Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani me stafin e tij do ti kthehen edhe njëherë bankave shkollore. Kësaj radhe për ta mësuar gjuhën.
Dikush do të mësojë shqip, dikush anglisht e dikush nga stafi do të mësoj të shkruaj, lexoj e flas serbisht. Madje edhe gjuhë tjera nëse është nevoja do tu mësohen zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese për tri vjet rresht.
Për këtë është kontraktuar shkolla e gjuhëve “New Age School” N.P.SH, nga Prishtina në vlerë 7,500 euro.
Tashmë tenderi “Shërbime të mësimit të gjuhëve shqipe, angleze, serbe dhe tjera për nevoja të stafit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, i kësaj gjykate është publikuar edhe në faqen zyrtare të KRPP-së dhe pritet nënshkrimi i kontratës të bëhet me 10 prill./GazetaFjala/.
n