1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur erdhën turqit në Kosovë shqiptarët nuk ishin zot shtëpie

Më të lexuarat

 
 
 
Salih Kabashi
 
 
Kur erdhën turqit në Kosovë shqiptarët nuk ishin zot shtëpie. Besoj se kjo nuk do shumë mana. Ishim mysafir në shtëpinë tonë. Zot shpije ishin Car Llazari, më herët Car Dushani apo despotë të tjerë…
 
Erdhi Turku më 1389 dhe njësoj si NATO më 1999, i shtypi kokën zullumçarit serb dhe ua mundësoi frymëmarrjen shqiptarëve, të cilët braktisën të këqijat shekullore serbe dhe u bënë muslimanë në shumicën e tyre absolute, u bënë aksionar në shtetin e ri e të madh.
 
Dolën nga terri i shekujve, zunë të njohin shtrirjen e tyre gjeografike, formuan njësi administrative deri edhe vilajete me emrin e përbashkët Arnautlluk, Arnautistan ose shqip Shqipëri. E sunduan veten dhe u vetadminstruan, pasiqë të gjithë prijësit e sanxhaqeve me radhë të gjithë ishin vendas (shqiptarë).
 
Poashtu morën pjesë në strukturat më të larta të fuqisë më të madhe të kohës, bënë inkursione spektakolare dhe të lavdishme nëpër Afrikë, Azi, Evropë… Shqiptarët në Perandori njohën përparime të jashtëzakonshme. Figura si Ali Pashë Tepelena, Bushatlijtë e Shkodrës, Mahmutbegollët e Pejës e të tjerë janë në fundamentet e kriejsave shtetërore që kanë shqiptarët sot.
 
Në krahasim me bushatlinjtë e me tepelenasin, Skënderbegu është një figure shumë minore. Le të kujtojmë se edhe kalanë e “tij” ia ka ndërtuar Enver Hoxha 500 vjet pas vdekjes së tij.
 
Zaten Skenderbegu më shumë se gjithçka është një personazh përrallash romantike e komuniste. Tash atij i jipet dimension i një fiskulturisti religjioz, me çka ai zhveshet tërësisht dhe përfundimisht nga atribute kombëtare shqiptare që i mvisheshin një kohë dhe bëhet prone e një mahalle të vogël në katundin e vogël me emrin Stubull…
 
Po kjo funksionarja e Vatikanit me shërbim në Kalkuta të Indisë? Këtë duan të na e bëjnë pjesë të identitetit arnaut? Jok, vallah!/shembulli
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit