“Kërkoj falje nga të gjithë muslimanët dhe emigrantët të cilët janë integruar në vendin tonë, të cilët jetojnë në paqe dhe të cilët tregojnë respekt për ligjet dhe kulturën tonë”
BERLIN (AA) – Ish-zëdhënësja e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Evropianëve (PEGIDA), Kathrin Oertel, në një video të publikuar në mediat sociale iu kërkoi falje emigrantëve dhe muslimanëve për qëndrimin e saj të mëparshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Kathrin Oertel, në video mesazhin e saj prej 10 minutash theksoi se nuk është e drejtë që emigrantët dhe ata të cilët kanë aplikuar për azil në Gjermani dhe Europë të shikohen si problemet e tyre. Oertel, tha se: “Kërkoj falje nga të gjithë muslimanët dhe emigrantët të cilët janë integruar në vendin tonë, të cilët jetojnë në paqe dhe të cilët tregojnë respekt për ligjet dhe kulturën tonë”.
Oertel, e cila u shpreh se edhe ajo vetë personalisht ka njëfarë përgjegjësie në fushatën e PEGIDA-s i cila nisi në Dresden kundër Islamit dhe të huajve, ajo ka pohuar më tej se “Edhe për këtë kërkoj falje dhe gjithashtu do të bëj gjithçka që në të ardhmen çdo gjë të jetë në rrugën e duhur”.
Oertel, duke theksuar se çdo kush në vend duhet të kontribuojë për të jetuar së bashku në paqe dhe harmoni, u shpreh se më tej se nuk duhet të lejohet më shumë përçarje.
Ish-zëdhënësja e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Evropianëve, kishte rënë në mosmarrëveshje pikëpamjesh me themeluesin e PEGIDA-s, Lutz Bachmann, ku për arsyen se Bachmann ishte me pikëpamje të krahut të djathtë ekstrem, ajo ishte larguar nga lëvizja. Oertel, krijoi Lëvizjen Demokracia e Drejtpërdrejtë për Europën, por nuk e kishte gjetur interesin e duhur.
PEGIDA ka filluar me protesta më 20 tetor 2014 në Dresden ku morën pjesë rreth 350 persona, ku pas kësaj ka arritur popullaritet me shfaqjet kundër Islamit dhe emigrantëve. Në protestat e lëvizjes, të mbajtura më 12 janar, morën pjesë 25 mijë njerëz, ndërsa në atë të 25 janarit morën pjesë 17 mijë e 300 persona.kohaislame