Fjala “dhurijjat” në Kur’an është përmendur 32 herë në 19 sure të ndryshme. Kjo e tregon rëndësinë e termit “dhurijjat” që nënkupton pasardhësit apo fëmijët. Familja është themeli i shoqërisë dhe për këtë shkak Islami i kushtoi vëmendje të madhe rëndësisë së familjes.
Kur mendojmë për fëmijët, ne zakonisht mendojmë për:
Si t’i ushqejmë?
Çfarë mund të bëjmë për ta?
Si t’i mësojmë?
Si t’i mbrojmë?
E gjithë kjo është e natyrshme sepse i Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Çdonjëri prej jush është bari dhe çdonjëri prej jush është përgjegjës për tufën e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)
Tani dëshiroj të mendojmë rreth fëmijëve tanë nga një kënd tjetër, nga këndi i nxënësit. Fëmijët kanë shumë shkathtësi të cilat janë tej mase të nevojshme për të rriturit. Më poshtë do t’i theksojmë disa prej tyre:
Këmbëngulja: fëmijët nuk heqin dorë lehtë.
Ata janë të orientuar drejtë qëllimeve të tyre. Thjeshtë i injorojnë pengesat dhe të gjithë vëemdnjen e fokusojnë në qëllimin deri sa ta arrijnë atë që dëshirojnë. Për dallim nga fëmijët, të rriturit lejojnë që pengesat t’i dekurajojnë dhe rikthejnë nga përmbushja e qëllimeve.
Qëndrimi pozitiv ndaj gabimeve: Para se të shkojnë në shkollë, fëmijët nuk e dinë që është keq të mos jesh në të drejtë apo të gabosh.
Fëmijët nuk merren shumë me gabimet e tyre, por i përdorin ato vetëm për të fituar përvojë. Do të doja që ne të rriturit, gabimet tona më shumë t’i shohim si mundësi për të mësuar dhe përparuar sesa si dështime. Suksesi ynë nuk varet nga mos gabimi, por nga marrja mësim dhe vazhdim pas gabimit.
Çiltërsia e zemrës: fëmijët nuk hidhërohen shumë dhe lehtë falin.
Fëmijët janë të hapur me ndjenjat e tyre. Do të ishte mirë sikur edhe të rriturit të sillen me njëri-tjetrin në të njëjtin nivel dhembshurie. Nëse fëmijës i bëni diçka të mirë, ai lehtë do t’i harrojë gabimet e mëparshme. Ndërsa shumica e të rriturve i harrojnë vitet e mirësisë nëse vetëm një herë gaboni ndaj tyre.
Përshtatshmëria:
Fëmijët shumë shpejt përshtaten me ndryshimet në jetën e tyre, nuk rezistojnë shumë dhe janë më të përshtatshëm.
Të qeshurit:
Fëmijët mesatarisht qeshin deri në 200 herë brenda ditës, ndërsa të rriturit qeshin vetëm 14-17 herë në ditë.
Hulumtimi:
Fëmijët nga natyra janë kureshtarë. Ata gjithmonë i eksplorojnë mundësitë dhe botën përreth tyre. Ne, të rriturit, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë të vetë-hulumtimit dhe kureshtjes për të panjohurën.
Besimi:
Fëmijët kanë dukshëm më shumë besim tek njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë më shumë besim te të tjerët, mund të jenë më të lumtur, më të pranueshëm dhe më të moralshëm sesa njerëzit me më pak besim. Ne si shoqëri duhet të sillemi me më shumë besim, të ndërtojmë besim tek të tjerët dhe ta ruajmë besimin te vëllezërit dhe motrat tona.
Vetëbesimi:
Fëmijët besojnë se janë më të bukur, më të shpejtë, më të fortë, më të zgjuar… Ne kemi nevojë që të kemi më shumë besim te vetja për të qenë në gjendje t’i realizojmë ëndrrat dhe t’i arrijmë qëllimet tona.
Gjallëria dhe aktiviteti:
Fëmijët janë vazhdimisht në lëvizje. Të rriturit duhet t’i heqin disa barra nga supet e tyre dhe të vazhdojnë të lëvizin.
Njohuri që mund të na mungojnë:
Në periudhën e google dhe të telefonave të mençur, fëmijët tanë i ekspozohen informacioneve të dobishme deri tek të cilat ne nuk kemi pasur qasje. Nëse mësojmë t’i dëgjojmë fëmijët tanë, këndshëm mund të befasohemi. Edukimi ka ndryshuar, sot fëmijët në shkollë mësojnë shumë gjëra që ne kurrë nuk i kemi mësuar. Nëse flasim me ta për mësimet e tyre, ndoshta do të mësojmë diçka prej tyre.
Duhet t’i vlerësojmë këto vlera tek fëmijët tanë dhe sipas mundësisë t’i përmirësojmë. Mos i neglizhoni fëmijët tuaj. Brezi i ri do të jetë një brez më i mirë se i yni dhe të rinjtë do të realizojnë më tepër qëllime seç ishim në gjendje ne.
Mbajeni mend se fëmiu i edukuar është një sadaka e përhershme nga e cila do të kesh dobi edhe mbasi të jesh larguar nga kjo botë.
Jeta nuk ka të bëjë me gjërat që ke arritur në jetë, por me atë që ke kontribuar. Allahu i ruajttë fëmijët tanë dhe i bëftë të virtytshëm!
Burimi: muslimmatters.org
Përktheu: Lutfi Muaremi