4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çka mendohet me amanet në ajetin “Vërtet, Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës, dhe maleve”?

Më të lexuarat

Pyetje:

Çka mendohet me amanet në ajetin “Vërtet, Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës, dhe maleve”?

***

Përgjigje:

Interpretimi i amanetit si detyra sheriatike është mendim i Ibn Abasit, i el- Hasan el-Basrit, i Muxhahidit, i Se’id ibn Xhubejrit, i ed-Dahãk ibn Muzãhim, i Ibn Zejd, dhe i shumicës së komentuesve të Kuranit. (Shih Tefsir et-Taberi, 20/336-340; Tefsir ibn Kethir, 6/488-489; el-Xhãmi li Ahkãm el-Kur’an, 14/252-253; Fet’h el- Kadîr, 4/437)
Katãdeh tha:
“Amaneti është feja, detyrat fetare dhe kufijtë e vendosur nga Allahu “.سبحانھ و تعالى
Është thënë, gjithashtu, se ajo që mendohet me amanet këtu është çfarëdo që njerëzit i lënë në besim dikujt. Disa thanë që amaneti i referohet guslit në rastin e xhunubllëkut
(papastërtisë seksuale). Zejd ibn Eslem tha: “Amaneti është tri gjëra: namazin, agjërimi, dhe gusli në rastin e xhunubllëkut.”
Ibn Kethir tha:
“S’ka kundërthënie mes këtyre qëndrimeve; të gjitha janë në harmoni dhe i referohen përgjegjësisë dhe pranimit të urdhrave dhe ndalimeve sipas kushteve të tyre, që është ajo se, nëse i kryejnë si duhet, do të shpërblehen; nëse i lënë pas dore, do të ndëshkohen. Njeriu e pranoi këtë amanet pavarësisht dobësisë e paditurisë së tij si dhe padrejtësisë
(ndaj vetvetes), përveç atyre që i udhëzoi Allahu.” (Tefsir ibn Kethir, 6/489) Et-Taberi tha:
“Qëndrimi më i saktë është ai që me amanet mendohet në gjithçka që i lihet në besim njeriut sa u përket detyrimeve fetare dhe gjërave që i lihen në besim njeriut nga të tjerët. Kjo meqë Allahu تعالى و سبحانھ nuk specifikoi ndonjë lloj të veçantë të detyrimit (amanetit), kur tha: ‘Vërtet, Ne ua ofruam amanetin (detyrën) …’” (Tefsir et-Taberi, 20/342)El-Kurtubi tha: “Sipas mendimit më të saktë, fjala amanet është e përgjithshme në
domethënie dhe përfshin të gjitha detyrat islame. Ky është qëndrimi i
shumicës.” (el-Xhãmi li Ahkãm el-Kur’an, 14/252)
Es-Sa’di tha:
“Gjithçka për të cilën Allahu تعالى و سبحانھ i urdhëroi robërit e Tij është një amanet (detyrë) dhe robërit duhet t’i kryejnë ato në kuptimin më të plotë. Kjo, po ashtu, përfshin gjëra që u lihen në besim njerëzve, siç është pasuria, sekretet, dhe të ngjashmet me këto. Njeriu duhet t’u kushtojë vëmendje të dyja çështjeve dhe t’i përmbushë ato. ‘Vërtet, Allahu ju urdhëron që t’i çoni amanetet në vend’ (en-Nisa, 58)” (Tefsir es- Sa’di, f.547)
Esh-Shenkiti tha:
“Në këtë ajet, Allahu تعالى و سبحانھ na tregon që amanetin e kryerjes së detyrave dhe pasojat e shpërblimit dhe të ndëshkimit ua ofroi qiejve, tokës, dhe maleve, por ato refuzuan ta mbartnin atë dhe u frikësuan nga kjo. Me fjalë tjera, ato u frikësuan nga pasojat e marrjes përsipër të detyrës se mos kjo do të çonte në ndëshkim dhe hidhërim të Allahut
تعالى و سبحانھ .Kjo ofertë, ky refuzim dhe kjo frikë ndodhën në kuptimin e njëmendtë. Allahu krijoi qiejt, tokën dhe malet me një ndjenjën e të kuptuarit natyrën e së cilës vetëm Allahu e di e ne nuk e dimë. Kështu, ato kuptuan, kur iu ofrua ky amanet dhe refuzuan e u frikësuan.” (Edwa el-Bejãn, 36/139)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit