2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Djemtë e Mubarak përballë drejtësisë

Më të lexuarat

Dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, do të paraqiten në gjyq për t’u përballur me akuzat e korrupsionit, informoi ditën e mërkurë Televizioni Shtetëror Egjiptian. Konkretisht ata do te gjykohen pasi dyshohen për mashtrime në aksionet e tregjeve.

Gamal dhe Alaa Mubarak janë gjithashtu duke u gjykuar për bashkëpunim në vrasjen e protestusve dhe vendimi mbi fajësinë e tyre në lidhje me këtë akuzë pritet të shpallet në fundjavë. Se bashku me babane e tyre ata u arrestuan ne prill te vitit te kaluar.

Në gjyqin e ri, ata do të hetohen së bashku me pesë zyrtarë të tjerë. Më parë, një polic i gjetur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve u dënua me pesë vjet heqje lirie.

Hosni Mubarak, 83-vjeçar, është duke përballur edhe ai me drejtësinë egjiptiane për abuzim me pushtetin, vrasje dhe korrupsion, gjatë më shumë se tre dekadave në të cilat drejtoi vendin me 85 milionë banorë.

Ish-presidenti i Egjiptit, është duke u gjykuar për vrasje dhe abuzim me pushtetin, pavarësisht gjendjes së keqe shëndetësore që e kanë bërë të paraqitet në gjykatë i asistuar në një shtrat mjekësor./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit