteti
 
Edhe pse janë të shumtë ata që e përdorin termin narcis, shumë shpesh abuzojnë në mënyrë të padrejtë me të, duke e keqkuptuar ose duke e interpretuar ndryshe nga ç’është.


Çfarë është?

 
Kushdo që vuan nga shqetësimi narcistik, siç mund të kuptohet edhe nga emri, mendon se është një person i veçantë dhe unik. Ai prek rreth 2% të popullsisë botërore me një normë incidence më të lartë në mesin e meshkujve sesa në atë të femrave. Individët e prekur nga personaliteti narcistik janë të bindur se janë krijesa superiore, me vlera të jashtëzakonshme dhe aftësi të rralla.
 
E konsiderojnë veten si qenie njerëzore më të rëndësishme sesa të tjerët. Pra, mbivlerësohen, duke mëkatuar shumë shpesh me krenarinë dhe arrogancën, sepse e konsiderojnë veten më inteligjentë, më të bukur, më të zotë. Pra, më shumë në gjithçka.
 
Personat e prekur nga ky shqetësim kanë tendencë që të admirohen dhe të vlerësohen gjithnjë nga ana e të tjerëve. Nuk provojnë asnjë lloj empatie. Presin, gjithmonë dhe zakonisht, një trajtim favorizues nga ana e individëve që takojnë përgjatë jetës së tyre: nga kolegët, kamerierët, miqtë, të afërmit etj. Duan të admirohen dhe nuk tregojnë as edhe një shenjë ndjeshmërie ndaj nevojave dhe ndjenjave të të tjerëve, përkundrazi.
 
Rrezikojnë, shpesh, që të zhvillojnë një ndjenjë negative si individë kundrejt të tjerëve.
 
Dhe kur personat rreth tyre, me të cilët ndoshta kanë ndërtuar çdo lloj marrëdhënieje, por më shumë nga komoditeti sesa nga sinqeriteti, i ekzagjerojnë aq shumë pritjet e tyre të admirimit dhe të adhurimit, saqë bien në një gjendje depresive të përbërë nga turpi, zhgënjimi i thellë, humori i zi, dëshpërimi dhe nervozizmi, si ndaj vetes edhe ndaj të tjerëve.
 
Ata lodhin bashkëbiseduesin me sukseset e tyre, me arritjet e fëmijëve të tyre, me takimet, me personat e rëndësishëm rreth tyre. Kompleksohen shpejt, një ndryshim i vogël në trup, një puçërr tek ata është vragë.
 
Narcizmi përfshin të gjitha grupet shoqërore. Shkalla është e gjerë për të dashuruarit pas vetes; prej të parëndësishmes deri te shqetësimet e vështira të sëmundjeve. Narcizmi paraqitet në fillim të 18-ave, por edhe më vonë. Karakteristikë themelore e tyre është nevoja për mburrje, veçanti, bukuri (të dashuruar në vetvete), nevoja e pafund për lëvdata, idealizim të tepruar dhe të paskrupullt të gjërave dhe veprimeve të tyre.
 
Egocentrikë dhe jo empatikë (të paaftë për bashkëpërjetim), të painteresuar për nevoja të të tjerëve. Flasin në vetën e parë, unë, unë dhe vetëm unë …
 
Si kurohet?
 
Qasja terapeutike më efektive kalon nëpërmjet ndërgjegjësimit të problemit me ndihmën e një specialisti në psikoterapi. Trajtimi i personave me çrregullim narcistik të personalitetit është mjaft i vështirë, ata nuk duan të takohen me psikiatrin ose psikologun. Mund të trajtohen vetëm kur bien ndesh me ligjin dhe kur sjellja e tyre i pengon familjarët, punëdhënësit, ata u japin edhe një shans.
 
Të rrallë janë personat që dëshirojnë ta nxisin vetëkritikën dhe sadopak ta zhvendosin dëshirën apo epshin nga vetja. Ata mund t’i nënshtrohen një trajtimi psikoterapeutik, punës individuale dhe grupore me terapeutin, në raste të tjera mund të marrin edhe psikofarmakë, raporton Cover Media.
 
Narcisët mendojnë se mund të varen nga vetja ose nga të tjerët. Ata bëjnë sikur kanë njohuri të mjaftueshme, por në thellësinë e natyrës së tyre e ndiejnë humbjen dhe shterpësinë. Në mënyrë që të përsosen, narcisët janë të zënë gjithë kohën me këtë gjë, me anën adekuate të saj, pushtetin dhe bukurinë, statusin e tyre, provën e prestigjit dhe superioritetin që kanë. / klankosova.tv
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit